الصافات

As-Saaffaat

Those drawn up in Ranks · Surah 37 · Ayahs: 182 · Meccan

Translation: Uthman Agolli · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفّٗا

    Open ayah 37:1

    Betohem në ata <i>(melekët), </i>që rreshtohen në rreshta.

  2. فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا

    Open ayah 37:2

    Dhe në nxituesit, që me nxitim shtyjnë retë.

  3. فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا

    Open ayah 37:3

    Dhe në lexuesit, që lexojnë Këshillën <i>(Kur'anin).</i>

  4. إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ

    Open ayah 37:4

    Është e vërtetë se Zoti juaj <i>(që meriton të adhurohet) </i>është vetëm Një.

  5. رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ

    Open ayah 37:5

    Zoti i qiejve dhe i Tokës e çfarë ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve.

  6. إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ

    Open ayah 37:6

    Vërtet, Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët me bukurinë e yjeve.

  7. وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ

    Open ayah 37:7

    Dhe e bëmë të ruajtur prej çdo shejtani të rebeluar.

  8. لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ

    Open ayah 37:8

    Ata nuk mund të përgjojnë Parinë më të Lartë <i>(melekët më të zgjedhur),</i> dhe qëllohen <i>(me shkëndija të zjarrta)</i> nga të gjitha anët.

  9. دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ

    Open ayah 37:9

    Ata janë të dëbuar dhe do të kenë një dënim të përhershëm.

  10. إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ 

    Open ayah 37:10

    Ka prej atyre që rrëmbejnë diçka <i>(nga lajmet e qiellit)</i>, por edhe ata i ndjek shkëndija <i>(e zjarrtë)</i> që djeg.

  11. فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ

    Open ayah 37:11

    Vetëm pyeti ata <i>(idhujtarët)</i>! A është më i vështirë krijimi i tyre, apo ajo që Ne kemi krijuar? Ata, Ne i kemi krijuar prej baltës ngjitëse.

  12. بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ

    Open ayah 37:12

    Sigurisht, ti çuditesh kur ata të përqeshin.

  13. وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ

    Open ayah 37:13

    Dhe, kur qortohen, ata nuk ia venë veshin qortimit.

  14. وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ

    Open ayah 37:14

    Dhe kur shohin ndonjë shenjë <i>(nga Zoti)</i>, ata e kthejnë atë në tallje.

  15. وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ

    Open ayah 37:15

    Dhe thonë: “Ky <i>(Kur’ani)</i> nuk është gjë tjetër, vetëm se një magji e qartë.

  16. أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

    Open ayah 37:16

    Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi?

  17. أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ

    Open ayah 37:17

    Vallë, edhe etërit tanë të hershëm <i>(do të ringjallen)</i>?

  18. قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ

    Open ayah 37:18

    Thuaj: “Po. Dhe ju do të jeni të poshtëruar.”

  19. فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ

    Open ayah 37:19

    Atëherë ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe ja, ata do të ngrihen (nga varret) e do të shohin.

  20. وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ 

    Open ayah 37:20

    Dhe do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Kjo është Dita e Gjykimit.”

  21. هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

    Open ayah 37:21

    <i>(Atyre do t'u thuhet)</i> Kjo është dita e ndarjes që ju e konsideronit gënjeshtër.

  22. ۞ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

    Open ayah 37:22

    Mblidhini bashkë - do t'u thuhet - të gjithë keqbërësit, sivëllezërit e tyre <i>(në besim e vepra)</i> dhe gjërat që ata adhuronin

  23. مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 37:23

    përveç Allahut dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit <i>(të ndezur fort)</i>!

  24. وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ

    Open ayah 37:24

    Por i ndaloni ata! Sepse ata do të merren në pyetje.

  25. مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ

    Open ayah 37:25

    Ç'është me ju që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin?

  26. بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ

    Open ayah 37:26

    Ata sot janë dorëzuar plotësisht.

  27. وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ

    Open ayah 37:27

    Dhe ata do t'i drejtohen njëri-tjetrit e do të pyesin njëri-tjetrin.

  28. قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ

    Open ayah 37:28

    Ata (pasuesit) do të thonë: “Ishit ju ata që na vinit nga e djathta <i>(e na pengonit nga e vërteta).</i>

  29. قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ

    Open ayah 37:29

    Ata (paria) do të thonë: “Jo! Ju vetë nuk kishit besim.

  30. وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ 

    Open ayah 37:30

    Ne nuk kemi pasur asnjë pushtet mbi ju. Ishit ju vetë ata që i shkelnit kufijtë <i>(porositë e Zotit)</i>.

