طه

Taa-Haa

Taa-Haa · Surah 20 · Ayahs: 135 · Meccan

Translation: Uthman Agolli · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. Ta, Ha.

  2. مَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ لِتَشۡقَىٰٓ

    Open ayah 20:2

    Ne nuk ta kemi shpallur Kur’anin për t'u dëshpëruar.

  3. إِلَّا تَذۡكِرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰ

    Open ayah 20:3

    Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun.

  4. تَنزِيلٗا مِّمَّنۡ خَلَقَ ٱلۡأَرۡضَ وَٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلۡعُلَى

    Open ayah 20:4

    <i>(Kjo është)</i> Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë.

  5. ٱلرَّحۡمَٰنُ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ ٱسۡتَوَىٰ

    Open ayah 20:5

    <i>(Ai është)</i> I Gjithëmëshirshmi që u lartësua mbi Fron <i>(Arsh)</i>.

  6. لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَمَا تَحۡتَ ٱلثَّرَىٰ

    Open ayah 20:6

    E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhe.

  7. وَإِن تَجۡهَرۡ بِٱلۡقَوۡلِ فَإِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ وَأَخۡفَى

    Open ayah 20:7

    Edhe nëse ti e ngre zërin <i>(në lutjet e tua),</i> Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë <i>(se e fshehta)</i>.

  8. ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ

    Open ayah 20:8

    Allahu! Nuk ka zot tjetër <i>(të denjë për adhurim)</i> përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.

  9. وَهَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ

    Open ayah 20:9

    A ka mbërritur tek ti historia e Musait?

  10. إِذۡ رَءَا نَارٗا فَقَالَ لِأَهۡلِهِ ٱمۡكُثُوٓاْ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا لَّعَلِّيٓ ءَاتِيكُم مِّنۡهَا بِقَبَسٍ أَوۡ أَجِدُ عَلَى ٱلنَّارِ هُدٗى 

    Open ayah 20:10

    Ja. Ai pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell ndonjë dru të ndezur prej tij, ose të gjej pranë zjarrit ndonjë udhërrëfyes.”.

  11. فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِيَ يَٰمُوسَىٰٓ

    Open ayah 20:11

    Por, kur shkoi te zjarri<i>,</i> u dëgjua një zë: “O Musa!”

  12. إِنِّيٓ أَنَا۠ رَبُّكَ فَٱخۡلَعۡ نَعۡلَيۡكَ إِنَّكَ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوٗى

    Open ayah 20:12

    Jam Unë Zoti yt. Hiqi nallanet sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë!

  13. وَأَنَا ٱخۡتَرۡتُكَ فَٱسۡتَمِعۡ لِمَا يُوحَىٰٓ

    Open ayah 20:13

    Unë të kam zgjedhur ty. Prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet!

  14. إِنَّنِيٓ أَنَا ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدۡنِي وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِذِكۡرِيٓ

    Open ayah 20:14

    Jam Unë Allahu. Nuk ka zot tjetër <i>(të denjë për adhurim)</i> përveç Meje. Pra vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!

  15. إِنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٌ أَكَادُ أُخۡفِيهَا لِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا تَسۡعَىٰ

    Open ayah 20:15

    Pa dyshim, Ora <i>(e kijametit)</i> do të vijë patjetër, por Unë e kam fshehur atë, që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë.

  16. فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنۡهَا مَن لَّا يُؤۡمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرۡدَىٰ

    Open ayah 20:16

    Prandaj, mos e lejo atë që nuk beson në të <i>(Ditën e Kjametit)</i> dhe që është dhënë pas dëshirave të tij të të devijojë <i>(nga rruga e drejtë)</i>, se atëherë do të shkatërrohesh.

  17. وَمَا تِلۡكَ بِيَمِينِكَ يَٰمُوسَىٰ

    Open ayah 20:17

    Ç’është ajo në të djathtën tënde, o Musa?

  18. قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّؤُاْ عَلَيۡهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَـَٔارِبُ أُخۡرَىٰ

    Open ayah 20:18

    Ai <i>(Musai)</i> tha: “Ai është shkopi im, me të cilin mbahem dhe u shkund gjethe dhenve të mia; me të kryej edhe punë të tjera.

  19. قَالَ أَلۡقِهَا يَٰمُوسَىٰ

    Open ayah 20:19

    Ai i tha: “Hidhe atë, o Musa!”

