الشعراء
Ash-Shu'araa
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
طسٓمٓ
Open ayah 26:1Ta, Sin, Mim.
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ
Open ayah 26:2Këto janë Ajete të Librit <i>(Kur’anit)</i> të qartë.
لَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:3Mos vallë do ta shkatërrosh veten <i>(o Muhamed)</i> pse ata nuk bëhen besimtarë?
إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةٗ فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ
Open ayah 26:4Sikur të donim Ne, do të zbrisnim mbi ata një Shenjë <i>(mrekulli)</i> nga qielli dhe qafat e tyre do të përuleshin para saj.
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ
Open ayah 26:5Sa herë që atyre u vjen ndonjë Mesazh i ri nga i Gjithmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën.
فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Open ayah 26:6Vërtet, ata e përgënjeshtruan Mesazhin, por së shpejti do t’u vijë e vërteta e asaj me të cilën talleshin.
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ
Open ayah 26:7A nuk e shohin ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme kemi bërë që të mbijnë në të?
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:8Sigurisht, në këtë ka Argumenta, por shumica e tyre nuk besojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:9Dhe sigurisht Zoti yt është Ai Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Open ayah 26:10<i>(Kujto)</i> Kur Zoti yt e thirri Musanë: “Shko tek ai popull i padrejtë -
قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ
Open ayah 26:11tek Populli i Faraonit!" A nuk e kanë frikë Allahun?
قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ
Open ayah 26:12Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar,
وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ
Open ayah 26:13Do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha <i>(e të mos flas rrjedhshëm)</i>. Prandaj dërgoma Harunin si ndihmëtar <i>(e profet)</i>!
وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٞ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ
Open ayah 26:14Dhe <i>(përveç kësaj)</i> ata më akuzojnë mua për vrasje dhe kam frikë se do të më vrasin <i>(për hakmarrje)</i>.”
قَالَ كَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ
Open ayah 26:15Allahu tha: “Kurrsesi! Vazhdoni, atëherë që të dy me argumentet Tona! Ne jemi me ju dhe dëgjojmë gjithçka.
فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:16Prandaj, shkoni te Faraoni të dy dhe i thoni: 'Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve.'
أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Open ayah 26:17Lëri Bijtë e Israilit të vijnë me ne!”
قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدٗا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ
Open ayah 26:18Faraoni tha: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për shumë vjet të jetës sate?
وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Open ayah 26:19dhe ti bëre atë veprën që ti e di. E, pra edhe ti je një mohues <i>(i të mirave që të kemi bërë)</i>.
قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذٗا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ
Open ayah 26:20Musai tha: “Unë e bëra atë, atëherë kur isha i paditur.
فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمٗا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:21Prandaj edhe ika kur u frikësova nga ju. Por, Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri Profet.
وَتِلۡكَ نِعۡمَةٞ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Open ayah 26:22E çfarë të mire më përmend, kur ti i robërove Bijtë e Israilit?”
قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:23Faraoni tha: “E cili është Zoti i botëve <i>(që ju dërgoi)</i>?”
قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ
Open ayah 26:24Musai i tha: “Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse doni të jeni të sigurt.”
قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ
Open ayah 26:25Faraoni u tha atyre që ishin përreth: “A nuk po e dëgjoni çfarë thotë?”
قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 26:26Musai tha: “Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.”
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٞ
Open ayah 26:27Faraoni tha: “Profeti që është dërguar ndër ju është, vërtet i çmendur.”
قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ
Open ayah 26:28Musai tha: “Ai është Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse kuptoni.”
قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ
Open ayah 26:29Faraoni tha: “Nëse ti beson zot tjetër përveç meje, do të të fut në burg.”
قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٖ مُّبِينٖ
Open ayah 26:30Musai tha: “Po nëse të sjell ndonjë argument të qartë?”
قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Open ayah 26:31Faraoni tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën!”
فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ
Open ayah 26:32Atëherë, ai <i>(Musai)</i> e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në një gjarpër të vërtetë.
وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ
Open ayah 26:33Pastaj e nxori dorën prej xhepit, dhe ja, ajo flakëronte nga bardhësia në sytë e shikuesve.
قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ
Open ayah 26:34Faraoni i tha parisë që e rrethonin: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë
يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ
Open ayah 26:35dhe me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. Atëherë çfarë më këshilloni?”
قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ
Open ayah 26:36Ata i thanë: "Lëre atë dhe vëllanë e tij për më vonë dhe dërgo lajmëtarë nëpër qytete
يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٖ
Open ayah 26:37Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e ditur këtu!
فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ
Open ayah 26:38Dhe, magjistarët u tubuan ditën e caktuar.
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ
Open ayah 26:39Edhe popullit iu tha: “A jeni mbledhur
لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
Open ayah 26:40që t’u shkojmë pas magjistarëve nëse ata do të dalin fitimtarë?”.
فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
Open ayah 26:41Kështu, kur erdhën magjistarët i thanë Faraonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?”
قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ
Open ayah 26:42Ai tha: “Po. Dhe ju atëherë do të jeni prej më të afërmve të mi.”
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ
Open ayah 26:43Musai u tha atyre <i>(magjistarëve)</i>: “Hidheni atë që keni për të hedhur!”
فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ
Open ayah 26:44Dhe ata i hodhën litarët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për hir të madhërisë së faraonit, do të jemi ne ata që me siguri do të fitojnë.”
فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ
Open ayah 26:45Atëherë, edhe Musai e hodhi shkopin e vet. Dhe ja, ai menjëherë gëlltiste gjithçka që kishin hedhur ata.
فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ
Open ayah 26:46Atëherë, magjistarët ranë në sexhde.
قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:47Dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve,
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Open ayah 26:48Në Zotin e Musait dhe të Harunit.”
قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ
Open ayah 26:49Faraoni tha: “A i besuat atij <i>(Musait)</i>, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai <i>(Musai)</i> është prijësi juaj që jua ka mësuar juve magjinë. Por keni për ta marrë vesh shpejt. Do t’jua këput duart dhe këmbët në anët e kundërta dhe do t’ju kryqëzoj që të gjithëve.”.
قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ
Open ayah 26:50Ata <i>(magjistarët)</i> thanë: “Asgjë <i>(nga këto kërcënime)</i> nuk ka rëndësi. Ne do të kthehemi veçse te Zoti ynë.
إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:51Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet tona, sepse ne ishim të parët besimtarë <i>(nga populli ynë)</i>.”
۞وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ
Open ayah 26:52Ne e urdhëruam Musanë: “Nise udhëtimin me robërit e Mi natën herët dhe dijeni se do t'ju ndjekin!”.
فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ
Open ayah 26:53Faraoni dërgoi lajmëtarë nëpër qytete për të tubuar njerëz,
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٞ قَلِيلُونَ
Open ayah 26:54<i>(Duke u thënë se)</i> "Këta <i>(israelitët)</i> janë veçse një grup i vogël
وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ
Open ayah 26:55Që e kanë ndezur me të vërtetë zemërimin tonë.
وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَٰذِرُونَ
Open ayah 26:56Por ne jemi shumica e gjithnjë të gatshëm."
فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ
Open ayah 26:57Kështu <i>(</i><i> </i><i>thotë Zoti )</i>, Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve,
وَكُنُوزٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ
Open ayah 26:58Prej thesareve dhe vendbanimeve të bukura.
كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Open ayah 26:59Ja kështu, Ne ua lamë ato Bijve të Israilit.
فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ
Open ayah 26:60Ata <i>(ushtria e Faraonit)</i> i arritën <i>(Bijtë e Israilit)</i> në agim.
فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ
Open ayah 26:61Kur dy grupet e panë njëri-tjetrin, njerëzit e Musait thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë.”
قَالَ كَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ
Open ayah 26:62Musai tha: “Kurrsesi! Zoti im është me mua dhe Ai do të më udhëzojë.”.
فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 26:63Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. Dhe deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh.
وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ
Open ayah 26:64Ne e afruam palën tjetër <i>(ata të faraonit)</i> atje.
وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ
Open ayah 26:65Ne i shpëtuam Musanë dhe të gjithë ata që ishin me të.
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
Open ayah 26:66Ndërsa të tjerët i përmbytëm në ujë.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:67Vërtet, në këtë <i>(ngjarje)</i> ka Argument. Por shumica e tyre <i>(e njerëzve)</i> nuk besojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:68Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ
Open ayah 26:69Dhe tregoju atyre diçka nga historia e Ibrahimit.
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ
Open ayah 26:70Kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë jeni duke adhuruar?”
قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامٗا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ
Open ayah 26:71Ata i thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe vazhdimisht u jemi besnikë atyre.”
قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ
Open ayah 26:72Ibrahimi tha: “A ju dëgjojnë ata kur u luteni?!”
أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ
Open ayah 26:73Dhe: “A ju sjellin juve ndonjë dobi apo dëm?!”
قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ
Open ayah 26:74Ata thanë: “Jo. Por, kështu vepronin edhe prindërit tanë.”
قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ
Open ayah 26:75Ai tha: “A po shihni se çfarë po adhuroni
أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ
Open ayah 26:76Ju dhe etërit tuaj të hershëm?
فَإِنَّهُمۡ عَدُوّٞ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:77Në të vërtetë, ata <i>(që adhuroni ju)</i> - që të gjithë janë armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve.
ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ
Open ayah 26:78I Cili më krijoi mua, dhe është Ai që më udhëzon.
وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ
Open ayah 26:79I Cili më jep ushqim dhe më jep të pi.
وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ
Open ayah 26:80Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron,
وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ
Open ayah 26:81Dhe është Ai që do të më bëjë të vdes e pastaj do të më ringjallë,
وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ
Open ayah 26:82Dhe Ai është i Vetmi, tek i Cili kam shpresë se do të m’i falë gjynahet e mia në Ditën e Gjykimit.
رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ
Open ayah 26:83O Zoti im! Më dhuro urtësi dhe më bashko me të mirët!
وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٖ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 26:84Bëj që të më përmendin për mirë ata që do të vijnë pas!
وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 26:85Më bëj prej trashëgimtarëve të Xhenetit të mirësive!
وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ
Open ayah 26:86Dhe fale babain tim, se ai është, vërtet nga të humburit!
وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ
Open ayah 26:87E mos më turpëro Ditën kur <i>(njerëzit)</i> do të ringjallen,
يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ
Open ayah 26:88Ditën, kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët,
إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ
Open ayah 26:89Ditën kur do të shpëtojë vetëm ai që i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!"
وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ
Open ayah 26:90Dhe Xheneti do t'u afrohet atyre që qenë të devotshëm.
وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ
Open ayah 26:91Dhe Xhehenemi do t'u dëftohet plotësisht atyre që qenë të humbur.
وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ
Open ayah 26:92Dhe atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata <i>(zotat)</i> që ju i adhuronit,
مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ
Open ayah 26:93Veç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ju ose a mund të ndihmojnë veten e vet?
فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ
Open ayah 26:94Pastaj ata do të hidhen në të <i>(në Xhehenem)</i> njëri mbi tjetrin - ata <i>(idhujt)</i> dhe adhuruesit e tyre,
وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ
Open ayah 26:95Dhe e tërë ushtria e Iblisit <i>(shejtanit)</i>, të gjithë së bashku.
قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ
Open ayah 26:96Aty brenda<i> (në Xhehenem)</i>, ata do të grinden mes tyre, e do të thonë:
تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ
Open ayah 26:97“Betohemi në Allahun! Ne, me të vërtetë kemi qenë krejtësisht të humbur,
إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:98Kur ju barazuam me Zotin e botëve.
وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Open ayah 26:99Dhe nuk na mashtroi nga e vërteta askush tjetër përveç të ligjve.
فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ
Open ayah 26:100Dhe tani, për ne nuk ka asnjë ndërmjetësues për tek Allahu
وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٖ
Open ayah 26:101Dhe as edhe një mik të vetëm të sinqertë.
فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:102Ah sikur të mund të ktheheshim <i>(në Dynja) </i>edhe një herë, ne do të bëheshim, vërtet nga ata që besuan!"
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:103Vërtet, në këtë ka Argument. Por, shumica e tyre <i>(e njerëzve)</i> nuk besojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:104Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:105Edhe populli i Nuhut i përgënjeshtroi <i>(dhe mohoi)</i> të dërguarit.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:106Vëllai i tyre, Nuhu u tha: “A nuk e keni frikë <i>(Allahun)</i>?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:107Unë jam një Profet i besuar i dëguar <i>(veç)</i> për ju.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:108Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:109Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:110Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
۞قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ
Open ayah 26:111Ata i thanë: “E si të të besojmë ty, kur ty të pasojnë më të ulëtit?”
قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Open ayah 26:112Nuhu tha: “Unë nuk e di se çfarë kanë bërë ata <i>(që ju i quani të ulët)</i>”.
إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ
Open ayah 26:113Përgjegjësia e tyre është vetëm para Zotit tim, nëse kuptoni <i>(këto që po ju them)</i>.
وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:114Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë ata që besojnë.
إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ
Open ayah 26:115Unë jam dërguar vetëm si një paralajmërues i qartë.
قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ
Open ayah 26:116Ata thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë <i>(nga kjo që po bën)</i>, do të të vrasim me gurë.”.
قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ
Open ayah 26:117Nuhu tha: “O Zoti im! Populli im më ka përgënjeshtruar.
فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحٗا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:118Gjyko, atëherë me drejtësinë tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!”
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ
Open ayah 26:119Dhe Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ
Open ayah 26:120Dhe i mbytëm në ujë ata që mbetën pas.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:121Vërtet, në këtë <i>(ngjarje)</i> ka Argument. Por shumica e tyre <i>(e njerëzve)</i> nuk besojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:122Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:123Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:124Vëllai i tyre, Hudi u tha: “A nuk e keni frikë <i>(Allahun)</i>?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:125Unë jam një Profet i besuar i dëguar <i>(veç)</i> për ju.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:126Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe mu bindni mua!
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:127Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةٗ تَعۡبَثُونَ
Open ayah 26:128A po ndërtoni në çdo kodër përmendore sa për lojë
وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ
Open ayah 26:129Dhe a po ndërtoni pallate të fortifikuara me shpresë se do të jetoni përgjithmonë.
وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ
Open ayah 26:130E, kur ndëshkoni, ju ndëshkoni mizorisht?
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:131Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ
Open ayah 26:132Po. Kijeni frikë Atë që ju dhuroi bujarisht të gjitha ato që i dini mirë.
أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٖ وَبَنِينَ
Open ayah 26:133Ju dhuroi bujarisht begati dhe me djem.
وَجَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ
Open ayah 26:134Dhe kopshte e burime uji.
إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Open ayah 26:135Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një Ditë të Madhe.
قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَوَعَظۡتَ أَمۡ لَمۡ تَكُن مِّنَ ٱلۡوَٰعِظِينَ
Open ayah 26:136Ata thanë: “Për ne është njëlloj, na këshillove apo nuk na këshillove.”
إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 26:137Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një traditë e popujve të lashtë.
وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ
Open ayah 26:138Dhe ne, kurrë nuk kemi për t’u dënuar.
فَكَذَّبُوهُ فَأَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:139Kështu, ata e mohuan atë <i>(Hudin)</i> dhe Ne i shkatërruam ata. Vërtet, në këtë <i>(ngjarje)</i> ka Argument. Por shumica e tyre <i>(e njerëzve)</i> nuk besojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:140Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:141Edhe populli Themud nuk u besoi të dërguarve
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ صَٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:142Vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk e keni frikë <i>(Allahun)</i>?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:143Unë jam një Profet i besuar i dërguar <i>(veç)</i> për ju.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:144Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe mu bindni mua!
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:145Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
أَتُتۡرَكُونَ فِي مَا هَٰهُنَآ ءَامِنِينَ
Open ayah 26:146A jeni të sigurt se do të mbeteni <i>(përgjithmonë)</i> të sigurt në gjithçka keni këtu <i>(në këtë botë)</i>?
فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ
Open ayah 26:147Mes kopshteve dhe burimeve
وَزُرُوعٖ وَنَخۡلٖ طَلۡعُهَا هَضِيمٞ
Open ayah 26:148dhe mes të mbjellave dhe hurmave me frutat e tyre të freskëta?
وَتَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا فَٰرِهِينَ
Open ayah 26:149Dhe ju me mjeshtëri gdhendni shtëpi nëpër male shkëmbore.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:150Pra, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمۡرَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
Open ayah 26:151Dhe mos shkoni pas atyre që janë të shfrenuar <i>(kalojnë çdo kufi)</i>,
ٱلَّذِينَ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ
Open ayah 26:152Që bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësojnë.
قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ
Open ayah 26:153Ata i thanë: “Ti je veçse një i magjepsur!"
مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا فَأۡتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Open ayah 26:154Ti je veçse një njeri sikurse edhe ne. Sille, pra një argument, nëse thua të vërtetën!”
قَالَ هَٰذِهِۦ نَاقَةٞ لَّهَا شِرۡبٞ وَلَكُمۡ شِرۡبُ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ
Open ayah 26:155Ai tha: “Ja, kjo është një Deve. Ajo do të pijë <i>(ujë)</i> në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër.
وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Open ayah 26:156Dhe mos e prekni për ta dëmtuar, se do t’ju godasë Dënimi i Ditës së Madhe!”