  31. فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ

    Open ayah 37:31

    Tani, urdhri i Zotit tonë kundër nesh është përmbushur dhe ne duhet të shijojmë dënimin <i>(e merituar</i>).

  32. فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ

    Open ayah 37:32

    Ne ju devijuam nga rruga <i>(e Zotit)</i> sepse edhe vetë ishim të humbur”.

  33. فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ

    Open ayah 37:33

    Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të gjithë bashkë.

  34. إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ

    Open ayah 37:34

    Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit.

  35. إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ

    Open ayah 37:35

    Kur atyre u thuhej: “Nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut.", ata tregoheshin kryeneçë.

  36. وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ

    Open ayah 37:36

    Dhe thoshin: “Mos vallë do t’i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?”

  37. بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

    Open ayah 37:37

    Jo! Por, ai u solli të Vërtetën <i>(e sigurt)</i> dhe ai vërtetëson Mesazhin e të dërguarve <i>(para tij).</i>

  38. إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ

    Open ayah 37:38

    Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër.

  39. وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

    Open ayah 37:39

    Dhe ju do të shpërbleheni veçse për atë që keni bërë.

  40. إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ 

    Open ayah 37:40

    Kurse për robërit e sinqertë të Allahut

  41. أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ

    Open ayah 37:41

    Për ata ka mirësi të përcaktuara <i>(nga vetë Zoti)</i>,

  42. فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ

    Open ayah 37:42

    Ka fruta të llojllojshme dhe ata do të jenë të nderuar,

  43. فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

    Open ayah 37:43

    Në xhenetet e mirësisë,

  44. عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

    Open ayah 37:44

    Të mbështetur në kolltukë përballë njëri-tjetrit.

  45. يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ

    Open ayah 37:45

    Atyre u shërbehet me gota <i>(me pije)</i> të mbushura nga burimet <i>(e xhenetit).</i>

  46. بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ

    Open ayah 37:46

    E bardhë kristal <i>(është ajo pije),</i> me shije të mrekullueshme për ata që e pinë,

  47. لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ

    Open ayah 37:47

    Ajo nuk i dëmton ata dhe as nuk dehen prej saj,

  48. وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ

    Open ayah 37:48

    Pranë tyre qëndrojnë <i>(hyritë)</i> symëdhatë me shikim të përulur,

  49. كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ

    Open ayah 37:49

    Sikur të ishin vezë delikate të ruajtura mirë.

  50. فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ 

    Open ayah 37:50

    Ata<i> (besimtarët)</i> qëndrojnë përballë njëri-tjetrit e bisedojnë,

  51. قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ

    Open ayah 37:51

    Njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok <i>(që nuk më ndahej),</i>

  52. يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ

    Open ayah 37:52

    Ai më thoshte: “ Çfarë! Ti je prej atyre që besojnë se

  53. أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ

    Open ayah 37:53

    kur të kemi vdekur e të jemi bërë pluhur dhe eshtra, do të marrim shpërblime e dënime <i>(sipas veprave)</i>?”

  54. قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ

    Open ayah 37:54

    Ai <i>(besimtari)</i> thotë: “A do të donit të shikojmë jashtë <i>(të dënuarit)</i>?”

  55. فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 37:55

    Ai shikon dhe e vëren atë <i>(shokun që nuk i ndahej)</i> në mes të Zjarrit.

  56. قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ

    Open ayah 37:56

    Dhe thotë: “Betohem në Allahun! Për pak më rrëzove edhe mua.

  57. وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ

    Open ayah 37:57

    Sikur të mos kishte qenë mirësia e Zotit tim, unë do të kisha qenë bashkë me ata që janë atje (në zjarr).

  58. أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ

    Open ayah 37:58

    Dhe ne nuk do të vdesim më,

  59. إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

    Open ayah 37:59

    Përveç vdekjes sonë të parë. Dhe ne nuk kemi për t'u dënuar.”

  60. إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ 

    Open ayah 37:60

    Vërtet, ky është suksesi më i madh,

  61. لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ

    Open ayah 37:61

    Ja, për një mirësi të tillë le të punojnë të gjithë punëmirët!

  62. أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ

    Open ayah 37:62

    A është më i mirë ky premtim <i>(në xhenet)</i>, apo Pema e Zekumit?

  63. إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّٰلِمِينَ

    Open ayah 37:63

    Ne e kemi bërë atë sprovë për keqbërësit.

  64. إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 37:64

    Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit.

  65. طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ

    Open ayah 37:65

    Frutat e saj janë si koka shejtanësh.

  66. فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ

    Open ayah 37:66

    Ata do të hanë dhe do të mbushin barqet prej saj.