  20. فَأَلۡقَىٰهَا فَإِذَا هِيَ حَيَّةٞ تَسۡعَىٰ 

    Open ayah 20:20

    Ai e hodhi atë, dhe ja! Ai u bë gjarpër që lëvizte me shpejtësi.

  21. قَالَ خُذۡهَا وَلَا تَخَفۡۖ سَنُعِيدُهَا سِيرَتَهَا ٱلۡأُولَىٰ

    Open ayah 20:21

    <i>(Allahu i)</i> Tha: “Merre atë, e mos u frikëso! Ne do ta kthejmë atë menjëherë në gjendjen e tij të mëparshme.”

  22. وَٱضۡمُمۡ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٍ ءَايَةً أُخۡرَىٰ

    Open ayah 20:22

    Fute dorën nën sqetullën tënde dhe ajo do të dalë e bardhë <i>(dhe e ndritshme)</i> pa asnjë të keqe <i>(sëmundje)</i>! Kjo është një Shenjë tjetër,

  23. لِنُرِيَكَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا ٱلۡكُبۡرَى

    Open ayah 20:23

    Për të treguar ty (dy) nga Shenjat Tona më të mëdha.

  24. ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ

    Open ayah 20:24

    Shko te faraoni sepse, ai vërtet i ka kaluar të gjithë kufijtë!

  25. قَالَ رَبِّ ٱشۡرَحۡ لِي صَدۡرِي

    Open ayah 20:25

    Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin,

  26. وَيَسِّرۡ لِيٓ أَمۡرِي

    Open ayah 20:26

    Lehtësoma këtë punë

  27. وَٱحۡلُلۡ عُقۡدَةٗ مِّن لِّسَانِي

    Open ayah 20:27

    Dhe zgjidhma nyjën e gjuhës <i>(pengesën që kam kur flas)</i>,

  28. يَفۡقَهُواْ قَوۡلِي

    Open ayah 20:28

    Që ta kuptojnë fjalën time!

  29. وَٱجۡعَل لِّي وَزِيرٗا مِّنۡ أَهۡلِي

    Open ayah 20:29

    Më jep një ndihmëtar nga familja ime,

  30. هَٰرُونَ أَخِي 

    Open ayah 20:30

    Harunin, timvëlla!

  31. ٱشۡدُدۡ بِهِۦٓ أَزۡرِي

    Open ayah 20:31

    Ma shto fuqinë me të

  32. وَأَشۡرِكۡهُ فِيٓ أَمۡرِي

    Open ayah 20:32

    Dhe bëma shok në punën time,

  33. كَيۡ نُسَبِّحَكَ كَثِيرٗا

    Open ayah 20:33

    Që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë

  34. وَنَذۡكُرَكَ كَثِيرًا

    Open ayah 20:34

    Dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë!

  35. إِنَّكَ كُنتَ بِنَا بَصِيرٗا

    Open ayah 20:35

    Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”.

  36. قَالَ قَدۡ أُوتِيتَ سُؤۡلَكَ يَٰمُوسَىٰ

    Open ayah 20:36

    Ai <i>(Allahu)</i> tha: “T’u dha ajo që kërkove, o Musa.”

  37. وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَيۡكَ مَرَّةً أُخۡرَىٰٓ

    Open ayah 20:37

    Ne të kemi bërë mirësi një herë tjetër më parë.

  38. إِذۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّكَ مَا يُوحَىٰٓ

    Open ayah 20:38

    Ja. Atëherë, kur nënën tënde e frymëzuam

  39. أَنِ ٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلتَّابُوتِ فَٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ فَلۡيُلۡقِهِ ٱلۡيَمُّ بِٱلسَّاحِلِ يَأۡخُذۡهُ عَدُوّٞ لِّي وَعَدُوّٞ لَّهُۥۚ وَأَلۡقَيۡتُ عَلَيۡكَ مَحَبَّةٗ مِّنِّي وَلِتُصۡنَعَ عَلَىٰ عَيۡنِيٓ

    Open ayah 20:39

    <i>(dhe i thamë)</i> “Vëre <i>(fëmijën)</i> në arkë dhe hidhe <i>(arkën)</i> në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg dhe atë do ta marrë armiku Im dhe i tij. Por Unë hodha <i>(në zemra të njerëzve)</i> dashuri ndaj teje, që të edukoheshe nën Syrin <i>(kujdesin)</i> Tim.”.

