الصافات
As-Saaffaat
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفّٗا
Open ayah 37:1Betohem në të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë!
فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا
Open ayah 37:2Dhe në nxituesit, që me nxitim shtyjnë!
فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا
Open ayah 37:3Dhe betohem në lexuesit, që lexojnë përkujtimin,
إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ
Open ayah 37:4është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një!
رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ
Open ayah 37:5Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).
إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ
Open ayah 37:6Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve,
وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ
Open ayah 37:7dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur,
لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ
Open ayah 37:8ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ
Open ayah 37:9Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm,
إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ
Open ayah 37:10përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ
Open ayah 37:11Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ
Open ayah 37:12Por ti je i habitur, e ata tallen.
وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ
Open ayah 37:13E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ
Open ayah 37:14E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ
Open ayah 37:15Dhe thanë: “Ky (Kurani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar.
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
Open ayah 37:16A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ
Open ayah 37:17A edhe të parët tanë të hershëm?
قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ
Open ayah 37:18Thuaj: “Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!”
فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ
Open ayah 37:19Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur ja, ata të ngritur shikojnë,
وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ
Open ayah 37:20e thonë: “O të mjerët ne, kjo është Dita e Gjykimit!”
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Open ayah 37:21Kjo është dita e ndasisë, që ju e konsideruat rrenë.
۞ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ
Open ayah 37:22Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan,
مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 37:23(që i adhuruan) pos Allahut, orientoni rrugës së xhehimit (zjarrit)!
وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ
Open ayah 37:24Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ
Open ayah 37:25Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ
Open ayah 37:26E ata sot janë dorëzuar në tërësi.
وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ
Open ayah 37:27E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 37:28(Të shtypurit) iu thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës).
قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
Open ayah 37:29Ata (paria) iu thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ
Open ayah 37:30Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ
Open ayah 37:31E ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ
Open ayah 37:32Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur”.
فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ
Open ayah 37:33Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ
Open ayah 37:34Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ
Open ayah 37:35Për arsye se kur iu thuhej atyre: “Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut, ata e mbanin veten lart.
وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ
Open ayah 37:36Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”
بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 37:37Jo (nuk është çka thonë ata), por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ
Open ayah 37:38Ju, patjetër do ta përjetoni dënimin më të ashpër.
وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Open ayah 37:39Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Open ayah 37:40Me përjashtim të robërve të Allahut, që ishin të sinqertë,
أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ
Open ayah 37:41të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ
Open ayah 37:42pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 37:43në xhenete të begatshme,
عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ
Open ayah 37:44të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri.
يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ
Open ayah 37:45Atyre iu bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi,
بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ
Open ayah 37:46e bardhë (vera), që ka shije të këndshme për ata që e pinë.
لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ
Open ayah 37:47Prej asaj nuk ka dhimbje koke, e as që ata do të dehen nga ajo.
وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ
Open ayah 37:48E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,
كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ
Open ayah 37:49sikur ato të jenë inxhi e paprekur (dhe e ruajtur).
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ
Open ayah 37:50I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë.
قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ
Open ayah 37:51Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur një farë miku,
يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ
Open ayah 37:52që thoshte: “A je ti prej atyre që besojnë se
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ
Open ayah 37:53kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”
قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ
Open ayah 37:54Ai (besimtari në xhenet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”
فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 37:55Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të xhehenemit.
قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ
Open ayah 37:56Ai thotë: “Betohem në Allahun, për pak më rrëzove (në xhehenem) edhe mua.
وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ
Open ayah 37:57Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr.
أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ
Open ayah 37:58Dhe ne nuk do të vdesim më.
إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ
Open ayah 37:59Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Open ayah 37:60Vërtet, ky është ai suksesi i madh!
لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ
Open ayah 37:61Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit.
أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ
Open ayah 37:62A kjo pritje (me shpërblim të Allahut) është më e mirë, apo pema e Zekumit?
إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّٰلِمِينَ
Open ayah 37:63Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 37:64Ajo është një pemë që mbin në fund të xhehenemit.
طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ
Open ayah 37:65Pema (fruti) e saj është sikurse koka dreqërish.
فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ
Open ayah 37:66E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ
Open ayah 37:67Pastaj ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 37:68Mandej kthimi i tyre është në xhehenem.
إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ
Open ayah 37:69Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ
Open ayah 37:70Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 37:71Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shumica e popujve të kaluar ishin të humbur.
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ
Open ayah 37:72Ne atyre iu patëm dërguar pejgamberë.
فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ
Open ayah 37:73E shih se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Open ayah 37:74Me përjashtim të robërve të Allahut, që ishin të sinqertë.
وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ
Open ayah 37:75Vërtet Neve na pat thirrur në ndihmë Nuhu, e Ne jemi Përgjegjës të mirë.
وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 37:76Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ
Open ayah 37:77E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 37:78Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njerëzit e ardhshëm.
سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 37:79Selam i qoftë Nuhut (prej Allahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Open ayah 37:80Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 37:81Vërtet ai ishte prej robërve tanë, që janë besimtarë.
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
Open ayah 37:82E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
۞وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ
Open ayah 37:83Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ
Open ayah 37:84Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ
Open ayah 37:85Kur babait të vet dhe popullit të vet iu tha: “Çka është ajo që ju adhuroni?”
أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ
Open ayah 37:86A në vend të Allahut doni zota të trilluar?
فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 37:87Çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve?
فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ
Open ayah 37:88Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,
فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ
Open ayah 37:89e tha: “Unë jam i sëmurë!”
فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ
Open ayah 37:90Ata u kthyen dhe u larguan prej tij.
فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ
Open ayah 37:91Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe iu tha: “A nuk po hani ju?”
مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ
Open ayah 37:92Çka keni pra, që nuk po flitni?
فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ
Open ayah 37:93Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).
فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ
Open ayah 37:94Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ
Open ayah 37:95Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur,
وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ
Open ayah 37:96e Allahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni?!”
قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 37:97Ata thanë: “Ndërtojani atij një vend dhe hidheni atë në zjarr!
فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ
Open ayah 37:98Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”.
وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ
Open ayah 37:99Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”
رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Open ayah 37:100Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ
Open ayah 37:101Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).
فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ
Open ayah 37:102Dhe kur arriti ai (djali), që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve!”
فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ
Open ayah 37:103E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ
Open ayah 37:104Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”
قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Open ayah 37:105Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ
Open ayah 37:106Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ
Open ayah 37:107Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 37:108Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ
Open ayah 37:109Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Open ayah 37:110Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 37:111Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Open ayah 37:112Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is’hakun, pejgamber prej të mirëve.
وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ
Open ayah 37:113Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is’hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.
وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Open ayah 37:114Vërtet Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 37:115I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
Open ayah 37:116Ne iu ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ
Open ayah 37:117Atyre të dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë.
وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ
Open ayah 37:118Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 37:119Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm.
سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Open ayah 37:120(Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Open ayah 37:121Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 37:122Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 37:123Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ
Open ayah 37:124Kur ai popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”
أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ
Open ayah 37:125A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje), e braktisni adhurimin ndaj më të mirit që është Krijues?
ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 37:126Allahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”
فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ
Open ayah 37:127Ata e përgënjeshtruan, prandaj ata medoemos janë të sjellë në xhehenem.
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Open ayah 37:128Me përjashtim të robërve besnikë ndaj Allahut.
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 37:129Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ
Open ayah 37:130“Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Open ayah 37:131Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Open ayah 37:132S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 37:133Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ
Open ayah 37:134Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë,
إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ
Open ayah 37:135përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
Open ayah 37:136Pastaj të tjerët i rrënuam.
وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ
Open ayah 37:137E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën)
وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Open ayah 37:138“e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?
وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 37:139Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ
Open ayah 37:140Kur iku tek anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ
Open ayah 37:141E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra shorti atij).
فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ
Open ayah 37:142Dhe atë e gëlltiti peshku duke qenë se ishte që e meritoi qortimin.
فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ
Open ayah 37:143E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin,
لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
Open ayah 37:144ai do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e Ringjalljes.
۞فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ
Open ayah 37:145E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ
Open ayah 37:146Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.
وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ
Open ayah 37:147Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë.
فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ
Open ayah 37:148E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ
Open ayah 37:149E ti (Muhamed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”
أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ
Open ayah 37:150Apo Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ
Open ayah 37:151Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
Open ayah 37:152“Allahu ka lindur!” S’ka dyshim, se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ
Open ayah 37:153A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemtë?
مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
Open ayah 37:154Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Open ayah 37:155A nuk jeni duke menduar?
أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٞ مُّبِينٞ
Open ayah 37:156A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Open ayah 37:157Silleni pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!
وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ
Open ayah 37:158Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Open ayah 37:159Allahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë.
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Open ayah 37:160Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ
Open ayah 37:161E as ju dhe as ata që i adhuroni,
مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ
Open ayah 37:162nuk mund ta vini në sprovë askënd ndaj Atij (besimit në Zotin),
إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 37:163përveç atij që është i gjykuar për xhehenem.
وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ
Open ayah 37:164E nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve), që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur.
وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ
Open ayah 37:165Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ
Open ayah 37:166Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta).
وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ
Open ayah 37:167Po edhe pse ata ishin që thoshin:
لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 37:168Sikur të gjendej tek ne ndonjë libër nga të parët,
لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Open ayah 37:169ne do të ishim robër të Allahut, të sinqertë.
فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ
Open ayah 37:170Po (kur iu erdhi libri) ata e mohuan atë (Kuranin), e më vonë do të kuptojnë.
وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 37:171E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ
Open ayah 37:172se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ
Open ayah 37:173Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ
Open ayah 37:174Prandaj për një kohë, ti (Muhamed) hiqju tyre.
وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ
Open ayah 37:175E ti vështroji ata, se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ
Open ayah 37:176A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ
Open ayah 37:177E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata, që iu ishte tërhequr vërejtja.
وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ
Open ayah 37:178E ti largohu për një kohë prej tyre,
وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ
Open ayah 37:179Dhe ti vështroji, se edhe ata më vonë do të shohin.
سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ
Open ayah 37:180I Pastër e i Lartë është Zoti yt, Zoti i Gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.
وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Open ayah 37:181Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarve.
وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 37:182Dhe lavdia i qoftë Allahut, Zotit të gjithësisë!