  67. ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ

    Open ayah 37:67

    Pastaj, pas kësaj, atyre do t'u jepet një përzierje me ujë të valë.

  68. ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 37:68

    Pastaj, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.

  69. إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ

    Open ayah 37:69

    Ata i gjetën etërit e tyre në humbje

  70. فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ 

    Open ayah 37:70

    Dhe kështu u turrën pas hapave të tyre.

  71. وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

    Open ayah 37:71

    Edhe para këtyre shumë nga popujt e lashtë shkuan në humbje.

  72. وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ

    Open ayah 37:72

    Ne u patëm dërguar atyre profetë për t'i paralajmëruar.

  73. فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ

    Open ayah 37:73

    Dhe shih se si qe fundi i atyre që u paralajmëruan!

  74. إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

    Open ayah 37:74

    <i>(Të gjithë u dënuan)</i> Përveç robve të Allahut që ishin të sinqertë.

  75. وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ

    Open ayah 37:75

    <i>(Herët)</i> Ne na pati thirrur <i>(në ndihmë) </i>Nuhu. Dhe Ne jemi më të mirët që i përgjigjemi lutjes.

  76. وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ

    Open ayah 37:76

    Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej Katastrofës së madhe.

  77. وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ

    Open ayah 37:77

    E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.

  78. وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

    Open ayah 37:78

    Dhe Ne e lamë këtë (histori) si kujtim për popujt e ardhshëm.

  79. سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ

    Open ayah 37:79

    Paqja qoftë mbi Nuhun në mbarë botën!

  80. إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ 

    Open ayah 37:80

    Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

  81. إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

    Open ayah 37:81

    Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

  82. ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

    Open ayah 37:82

    Të tjerët (që nuk besuan) i përmbytëm.

  83. ۞وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ

    Open ayah 37:83

    Nga ata që pasuan rrugën e tij, qe Ibrahimi.

  84. إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ

    Open ayah 37:84

    Ja, ai shkoi te Zoti i vet me zemër të pastër.

  85. إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ

    Open ayah 37:85

    Ai i tha të atit dhe popullit të vet: “Ç'është ajo që ju po adhuroni?

  86. أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ

    Open ayah 37:86

    Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar?

  87. فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

    Open ayah 37:87

    Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?"

  88. فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ

    Open ayah 37:88

    Pastaj, ai u hodhi një vështrim yjeve,

  89. فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ

    Open ayah 37:89

    Dhe tha: “Unë jam i sëmurë.”

  90. فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ 

    Open ayah 37:90

    Ata i kthyen shpinën dhe u larguan.

  91. فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

    Open ayah 37:91

    Iu kthye zotave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?”

  92. مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ

    Open ayah 37:92

    Ç'është me ju, që nuk po flisni?"

  93. فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ

    Open ayah 37:93

    Pastaj iu kthye atyre e i gjuajti me dorën e djathtë.

  94. فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ

    Open ayah 37:94

    Ata <i>(populli)</i> iu afruan atij me të shpejtë.

  95. قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ

    Open ayah 37:95

    Ai <i>(Ibrahimi)</i> tha: “Po adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”.

  96. وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ

    Open ayah 37:96

    Por, është Allahu Ai që ju ka krijuar ju dhe atë që ju bëni.

  97. قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 37:97

    Ata thanë: “Bëni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin përvëlues!

  98. فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ

    Open ayah 37:98

    Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit.”.

  99. وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ

    Open ayah 37:99

    Ai <i>(Ibrahimi)</i> tha: “Unë do të shkoj te Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë.”

  100. رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ 

    Open ayah 37:100

    O Zoti im! Më dhuro mua pasardhës të mirë!

  101. فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ 

    Open ayah 37:101

    Ne e gëzuam atë me një djalë të butë <i>(</i><i>I</i><i>smailin)</i>.

  102. فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ 

    Open ayah 37:102

    Dhe kur ai <i>(djali)</i> u rrit aq sa të punonte së bashku me të atin, ai <i>(Ibrahimi)</i> i tha: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban. Çfarë mendon ti?” Ai <i>(Ismaili)</i> tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar! Në dashtë Allahu unë do të jem durimtar.”

  103. فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ 

    Open ayah 37:103

    E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit <i>(të Allahut)</i> dhe ai <i>(Ibrahimi)</i> e shtriu <i>(Ismailin)</i> përmbys.

  104. وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ 

    Open ayah 37:104

    Ne i thirrëm atij: “O Ibrahim!

  105. قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ 

    Open ayah 37:105

    Tashmë ti e përmbushe ëndrrën. Kështu i shpërblejmë Ne të mirët.