  40. إِذۡ تَمۡشِيٓ أُخۡتُكَ فَتَقُولُ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ مَن يَكۡفُلُهُۥۖ فَرَجَعۡنَٰكَ إِلَىٰٓ أُمِّكَ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَۚ وَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا فَنَجَّيۡنَٰكَ مِنَ ٱلۡغَمِّ وَفَتَنَّٰكَ فُتُونٗاۚ فَلَبِثۡتَ سِنِينَ فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ ثُمَّ جِئۡتَ عَلَىٰ قَدَرٖ يَٰمُوسَىٰ 

    Open ayah 20:40

    Dhe ja. Motra jote ecte <i>(pas teje)</i> e thoshte: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për të?” Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej e të mos mbetej e pikëlluar. Ti e pate vrarë një njeri dhe Ne të shpëtuam nga trishtimi dhe të sprovuam me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, siç u urdhërove, në kohën e caktuar.”.

  41. وَٱصۡطَنَعۡتُكَ لِنَفۡسِي

    Open ayah 20:41

    Dhe Unë të kam përgatitur ty për Vete <i>(për të më shërbyer)</i>.

  42. ٱذۡهَبۡ أَنتَ وَأَخُوكَ بِـَٔايَٰتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكۡرِي

    Open ayah 20:42

    Prandaj, ti dhe vëllai yt, shkoni me argumentet e Mia, e mos harroni të me kujtoni Mua!

  43. ٱذۡهَبَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ

    Open ayah 20:43

    Shkoni që të dy te Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar!

  44. فَقُولَا لَهُۥ قَوۡلٗا لَّيِّنٗا لَّعَلَّهُۥ يَتَذَكَّرُ أَوۡ يَخۡشَىٰ

    Open ayah 20:44

    Por, i flisni me fjalë të buta! Ndoshta ai mendohet e frikësohet.

  45. قَالَا رَبَّنَآ إِنَّنَا نَخَافُ أَن يَفۡرُطَ عَلَيۡنَآ أَوۡ أَن يَطۡغَىٰ

    Open ayah 20:45

    Ata të dy <i>(Musai e Haruni)</i> thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë, ose do t’i kalojë të gjithë kufijtë kundër nesh.”.

  46. قَالَ لَا تَخَافَآۖ إِنَّنِي مَعَكُمَآ أَسۡمَعُ وَأَرَىٰ

    Open ayah 20:46

    Ai <i>(Allahu)</i> tha: “Mos u frikësoni, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh <i>(gjithçka)</i>”.

  47. فَأۡتِيَاهُ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَا تُعَذِّبۡهُمۡۖ قَدۡ جِئۡنَٰكَ بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّكَۖ وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىٰ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلۡهُدَىٰٓ

    Open ayah 20:47

    Kështu, shkoni e i thoni atij: “Ne jemi të dërguar të Zotit tënd. Lëri bijtë e Israelit të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt dhe shpëtimi është për atë që ndjek Rrugën e Drejtë.

  48. إِنَّا قَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡنَآ أَنَّ ٱلۡعَذَابَ عَلَىٰ مَن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

    Open ayah 20:48

    Neve na është shpallur se dënimi është për atë që përgënjeshtron <i>(të dërguarit)</i> dhe ia kthen shpinën besimit”.

  49. قَالَ فَمَن رَّبُّكُمَا يَٰمُوسَىٰ

    Open ayah 20:49

    Faraoni tha: “E kush është, atëherë Zoti juaj, o Musa?”

  50. قَالَ رَبُّنَا ٱلَّذِيٓ أَعۡطَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ خَلۡقَهُۥ ثُمَّ هَدَىٰ 

    Open ayah 20:50

    Musai Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë formën e vet (të krijimit) dhe pastaj e ka udhëzuar.”

  51. قَالَ فَمَا بَالُ ٱلۡقُرُونِ ٱلۡأُولَىٰ

    Open ayah 20:51

    Faraoni tha: “Si është, atëherë gjendja e popujve të hershëm?”

  52. قَالَ عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّي فِي كِتَٰبٖۖ لَّا يَضِلُّ رَبِّي وَلَا يَنسَى

    Open ayah 20:52

    Musai Tha: “Dija për ata është te Zoti im, e shënuar, ashtu siç duhet, në një libër. Zoti im nuk gabon asnjëherë e as nuk harron asnjëherë”.

