الشعراء
Ash-Shu'araa
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
طسٓمٓ
Open ayah 26:1Ta, Sin, Mim.
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ
Open ayah 26:2Këto janë ajete të librit (të Kuranit) të qartë!
لَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:3A mos do ta vrasësh ti veten (Muhamed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةٗ فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ
Open ayah 26:4Sikur të duam Ne do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij.
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ
Open ayah 26:5Atyre nuk iu vjen asnjë këshillë e re nga i Gjithëmëshirshmi, e që ata mos t’ia kthejnë shpinën.
فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Open ayah 26:6Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t’u vijë dënimi i asaj me të cilën talleshin.
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ
Open ayah 26:7A nuk e shikuan ata tokën, se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:8Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:9E s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t’i ndëshkojë), po edhe Mëshiruesi i madh.
وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Open ayah 26:10(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh tek ai popull zullumqar!
قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ
Open ayah 26:11Tek populli i faraonit, a nuk janë duke iu frikësuar (dënimit)?”
قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ
Open ayah 26:12Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar,
وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ
Open ayah 26:13dhe do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im, dhe nuk do të më lëshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), prandaj dërgoje (bëje pejgamber) Harunin.
وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٞ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ
Open ayah 26:14Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më vrasin (për hakmarrje)!”
قَالَ كَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ
Open ayah 26:15Ai (Allahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të vrasin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju Vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:16Shkoni dhe faraonit thuani: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve,
أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Open ayah 26:17t’i lejosh Beni Israilët të vijnë me ne!”
قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدٗا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ
Open ayah 26:18Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Open ayah 26:19Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t’i bëmë).
قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذٗا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ
Open ayah 26:20(Musai) Tha: “E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمٗا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:21Prandaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
وَتِلۡكَ نِعۡمَةٞ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Open ayah 26:22Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove Beni Israilët!”
قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:23(Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)!”
قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ
Open ayah 26:24Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”
قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ
Open ayah 26:25Ai (faraoni) atyre që ishin përreth iu tha: “A nuk e dëgjoni?!...”
قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 26:26Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!”
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٞ
Open ayah 26:27(Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që iu është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”
قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ
Open ayah 26:28(Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!”
قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ
Open ayah 26:29(Faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”
قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٖ مُّبِينٖ
Open ayah 26:30(Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!”
قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Open ayah 26:31Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën?”
فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ
Open ayah 26:32Atëherë (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ
Open ayah 26:33Nxori dorën prej xhepit, kur ja, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ
Open ayah 26:34(Faraoni) Parisë që e rrethonin iu tha: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë,
يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ
Open ayah 26:35që me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj! E ç’më propozoni mua?
قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ
Open ayah 26:36(Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues,
يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٖ
Open ayah 26:37që t’i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ
Open ayah 26:38Dhe magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ
Open ayah 26:39Edhe popullit iu tha: “Ejani e tubohuni,
لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
Open ayah 26:40kështu që t'i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".
فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
Open ayah 26:41E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?”
قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ
Open ayah 26:42Ai tha: “Po, madje ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!”
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ
Open ayah 26:43Musai iu tha atyre: “Hidheni atë që keni për ta hedhur!”
فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ
Open ayah 26:44E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!”
فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ
Open ayah 26:45Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ
Open ayah 26:46Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën),
قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:47e thanë: “Ne i besuam Zotit të botëve,
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Open ayah 26:48Zotit të Musait e të Harunit!”
قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ
Open ayah 26:49Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim, se ai (Musai) është prijësi juaj, që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t'ua shkurtoj (do t’ua prej) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dhe që të gjithëve do t’ju gozhdoj”.
قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ
Open ayah 26:50Ata (magjistarët) thanë: “S’ka rëndësi, ne i kthehemi Zotit tonë.
إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:51Meqë ne jemi besimtarët e parë shpresojmë, se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!''
۞وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ
Open ayah 26:52Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”.
فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ
Open ayah 26:53E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٞ قَلِيلُونَ
Open ayah 26:54(duke iu thënë se) ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ
Open ayah 26:55Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë),
وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَٰذِرُونَ
Open ayah 26:56e me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ
Open ayah 26:57Dhe Ne (iu mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
وَكُنُوزٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ
Open ayah 26:58prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Open ayah 26:59Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim Beni Israilëve.
فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ
Open ayah 26:60E ata (të faraonit) i arritën (Beni Israilët) në kohën e lindjes së diellit.
فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ
Open ayah 26:61Dhe kur u panë të dy grupet shokët e Musait thanë: “Me siguri na zunë!”
قَالَ كَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ
Open ayah 26:62Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”.
فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 26:63Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ
Open ayah 26:64E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ
Open ayah 26:65Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
Open ayah 26:66Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:67Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:68Nuk ka dyshim, se Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirues i madh.
وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ
Open ayah 26:69Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhamed) atyre ngjarjen e Ibrahimit,
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ
Open ayah 26:70kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çfarë jeni duke adhuruar?”
قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامٗا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ
Open ayah 26:71Ata i thanë: “Adhurojmë idhuj, vazhdimisht iu jemi besnikë atyre!”
قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ
Open ayah 26:72Ai i tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur iu luteni,
أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ
Open ayah 26:73apo mos iu sjellin juve dobi apo dëm?!”
قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ
Open ayah 26:74Ata thanë: “Jo, por kështu i gjetëm, se bënin edhe prindërit tanë!”
قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ
Open ayah 26:75Ai tha: “A po shihni se ç’po adhuroni,
أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ
Open ayah 26:76ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm?
فَإِنَّهُمۡ عَدُوّٞ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:77Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë),
ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ
Open ayah 26:78(përveç) Atij që më krijoi, Ai më udhëzon mua,
وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ
Open ayah 26:79dhe Atij që më ushqen dhe më jep të pi,
وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ
Open ayah 26:80dhe kur sëmurem Ai më shëron.
وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ
Open ayah 26:81(përveç) Atij që më bën të vdes e mandej më ngjall,
وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ
Open ayah 26:82e tek i Cili kam shpresë, se do të m’i fal mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit.
رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ
Open ayah 26:83Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٖ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 26:84Më bëj përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas!
وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 26:85Më bëj prej trashëguesve të xhenetit të begatshëm,
وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ
Open ayah 26:86dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit!
وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ
Open ayah 26:87E mos më turpëro në Ditën kur do të ringjallen,
يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ
Open ayah 26:88Ditën kur nuk bën dobi, as pasuria, as fëmijët,
إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ
Open ayah 26:89(bën dobi) vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!”
وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ
Open ayah 26:90E xheneti iu afrohet atyre, që ishin të devotshëm.
وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ
Open ayah 26:91Ndërsa xhehenemi iu paraqitet atyre, që ishin të humbur.
وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ
Open ayah 26:92Dhe atyre u thuhet: “Ku janë ata, që i adhuronit ju,
مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ
Open ayah 26:93pos Allahut? Ata, a mund t’ju ndihmojnë juve o vetes?”
فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ
Open ayah 26:94E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të,
وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ
Open ayah 26:95dhe e gjithë ushtria (ithtarët) e djallit.
قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ
Open ayah 26:96E duke u grindur mes vete në të ata thonë:
تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ
Open ayah 26:97“Për Allahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur,
إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:98kur juve (idhujt) iu kemi barazuar me Zotin e botëve.
وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Open ayah 26:99Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ
Open ayah 26:100E tashti për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٖ
Open ayah 26:101Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:102E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.”
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:103Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:104Është e vërtetë se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshiruesi i madh.
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:105Edhe populli i Nuhut i përgënjeshtroi të dërguarit.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:106Kur vëllai i tyre (nga gjaku) Nuhu iu tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:107Unë jam për ju pejgamber besnik.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:108Kini frikë (dënimin e) Allahut e më dëgjoni mua.
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:109Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:110Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej Allahut, e më dëgjoni mua!
۞قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ
Open ayah 26:111Ata thanë: “E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?”
قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Open ayah 26:112Ai tha: “Unë nuk di se ç’punuan ata (që juve iu thoni të ulët)”.
إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ
Open ayah 26:113Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni është vetëm para Zotit tim.
وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:114E unë nuk do t’i përzë besimtarët.
إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ
Open ayah 26:115Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t’u tërheq vërejtjen haptas.
قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ
Open ayah 26:116Ata i thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson) do të gurëzohesh (do të vritesh me gurë)”.
قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ
Open ayah 26:117Ai tha: “O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحٗا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:118Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre, dhe më shpëto mua dhe besimtarët, që janë me mua!"
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ
Open ayah 26:119Prandaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ
Open ayah 26:120Mandej i mbytëm në ujë ata që mbetën pas tyre.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:121Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:122S’ka dyshim se Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshiruesi i madh.
كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:123Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:124Kur vëllai i tyre Hudi iu tha: “A nuk frikësoheni?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:125Unë për ju jam i dërguar besnik.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:126Prandaj keni frikë (dënimin e) Allahut dhe më dëgjoni mua.
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:127Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةٗ تَعۡبَثُونَ
Open ayah 26:128A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ
Open ayah 26:129Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara, që të jeni përgjithmonë?
وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ
Open ayah 26:130E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:131Pra, kini frikë Allahun dhe më dëgjoni mua!
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ
Open ayah 26:132Kini frikë Atë, që ju pajisi me çka e dinit vet.
أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٖ وَبَنِينَ
Open ayah 26:133Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem,
وَجَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ
Open ayah 26:134me kopshte e me burime uji.
إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Open ayah 26:135Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe.
قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَوَعَظۡتَ أَمۡ لَمۡ تَكُن مِّنَ ٱلۡوَٰعِظِينَ
Open ayah 26:136Ata i thanë: “Për ne është krejt njësoj, si na këshillove, si nuk na këshillove!”
إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 26:137Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë,
وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ
Open ayah 26:138se ne nuk kemi për t’u dënuar.
فَكَذَّبُوهُ فَأَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:139Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:140Vërtet, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshiruesi i madh.
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:141Edhe fisi Themud nuk i besoi të dërguarit.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ صَٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:142Kur vëllai i tyre Salihu iu tha: “A nuk frikësoheni?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:143Unë për ju jam i dërguar besnik.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:144Prandaj kini frikë (dënimin e) e Allahut dhe mua më dëgjoni!”
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:145Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
أَتُتۡرَكُونَ فِي مَا هَٰهُنَآ ءَامِنِينَ
Open ayah 26:146A jeni të sigurt, se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë),
فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ
Open ayah 26:147në kopshte e në burime,
وَزُرُوعٖ وَنَخۡلٖ طَلۡعُهَا هَضِيمٞ
Open ayah 26:148edhe në të mbjella, e me hurma me frutet e tyre të freskët?
وَتَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا فَٰرِهِينَ
Open ayah 26:149Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:150Pra, kini frikë Allahun e më dëgjoni mua.
وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمۡرَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
Open ayah 26:151E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija),
ٱلَّذِينَ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ
Open ayah 26:152të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ
Open ayah 26:153Ata i thanë: “Ti je vetëm i magjepsur.
مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا فَأۡتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Open ayah 26:154Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!”
قَالَ هَٰذِهِۦ نَاقَةٞ لَّهَا شِرۡبٞ وَلَكُمۡ شِرۡبُ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ
Open ayah 26:155Ai tha: “Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo në të njëjtën ditë).
وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Open ayah 26:156Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t’ju godasë dënimi i ditës së madhe!”
فَعَقَرُوهَا فَأَصۡبَحُواْ نَٰدِمِينَ
Open ayah 26:157Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).
فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:158Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:159Vërtet Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshiruesi i madh.
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:160Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:161Kur vëllai i tyre Luti iu tha: “A nuk i frikësoheni (Allahut)?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:162Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:163Pra, kini frikë (dënimin) Allahun dhe më dëgjoni mua!
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:164Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.
أَتَأۡتُونَ ٱلذُّكۡرَانَ مِنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:165(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٌ عَادُونَ
Open ayah 26:166E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull, që kalon çdo kufi!"
قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُخۡرَجِينَ
Open ayah 26:167Ata i thanë: “O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!”
قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلۡقَالِينَ
Open ayah 26:168Ai tha: “Unë jam kundër veprimit tuaj!
رَبِّ نَجِّنِي وَأَهۡلِي مِمَّا يَعۡمَلُونَ
Open ayah 26:169Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ
Open ayah 26:170Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ
Open ayah 26:171përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).
ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
Open ayah 26:172E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ
Open ayah 26:173E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:174Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:175E Zoti yt, pa dyshim është Ai i Plotfuqishmi, Mëshiruesi i madh.
كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 26:176Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë.
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ شُعَيۡبٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 26:177Kur Shuajbi atyre iu tha: “A nuk ruheni?”
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 26:178Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Open ayah 26:179Pra kini frikë (dënimin nga) Allahun dhe më dëgjoni mua!
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:180Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
۞أَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُخۡسِرِينَ
Open ayah 26:181Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangut!
وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِ
Open ayah 26:182Dhe matni me peshore (kandar) të saktë (precize).
وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ
Open ayah 26:183Dhe mos lini mangut sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 26:184Frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para.
قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ
Open ayah 26:185Ata i thanë: “S’ka dyshim se ty të ka zënë magjia!
وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ
Open ayah 26:186Ti nuk je tjetër por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtar!
فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Open ayah 26:187E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!”
قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ
Open ayah 26:188Ai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!”
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ
Open ayah 26:189Dhe ata e përgënjeshtruan atë, prandaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:190Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 26:191E Zoti yt, pa dyshim është Ai i Plotfuqishmi, Mëshiruesi i madh.
وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 26:192E edhe ai (Kurani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ
Open ayah 26:193Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili),
عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ
Open ayah 26:194(e solli) në zemrën tënde për të qenë ti prej atyre, që tërheqin vërejtjen (pejgamber),
بِلِسَانٍ عَرَبِيّٖ مُّبِينٖ
Open ayah 26:195me gjuhë të kulluar arabe.
وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 26:196Dhe se ai (Kurani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Open ayah 26:197A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e Beni Israilëve?
وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ
Open ayah 26:198E sikur t’ia shpallnim atë (Kuranin) ndonjë joarabi,
فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:199e ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij.
كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Open ayah 26:200Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ
Open ayah 26:201e ata nuk i besojnë atij (Kuranit), derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ
Open ayah 26:202dhe t’u vijë befas, duke mos e hetuar.
فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ
Open ayah 26:203E atëherë të thonë: “A thua do të na jepet afat?”
أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ
Open ayah 26:204E atëherë të thonë: “A thua do të na jepet afat?” 204. E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ
Open ayah 26:205Po më thuaj, se edhe nëse Ne iu japim të jetojnë vite me radhë,
ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ
Open ayah 26:206e pastaj t’u vijë atyre ajo me çka iu tërhiqet vërejtja,
مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ
Open ayah 26:207çka do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ
Open ayah 26:208Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Open ayah 26:209Ky është përkujtim (për përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
وَمَا تَنَزَّلَتۡ بِهِ ٱلشَّيَٰطِينُ
Open ayah 26:210Atë (Kuranin) nuk e sollën djajtë (si ua sollën fallin fallxhorëve).
وَمَا يَنۢبَغِي لَهُمۡ وَمَا يَسۡتَطِيعُونَ
Open ayah 26:211Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
إِنَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّمۡعِ لَمَعۡزُولُونَ
Open ayah 26:212Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!
فَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُعَذَّبِينَ
Open ayah 26:213Pra, përpos Allahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.
وَأَنذِرۡ عَشِيرَتَكَ ٱلۡأَقۡرَبِينَ
Open ayah 26:214Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 26:215E të jesh i butë ndaj besimtarëve, që të pranuan ty.
فَإِنۡ عَصَوۡكَ فَقُلۡ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ
Open ayah 26:216E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: “Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju”.
وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ
Open ayah 26:217Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshiruesin e madh,
ٱلَّذِي يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ
Open ayah 26:218i Cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë,
وَتَقَلُّبَكَ فِي ٱلسَّٰجِدِينَ
Open ayah 26:219(e të sheh) edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
Open ayah 26:220Në të vërtetë, Ai është Dëgjuesi i çdo gjëje, i Gjithëdijshmi.
هَلۡ أُنَبِّئُكُمۡ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَٰطِينُ
Open ayah 26:221A t’ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ
Open ayah 26:222Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari,
يُلۡقُونَ ٱلسَّمۡعَ وَأَكۡثَرُهُمۡ كَٰذِبُونَ
Open ayah 26:223(u vijnë) dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
وَٱلشُّعَرَآءُ يَتَّبِعُهُمُ ٱلۡغَاوُۥنَ
Open ayah 26:224E për sa u përket poetëve (që Muhamedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
أَلَمۡ تَرَ أَنَّهُمۡ فِي كُلِّ وَادٖ يَهِيمُونَ
Open ayah 26:225A nuk e sheh, se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
وَأَنَّهُمۡ يَقُولُونَ مَا لَا يَفۡعَلُونَ
Open ayah 26:226Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٖ يَنقَلِبُونَ
Open ayah 26:227Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë Allahun dhe që u mbrojtën, pasi atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundimi i shkojnë (ç’dënim të ashpër, ose ç’vendi në xhehenem do t’i nënshtrohen).