  106. إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ 

    Open ayah 37:106

    Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe.

  107. وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ 

    Open ayah 37:107

    Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban shumë të madh.

  108. وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ 

    Open ayah 37:108

    Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm.

  109. سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ 

    Open ayah 37:109

    Paqja qoftë mbi Ibrahimin!

  110. كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ 

    Open ayah 37:110

    Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

  111. إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

    Open ayah 37:111

    Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

  112. وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

    Open ayah 37:112

    Dhe Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut - profet e një prej njerëzve punëmirë.

  113. وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ

    Open ayah 37:113

    Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe.

  114. وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

    Open ayah 37:114

    Ne i dhamë Musait e Harunit mirësi të shumta.

  115. وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ

    Open ayah 37:115

    Dhe i shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej mjerimit të madh.

  116. وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

    Open ayah 37:116

    Ne i ndihmuam, prandaj ata ngadhënjyen.

  117. وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ

    Open ayah 37:117

    Ne u dhamë atyre të dyve një Libër të qartë.

  118. وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ

    Open ayah 37:118

    Dhe i udhëzuam në rrugën e drejtë.

  119. وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

    Open ayah 37:119

    Ne kemi lënë për ta një kujtim të mirë ndër brezat e mëvonshëm.

  120. سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ 

    Open ayah 37:120

    Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin.

  121. إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

    Open ayah 37:121

    Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

  122. إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

    Open ayah 37:122

    Vërtet, ata të dy ishin nga robërit Tanë besimtarë.

  123. وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

    Open ayah 37:123

    Edhe Iljasi qe prej të dërguarve Tanë.

  124. إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ

    Open ayah 37:124

    Kujto, kur ai i tha popullit të vet: “A nuk keni frikë (Allahun)?”

  125. أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ

    Open ayah 37:125

    A “Bea'l-it” (idhull) po i luteni dhe e braktisni më të mirin Krijues -

  126. ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

    Open ayah 37:126

    Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?!”

  127. فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ

    Open ayah 37:127

    Por ata e përgënjeshtruan atë, prandaj të gjithë do të jenë në Xhehenem.

  128. إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

    Open ayah 37:128

    Përveç robve të sinqertë të Allahut.

  129. وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

    Open ayah 37:129

    Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm.

  130. سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ

    Open ayah 37:130

    Paqja qoftë mbi Iljasin!

  131. إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

    Open ayah 37:131

    Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

  132. إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

    Open ayah 37:132

    Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

  133. وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

    Open ayah 37:133

    Edhe Luti qe prej të dërguarve Tanë.

  134. إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

    Open ayah 37:134

    Kujto, kur Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij!

  135. إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ

    Open ayah 37:135

    Përveç një plake (gruas së tij) që mbeti me të dënuarit.

  136. ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

    Open ayah 37:136

    Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët.

  137. وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ

    Open ayah 37:137

    Ju (o banorë të Mekës) me siguri kaloni aty pranë (rrënojave) ditën

  138. وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

    Open ayah 37:138

    dhe natën (gjatë udhëtimeve). Atëherë, a nuk po llogjikoni?

  139. وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

    Open ayah 37:139

    Edhe Junusi qe nga të dërguarit Tanë.

  140. إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ 

    Open ayah 37:140

    Kujto kur ai vrapoi (si një rob i aratisur) drejt anijes që ishte e mbushur plot e përplot (me udhëtarë)!

  141. فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ

    Open ayah 37:141

    Dhe hodhi short (me udhëtarët se kush duhej flakur nga anija), por humbi (ndaj e hodhën në det).

  142. فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ

    Open ayah 37:142

    Atë e gëlltiti peshku i madh dhe e meritoi atë dënim.

  143. فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ

    Open ayah 37:143

    E sikur të mos kishte qenë prej atyre që e madhërojnë shumë Zotin <i>(me tesbih),</i>

  144. لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

    Open ayah 37:144

    Ai do të mbetej në barkun e peshkut deri në Ditën e Ringjalljes.

  145. ۞فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ

    Open ayah 37:145

    Ne e nxorëm atë në një breg të zhveshur e të shkretë, ashtu të sëmurë.

  146. وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ

    Open ayah 37:146

    Dhe bëmë që të mbijë pranë tij një bimë kungulli.

  147. وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ

    Open ayah 37:147

    Pastaj, Ne e dërguam atë <i>(me detyrë)</i> te njëqind mijë e më shumë <i>(njerëz)</i>

  148. فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ

    Open ayah 37:148

    Dhe ata i besuan. Ne i lamë të jetonin për një kohë.