  53. ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مَهۡدٗا وَسَلَكَ لَكُمۡ فِيهَا سُبُلٗا وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّن نَّبَاتٖ شَتَّىٰ

    Open ayah 20:53

    <i> (Zoti im)</i> është Ai, i cili e ka bërë Tokën si qilim për ju dhe për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të. Ai e ka zbritur ujin prej qielli dhe me të mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme.

  54. كُلُواْ وَٱرۡعَوۡاْ أَنۡعَٰمَكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ

    Open ayah 20:54

    Hani <i>(nga mirësitë e Tij)</i> dhe kulloteni bagëtinë tuaj <i>(në atë bimësi)</i>. Vërtet, në të gjitha këto ka Shenja për ata që mendojnë.

  55. ۞مِنۡهَا خَلَقۡنَٰكُمۡ وَفِيهَا نُعِيدُكُمۡ وَمِنۡهَا نُخۡرِجُكُمۡ تَارَةً أُخۡرَىٰ

    Open ayah 20:55

    Prej asaj <i>(tokës)</i> ju krijuam, në të do t’ju kthejmë përsëri e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.

  56. وَلَقَدۡ أَرَيۡنَٰهُ ءَايَٰتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ

    Open ayah 20:56

    Ne ia treguam atij <i>(Faraonit)</i> të gjitha Argumentet Tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi ato.

  57. قَالَ أَجِئۡتَنَا لِتُخۡرِجَنَا مِنۡ أَرۡضِنَا بِسِحۡرِكَ يَٰمُوسَىٰ

    Open ayah 20:57

    Faraoni tha: “O Musa! Mos vallë, na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë <i>(prej Egjiptit)</i>?

  58. فَلَنَأۡتِيَنَّكَ بِسِحۡرٖ مِّثۡلِهِۦ فَٱجۡعَلۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكَ مَوۡعِدٗا لَّا نُخۡلِفُهُۥ نَحۡنُ وَلَآ أَنتَ مَكَانٗا سُوٗى

    Open ayah 20:58

    Por, Ne do të të sjellim ty një magji të ngjashme. Cakto midis nesh e teje një kohë dhe vend të përshtatshëm takimi, që nuk do ta thyenim as ne e as ti!”.

  59. قَالَ مَوۡعِدُكُمۡ يَوۡمُ ٱلزِّينَةِ وَأَن يُحۡشَرَ ٱلنَّاسُ ضُحٗى

    Open ayah 20:59

    Musai tha: “Koha e caktuar le të jetë Dita e Festës, që njerëzit të tubohen paradite.”.

  60. فَتَوَلَّىٰ فِرۡعَوۡنُ فَجَمَعَ كَيۡدَهُۥ ثُمَّ أَتَىٰ 

    Open ayah 20:60

    Kështu, Faraoni u kthye, tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën <i>(dhe vendin)</i> e caktuar.

  61. قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ وَيۡلَكُمۡ لَا تَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا فَيُسۡحِتَكُم بِعَذَابٖۖ وَقَدۡ خَابَ مَنِ ٱفۡتَرَىٰ

    Open ayah 20:61

    Musai u tha atyre <i>(magjistarëve)</i>: “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut sepse do t’ju shkatërrojë me ndonjë dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon <i>(gënjeshtra kundër Allahut)</i>, ka për të dështuar.”.

  62. فَتَنَٰزَعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَىٰ

    Open ayah 20:62

    Ata <i>(magjistarët)</i> diskutuan <i>(mes tyre)</i> për këtë çështje, por e mbajtën të fshehtë bisedën.

  63. قَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَٰنِ لَسَٰحِرَٰنِ يُرِيدَانِ أَن يُخۡرِجَاكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِمَا وَيَذۡهَبَا بِطَرِيقَتِكُمُ ٱلۡمُثۡلَىٰ

    Open ayah 20:63

    Pastaj <i>(sipas urdhrit të Faraonit)</i> thanë: “Këta të dy janë magjistarë, që duan t’ju nxjerrin nga toka juaj me magjinë e tyre dhe ta zhdukin rrugën tuaj që, pa dyshim, është më e drejta.”.