فَعَقَرُوهَا فَأَصۡبَحُواْ نَٰدِمِينَ
Open ayah 26:157Por, Ata e therën atë, por u penduan shumë <i>(për atë që bënë)</i>
فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:158Dhe i përfshiu dënimi i premtuar. Vërtet, në këtë <i>(ngjarje)</i> ka Argument. Por shumica e tyre <i>(e njerëzve)</i> nuk besojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:159Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:160Populli i Lutit nuk i besoi të dërguarit.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:161Kur vëllai i tyre, Luti i tha: “A nuk e keni frikë <i>(Allahun)</i>?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:162Unë jam një Profet i besuar i dëguar <i>(veç)</i> për ju.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:163Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe mu bindni mua!
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:164Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
أَتَأۡتُونَ ٱلذُّكۡرَانَ مِنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:165<i> (Të mjerët ju!)</i> Nga të gjitha krijesat e kësaj bote, ju po shkoni pas meshkujve
وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٌ عَادُونَ
Open ayah 26:166Dhe i lini mënjanë ato, të cilat Zoti juaj i krijoi si bashkëshorte për ju?! Ju jeni, vërtet një popull që kalon çdo kufi <i>(të së keqes)</i>.”
قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُخۡرَجِينَ
Open ayah 26:167Ata thanë: “O Lut! Nëse nuk ndalesh <i>(nga kjo që na thua)</i>, me siguri do të jesh nga të dëbuarit.”
قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلۡقَالِينَ
Open ayah 26:168Ai <i>(Luti)</i> tha: “Unë e urrej atë që bëni ju.
رَبِّ نَجِّنِي وَأَهۡلِي مِمَّا يَعۡمَلُونَ
Open ayah 26:169O Zoti im! Më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ
Open ayah 26:170Kështu, Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ
Open ayah 26:171Përveç një plake <i>(gruas së tij)</i>, që mbeti me ata <i>(në dënim)</i>.
ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
Open ayah 26:172Më pas i shkatërruam të tjerët.
وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ
Open ayah 26:173Dhe u lëshuam atyre një breshëri <i>(gurësh nga qielli)</i>. Eh sa i keq ishte ai rrebesh për ata që u paralajmëruan <i>(por nuk ia vunë veshin)</i>.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:174Vërtet, në këtë ka Argument. Por shumica e tyre nuk besojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:175Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:176Edhe populli i Ejkës i mohuan të dërguarit.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ شُعَيۡبٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:177Shuajbi u tha atyre: “A nuk e keni frikë <i>(Allahun)</i>?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:178Unë jam një Profet i besuar i dëguar <i>(veç)</i> për ju.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:179Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua!
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:180Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve.
۞أَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُخۡسِرِينَ
Open ayah 26:181Plotësojeni masën <i>(kur matni)</i> e mos u bëni prej atyre që u hyjnë në hak të tjerëve!
وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِ
Open ayah 26:182Dhe peshoni me peshore të saktë!
وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ
Open ayah 26:183Kurrë mos ua hani hakun njerëzve dhe mos bëni shkatërrime në tokë!
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 26:184Frikësojuni Atij që ju krijoi ju dhe brezat e mëparshëm!
قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ
Open ayah 26:185Ata thanë: “Ti je nga ata të magjepsurit!”
وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ
Open ayah 26:186Ti je veçse një njeri <i>(vdekatar)</i> ashtu si edhe ne. Ne mendojmë se ti je një gënjeshtar!
فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Open ayah 26:187Nëse je nga të vërtetët, atëherë bëj që të bjerë mbi ne një copë nga qielli!
قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ
Open ayah 26:188Shuajbi<i> </i>tha: “Zoti im e di më së miri atë që bëni ju.”
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ
Open ayah 26:189Por, ata e përgënjeshtruan atë. Atëherë ata i goditi dënimi i "Ditës së Hijes" <i>(së reve plot ndëshkim)</i>. Vërtet, ai ishte dënimi i një Dite të Madhe.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:190Vërtet, në këtë ka Argument. Por shumica e tyre nuk besojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:191Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:192“Pa dyshim, ky <i>(Kur'ani)</i> është shpallje e Zotit të Botëve.
نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ
Open ayah 26:193Atë e solli Shpirti Besnik <i>(Xhibrili)</i>
عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ
Open ayah 26:194në zemrën tënde, për t’u bërë paralajmërues <i>(i gjithë botës)</i>,
بِلِسَانٍ عَرَبِيّٖ مُّبِينٖ
Open ayah 26:195<i>(Ai e solli)</i> me një gjuhë të kulluar arabe.
وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 26:196Pa dyshim, ai është i përmendur edhe në Librat e mëparshëm.”
أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Open ayah 26:197A nuk ishte Argument për ata <i>(për jobesimtarët mekas)</i>, se atë <i>(Kur'anin)</i> e dinin edhe dijetarët e Bijve të Israilit?
وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ
Open ayah 26:198Sikur Ne t’ia kishim shpallur atë <i>(Kur’anin) </i>ndonjë joarabi
فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:199Dhe ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij.
كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Open ayah 26:200Ja, kështu e futim Ne atë <i>(mohimin e Kur'anit)</i> në zemrat e keqbërësve,
لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ
Open ayah 26:201Dhe ata nuk do të besojnë në të <i>(Kur’an)</i>, derisa ta shohin Dënimin e dhembshëm.
فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ
Open ayah 26:202Dhe ai <i>(Dënimi)</i> do t’u vijë befas dhe pa e ndier
فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ
Open ayah 26:203Dhe atëherë, ata do të thonë: “A do të na jepet afat?”
أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ
Open ayah 26:204A mos po kërkojnë ata vallë shpejtimin e Dënimit Tonë?!
أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ
Open ayah 26:205Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë <i>(këtë jetë)</i> për pak vjet
ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ
Open ayah 26:206Prapë do t’u vijë më në fund dënimi që u është premtuar,
مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ
Open ayah 26:207Dhe për çfarë do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ
Open ayah 26:208Ne kurrë nuk e kemi ndëshkuar ndonjë popull pa i dërguar më parë paralajmërues.
ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Open ayah 26:209Që t'u kumtojnë të Vërtetën. Dhe Ne nuk bëjmë kurrë padrejtësi.
وَمَا تَنَزَّلَتۡ بِهِ ٱلشَّيَٰطِينُ
Open ayah 26:210Atë <i>(Kur’anin)</i> nuk e kanë zbritur shejtanët.
وَمَا يَنۢبَغِي لَهُمۡ وَمَا يَسۡتَطِيعُونَ
Open ayah 26:211Atyre as nuk u takon <i>(kjo mirësi)</i> e as nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë.
إِنَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّمۡعِ لَمَعۡزُولُونَ
Open ayah 26:212Dhe ata janë penguar edhe për ta dëgjuar atë.
فَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُعَذَّبِينَ
Open ayah 26:213Prandaj, mos iu lut asnjë zoti tjetër përveç Allahut! Ndryshe do të jesh prej të dënuarve.
وَأَنذِرۡ عَشِيرَتَكَ ٱلۡأَقۡرَبِينَ
Open ayah 26:214Dhe paralajmëroje farefisin tënd më të afërt!
وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:215Dhe ji i butë me besimtarët që të pasojnë ty!
فَإِنۡ عَصَوۡكَ فَقُلۡ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ
Open ayah 26:216Por, nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”.
وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ
Open ayah 26:217Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin,
ٱلَّذِي يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ
Open ayah 26:218I Cili të sheh kur qëndron në këmbë <i>(për namaz)</i>
وَتَقَلُّبَكَ فِي ٱلسَّٰجِدِينَ
Open ayah 26:219dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde.
إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
Open ayah 26:220Sepse është Ai që Dëgjon dhe Di gjithçka.
هَلۡ أُنَبِّئُكُمۡ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَٰطِينُ
Open ayah 26:221A t’ju tregoj <i>(o njerëz)</i> se kujt i vijnë shejtanët?
تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ
Open ayah 26:222Ata i vijnë çdo gënjeshtari e çdo të mbushuri me gjynahe.
يُلۡقُونَ ٱلسَّمۡعَ وَأَكۡثَرُهُمۡ كَٰذِبُونَ
Open ayah 26:223Bëhen sy e veshë <i>(për çdo gjë)</i> dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë.
وَٱلشُّعَرَآءُ يَتَّبِعُهُمُ ٱلۡغَاوُۥنَ
Open ayah 26:224Dhe poetët <i>(gënjeshtarë)</i> pasohen nga ata që janë të humbur.
أَلَمۡ تَرَ أَنَّهُمۡ فِي كُلِّ وَادٖ يَهِيمُونَ
Open ayah 26:225A nuk e sheh ti se ata hidhen në çdo anë
وَأَنَّهُمۡ يَقُولُونَ مَا لَا يَفۡعَلُونَ
Open ayah 26:226Dhe flasin atë që nuk e bëjnë?
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٖ يَنقَلِبُونَ
Open ayah 26:227Përveç atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira, që e përmendin shumë Allahun dhe që mbrohen kur u bëhet padrejtësi. Ata që bëjnë padrejtësi, do ta kuptojnë shpejt fundin që i pret.