  149. فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ

    Open ayah 37:149

    Tani pyeti ata <i>(o Muhamed):</i> “Vallë Zotit tënd i takojnë vajzat, kurse atyre u takojnë djemtë?”

  150. أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ 

    Open ayah 37:150

    Mos vallë Ne i krijuam melekët femra dhe ata ishin dëshmitarë?

  151. أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ

    Open ayah 37:151

    Vini re se si trillojnë e thonë:

  152. وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

    Open ayah 37:152

    “Allahu ka lindur fëmijë.” Nuk ka dyshim se ata janë gënjeshtarë.

  153. أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ

    Open ayah 37:153

    Mos vallë Ai i ka bërë vajzat më të zgjedhura se djemtë?

  154. مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ

    Open ayah 37:154

    Ç'është me ju? Si gjykoni kështu?

  155. أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

    Open ayah 37:155

    A nuk po mendoni?

  156. أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٞ مُّبِينٞ

    Open ayah 37:156

    Apo mos vallë keni ndonjë provë të sigurt për atë që thoni?!

  157. فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

    Open ayah 37:157

    Atëherë silleni librin tuaj, nëse thoni të vërtetën!

  158. وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ

    Open ayah 37:158

    Ata <i>(idhujtarët)</i> kanë trilluar edhe lidhje farefisnore mes Tij dhe xhindeve. Por, xhindet e dinë mirë se ata <i>(idhujtarët) </i>do të jenë në zjarr.

  159. سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

    Open ayah 37:159

    I madhëruar qoftë Allahu nga ajo që ata i përshkruajnë.

  160. إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ 

    Open ayah 37:160

    <i>(Të gjithë ata trilluan gënjeshtra)</i> Përveç robve të sinqertë të Allahut.

  161. فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ

    Open ayah 37:161

    E, as ju dhe as ata që ju i adhuroni <i>(idhujt),</i>

  162. مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ

    Open ayah 37:162

    Nuk mund ta çoni në humbje askënd,

  163. إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 37:163

    Përveç atyre që do të hidhen në Xhehenem.

  164. وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ

    Open ayah 37:164

    Çdonjëri prej nesh <i>(melekëve)</i> ka një vend <i>(e detyrë)</i> të caktuar.

  165. وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ

    Open ayah 37:165

    Ne <i>(melekët)</i> qëndrojmë të rreshtuar në rreshta <i>(në adhurim për Zotin)</i>,

  166. وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ

    Open ayah 37:166

    Dhe ne e lavdërojmë Atë <i>(Allahun)</i> me tesbih <i>(duke thënë subhanallllah)</i>.

  167. وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ

    Open ayah 37:167

    Dhe kishte nga ata <i>(idhujtarët mekas)</i> që thoshin:

  168. لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ

    Open ayah 37:168

    "Sikur të kishim pasur ndonjë libër nga të parët,

  169. لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

    Open ayah 37:169

    Ne, me siguri do të kishim qenë rob të sinqertë të Allahut.",

  170. فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ 

    Open ayah 37:170

    Ata e mohojnë atë <i>(Kur’anin)</i>. Por, shpejt do ta mësojnë <i>(çfarë i pret).</i>

  171. وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ

    Open ayah 37:171

    Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,

  172. إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ

    Open ayah 37:172

    se ata, pa dyshim do të ndihmohen <i>(nga Ne)</i>

  173. وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ

    Open ayah 37:173

    dhe se Forcat Tona - ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.

  174. فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ

    Open ayah 37:174

    Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe,

  175. وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ

    Open ayah 37:175

    Dhe vështro <i>(kur t'i përfshijë ndëshkimi) </i>se edhe ata do ta shohin <i>(ndihmën tonë për besimtarët).</i>

  176. أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ

    Open ayah 37:176

    Mos vallë, ata duan ta shpejtojnë ndëshkimin tonë <i>(për ta)</i>?

  177. فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ

    Open ayah 37:177

    Kur, ai <i>(dënimi)</i> të zbresë, i keq do të jetë mëngjesi i atyre që qenë paralajmëruar.

  178. وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ

    Open ayah 37:178

    Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!

  179. وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ

    Open ayah 37:179

    Dhe vështro <i>(kur t'i përfshijë ndëshkimi)</i> se edhe ata do ta shohin <i>(ndihmën tonë për besimtarët).</i>

  180. سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ 

    Open ayah 37:180

    I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Krenarisë! Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata.

  181. وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ

    Open ayah 37:181

    Paqja <i>(e çdo mirësi) </i>qoftë mbi të Dërguarit <i>(e Allahut)</i>.

  182. وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

    Open ayah 37:182

    Dhe të gjitha lavdërimet qofshin për Allahut, Zotin e gjithësisë!