  64. فَأَجۡمِعُواْ كَيۡدَكُمۡ ثُمَّ ٱئۡتُواْ صَفّٗاۚ وَقَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡيَوۡمَ مَنِ ٱسۡتَعۡلَىٰ

    Open ayah 20:64

    Prandaj vendosni seriozisht për çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok e të bashkuar! Ai që triumfon sot, ai ka fituar.

  65. قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَلۡقَىٰ

    Open ayah 20:65

    Ata thanë: “O Musa! A do të hedhësh ti, apo të hedhim ne të parët?”

  66. قَالَ بَلۡ أَلۡقُواْۖ فَإِذَا حِبَالُهُمۡ وَعِصِيُّهُمۡ يُخَيَّلُ إِلَيۡهِ مِن سِحۡرِهِمۡ أَنَّهَا تَسۡعَىٰ

    Open ayah 20:66

    Musai<i> </i>tha: “Hidhni ju!” Dhe ja, atij iu duk, nga magjia e tyre se litarët dhe shkopinjtë <i>(e magjistarëve)</i> po lëviznin <i>(si gjarpërinj)</i>.

  67. فَأَوۡجَسَ فِي نَفۡسِهِۦ خِيفَةٗ مُّوسَىٰ

    Open ayah 20:67

    Kështu, Musai ndjeu në vetvete njëfarë frike.

  68. قُلۡنَا لَا تَخَفۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡأَعۡلَىٰ

    Open ayah 20:68

    Ne i thamë atij: “Mos ki frikë! Sepse është e sigurt se ti do të jesh triumfues.”

  69. وَأَلۡقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلۡقَفۡ مَا صَنَعُوٓاْۖ إِنَّمَا صَنَعُواْ كَيۡدُ سَٰحِرٖۖ وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّاحِرُ حَيۡثُ أَتَىٰ

    Open ayah 20:69

    Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë <i>(shkopin)</i> që t’i gëlltisë menjëherë ato që bënë ata! Ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër, përveçse mashtrim magjistari dhe magjistari kurrë nuk fiton, kudo qoftë.

  70. فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سُجَّدٗا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ هَٰرُونَ وَمُوسَىٰ 

    Open ayah 20:70

    Atëherë, magjistarët u hodhën në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe të Musait.”

  71. قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَۖ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ فِي جُذُوعِ ٱلنَّخۡلِ وَلَتَعۡلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابٗا وَأَبۡقَىٰ

    Open ayah 20:71

    Faraoni tha: “A i besuat atij para se unë t’ju jap leje?! Ai <i>(Musai) </i>është prijësi juaj, ai që jua mësoi magjinë! Unë do t’jua pres duart e këmbët në të kundërtën e njëratjetrës e do t’ju mbërthej në trungjet e hurmave. Atëherë do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e të pandërprerë.”

  72. قَالُواْ لَن نُّؤۡثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلَّذِي فَطَرَنَاۖ فَٱقۡضِ مَآ أَنتَ قَاضٍۖ إِنَّمَا تَقۡضِي هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَآ

    Open ayah 20:72

    Ata thanë: “Ne kurrë nuk do të të japim përparësi ty ndaj Argumentave të qarta, që na erdhën dhe ndaj Atij që na krijoi. Prandaj, gjyko për ne si të duash! Ti mund të gjykosh <i>(dhe të dënosh)</i> vetëm në jetën e kësaj bote.”

  73. إِنَّآ ءَامَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغۡفِرَ لَنَا خَطَٰيَٰنَا وَمَآ أَكۡرَهۡتَنَا عَلَيۡهِ مِنَ ٱلسِّحۡرِۗ وَٱللَّهُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ

    Open ayah 20:73

    Ne besuam në Zotin tone. Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove <i>(t'i bënim)</i>. Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi.

  74. إِنَّهُۥ مَن يَأۡتِ رَبَّهُۥ مُجۡرِمٗا فَإِنَّ لَهُۥ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ

    Open ayah 20:74

    Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë.

  75. وَمَن يَأۡتِهِۦ مُؤۡمِنٗا قَدۡ عَمِلَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلدَّرَجَٰتُ ٱلۡعُلَىٰ

    Open ayah 20:75

    Ndërsa ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira, i presin grada të larta.

  76. جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ مَن تَزَكَّىٰ

    Open ayah 20:76

    Ato janë Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atyre që janë pastruar <i>(nga mosbesimi)</i>.

  77. وَلَقَدۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِي فَٱضۡرِبۡ لَهُمۡ طَرِيقٗا فِي ٱلۡبَحۡرِ يَبَسٗا لَّا تَخَٰفُ دَرَكٗا وَلَا تَخۡشَىٰ

    Open ayah 20:77

    Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi dhe hapu atyre një rrugë të tharë nëpër det! Dhe mos ki frikë se do të të kapë Faraoni dhe as se do të fundosesh!”.

  78. فَأَتۡبَعَهُمۡ فِرۡعَوۡنُ بِجُنُودِهِۦ فَغَشِيَهُم مِّنَ ٱلۡيَمِّ مَا غَشِيَهُمۡ

    Open ayah 20:78

    Pastaj, Faraoni iu vu pas atyre <i>(bijve të Izraelit)</i> me ushtrinë e vet, por ata i mbuloi ajo që i mbuloi.

  79. وَأَضَلَّ فِرۡعَوۡنُ قَوۡمَهُۥ وَمَا هَدَىٰ

    Open ayah 20:79

    Faraoni e çoi në humbje popullin e vet në vend që ta udhëzonte në rrugë të drejtë.

  80. يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ قَدۡ أَنجَيۡنَٰكُم مِّنۡ عَدُوِّكُمۡ وَوَٰعَدۡنَٰكُمۡ جَانِبَ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنَ وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰ 

    Open ayah 20:80

    O bijt e izraelit! Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ju dhamë një premtim <i>(për shpalljen e Teuratit)</i> në anën e djathtë të Turi Sinait dhe ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza.

  81. كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ وَلَا تَطۡغَوۡاْ فِيهِ فَيَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبِيۖ وَمَن يَحۡلِلۡ عَلَيۡهِ غَضَبِي فَقَدۡ هَوَىٰ

    Open ayah 20:81

    <i>(Dhe ju thamë):</i> Hani nga të mirat që ju dhuruam, e mos i kaloni kufijtë <i> </i> dhe t’ju godasë Zemërimi Im! Dhe ata që i godet zemërimi Im shkatërrohen, vërtet.

  82. وَإِنِّي لَغَفَّارٞ لِّمَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا ثُمَّ ٱهۡتَدَىٰ

    Open ayah 20:82

    Por, pa dyshim, Unë jam Ai që e fal përsëri e përsëri atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe përqendrohet në rrugën e drejtë.

  83. ۞وَمَآ أَعۡجَلَكَ عَن قَوۡمِكَ يَٰمُوسَىٰ

    Open ayah 20:83

    <i>(Kur Musai u ngjit në mal, Allahu i tha)</i>: Përse nxitove para popullit tënd, o Musa?”

  84. قَالَ هُمۡ أُوْلَآءِ عَلَىٰٓ أَثَرِي وَعَجِلۡتُ إِلَيۡكَ رَبِّ لِتَرۡضَىٰ

    Open ayah 20:84

    Musai tha: “Ja, ata po vijnë fill pas gjurmëve të mia dhe unë nxitova të vij tek ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua.”

  85. قَالَ فَإِنَّا قَدۡ فَتَنَّا قَوۡمَكَ مِنۢ بَعۡدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِيُّ

    Open ayah 20:85

    Allahu tha: “Ne e vumë në provë popullin tend kur ti nuk ishe me ta dhe Samiriu i çoi ata në humbje.”

  86. فَرَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ غَضۡبَٰنَ أَسِفٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَمۡ يَعِدۡكُمۡ رَبُّكُمۡ وَعۡدًا حَسَنًاۚ أَفَطَالَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡعَهۡدُ أَمۡ أَرَدتُّمۡ أَن يَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبٞ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَخۡلَفۡتُم مَّوۡعِدِي

    Open ayah 20:86

    Musai u kthye te populli i vet i zemëruar e i pikëlluar dhe tha: “O populli im! A nuk ju premtoi Zoti juaj një premtim të mirë? Apo mos vallë ju duk kohë e gjatë e ju e harruat premtimin? Apo dëshiruat të zbresë zemërimi nga Zoti juaj dhe e thyet besën që më patët dhënë?”.

  87. قَالُواْ مَآ أَخۡلَفۡنَا مَوۡعِدَكَ بِمَلۡكِنَا وَلَٰكِنَّا حُمِّلۡنَآ أَوۡزَارٗا مِّن زِينَةِ ٱلۡقَوۡمِ فَقَذَفۡنَٰهَا فَكَذَٰلِكَ أَلۡقَى ٱلسَّامِرِيُّ

    Open ayah 20:87

    Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën, që të patëm dhënë me vullnetin tonë. Por, Ne ishim ngarkuar rëndë me stolitë e popullit <i>(të Faraonit)</i> dhe i hodhëm ato <i>(në zjarr)</i>. Dhe këtë e bëmë se na tha Samiriju”.

  88. فَأَخۡرَجَ لَهُمۡ عِجۡلٗا جَسَدٗا لَّهُۥ خُوَارٞ فَقَالُواْ هَٰذَآ إِلَٰهُكُمۡ وَإِلَٰهُ مُوسَىٰ فَنَسِيَ

    Open ayah 20:88

    Ai <i>(Samiriju)</i> nxorri përpara njerëzve imazhin e një viçi me trup <i>(të gdhendur)</i> që dukej se pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai <i>(Musai)</i> e ka harruar”.

  89. أَفَلَا يَرَوۡنَ أَلَّا يَرۡجِعُ إِلَيۡهِمۡ قَوۡلٗا وَلَا يَمۡلِكُ لَهُمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗا

    Open ayah 20:89

    A nuk e kuptonin ata se ai <i>(viçi)</i> as nuk mund t'u thoshte atyre një fjalë <i>(si pëgjigje)</i>, e as mund t’u bënte as dobi e as dëm?

  90. وَلَقَدۡ قَالَ لَهُمۡ هَٰرُونُ مِن قَبۡلُ يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا فُتِنتُم بِهِۦۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَٱتَّبِعُونِي وَأَطِيعُوٓاْ أَمۡرِي 

    Open ayah 20:90

    Haruni u pat thënë më parë: “O populli im! Ju po sprovoheni me të <i>(me viçin e gëdhendur)</i>. Nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, prandaj ejani pas meje dhe bindjuni urdhrit tim!”.

  91. قَالُواْ لَن نَّبۡرَحَ عَلَيۡهِ عَٰكِفِينَ حَتَّىٰ يَرۡجِعَ إِلَيۡنَا مُوسَىٰ

    Open ayah 20:91

    Ata i thanë: “Ne nuk do t’i ndahemi këtij adhurimi <i>(të viçit)</i> derisa Musai të kthehet te ne.”.

  92. قَالَ يَٰهَٰرُونُ مَا مَنَعَكَ إِذۡ رَأَيۡتَهُمۡ ضَلُّوٓاْ

    Open ayah 20:92

    Musai tha: “O Harun! Ç’të pengoi ty që të vije pas meje, kur pe se ata morën rrugën e gabuar?

  93. أَلَّا تَتَّبِعَنِۖ أَفَعَصَيۡتَ أَمۡرِي

    Open ayah 20:93

    Mos vallë edhe ti e kundërshtove urdhrin tim?”

  94. قَالَ يَبۡنَؤُمَّ لَا تَأۡخُذۡ بِلِحۡيَتِي وَلَا بِرَأۡسِيٓۖ إِنِّي خَشِيتُ أَن تَقُولَ فَرَّقۡتَ بَيۡنَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَمۡ تَرۡقُبۡ قَوۡلِي

    Open ayah 20:94

    Haruni tha: “O bir i nënës sime! Mos më kap as për mjekre, as për flokësh! Në të vërtetë pata frikë se do të thoshe: "I përçave beni israilët dhe nuk e respektove fjalën time?”

  95. قَالَ فَمَا خَطۡبُكَ يَٰسَٰمِرِيُّ

    Open ayah 20:95

    Musai tha: “Si është, atëherë puna jote, o Samiri?”

  96. قَالَ بَصُرۡتُ بِمَا لَمۡ يَبۡصُرُواْ بِهِۦ فَقَبَضۡتُ قَبۡضَةٗ مِّنۡ أَثَرِ ٱلرَّسُولِ فَنَبَذۡتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتۡ لِي نَفۡسِي

    Open ayah 20:96

    Samiriu tha: “Unë pashë atë që ata nuk e panë. Unë mora një grusht <i>(dh</i><i>e</i><i>)</i> nga gjurma e të dërguarit <i>(Xhibrilit)</i> dhe ia hodha atij <i>(viçit).</i> Ja, kështu më tha vetja ime.”.

  97. قَالَ فَٱذۡهَبۡ فَإِنَّ لَكَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ أَن تَقُولَ لَا مِسَاسَۖ وَإِنَّ لَكَ مَوۡعِدٗا لَّن تُخۡلَفَهُۥۖ وَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ إِلَٰهِكَ ٱلَّذِي ظَلۡتَ عَلَيۡهِ عَاكِفٗاۖ لَّنُحَرِّقَنَّهُۥ ثُمَّ لَنَنسِفَنَّهُۥ فِي ٱلۡيَمِّ نَسۡفًا

    Open ayah 20:97

    Musai tha: “Atëherë ik! Sa të jesh gjallë ke për të thënë: “Mos më prekni!” Përveç kësaj ty të pret edhe një afat <i>(dënimi)</i>, që nuk do të thyhet. Tani shikoje zotin tend, që e adhurove me përkushtim! Ne do ta djegim atë dhe do ta shpërhapim nëpër det”.

  98. إِنَّمَآ إِلَٰهُكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ وَسِعَ كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمٗا

    Open ayah 20:98

    Por Zoti juaj <i>(që meriton adhu</i><i></i><i>rimet)</i> është vetëm Allahu. Përveç Tij nuk ka zot tjetër <i>(të denjë për adhurim)</i> dhe dituria e Tij përfshin çdo gjë.

  99. كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ مَا قَدۡ سَبَقَۚ وَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكۡرٗا

    Open ayah 20:99

    Ja kështu, Ne po të tregojmë ty disa nga historitë që kanë ndodhur dhe Ne të kemi dërguar, nga ana Jonë, një shpallje <i>(Kur'anin)</i> plot këshilla <i>(e përkujtime)</i>.

  100. مَّنۡ أَعۡرَضَ عَنۡهُ فَإِنَّهُۥ يَحۡمِلُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وِزۡرًا 

    Open ayah 20:100

    Kush i kthen shpinën këtij <i>(Kur’anit)</i>, ai do të bartë në Ditën e Kijametit barrën më të rëndë.

  101. خَٰلِدِينَ فِيهِۖ وَسَآءَ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ حِمۡلٗا 

    Open ayah 20:101

    Nën atë <i>(barrë)</i> do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa e keqe është ajo barrë që do të mbajnë në ditën e Kijametit!

  102. يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ وَنَحۡشُرُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٖ زُرۡقٗا 

    Open ayah 20:102

    Ditën kur do t'i fryhet Surit, Ne do t'i tubojmë keqbërësit të nxirosur.

  103. يَتَخَٰفَتُونَ بَيۡنَهُمۡ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا عَشۡرٗا 

    Open ayah 20:103

    Ata i pëshpërisin njëri tjetrit: Nuk qëndruat <i>(në Dunja)</i> më shumë se dhjetë ditë.

  104. نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذۡ يَقُولُ أَمۡثَلُهُمۡ طَرِيقَةً إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا يَوۡمٗا 

    Open ayah 20:104

    Ne e dimë shumë mirë çfarë do të flasin ata, kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!”

  105. وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡجِبَالِ فَقُلۡ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسۡفٗا 

    Open ayah 20:105

    Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”.

  106. فَيَذَرُهَا قَاعٗا صَفۡصَفٗا 

    Open ayah 20:106

    Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie.

  107. لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجٗا وَلَآ أَمۡتٗا 

    Open ayah 20:107

    As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.

  108. يَوۡمَئِذٖ يَتَّبِعُونَ ٱلدَّاعِيَ لَا عِوَجَ لَهُۥۖ وَخَشَعَتِ ٱلۡأَصۡوَاتُ لِلرَّحۡمَٰنِ فَلَا تَسۡمَعُ إِلَّا هَمۡسٗا 

    Open ayah 20:108

    Atë Ditë ata do të shkojnë pas thirrësit e nuk do të mund t'i largohen atij. Të gjitha zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit dhe nuk do të dëgjohet asgjë përveçse pëshpërimë.

  109. يَوۡمَئِذٖ لَّا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَرَضِيَ لَهُۥ قَوۡلٗا 

    Open ayah 20:109

    Atë ditë nuk bën dobi ndërmjetësimi, përveçse atyre për të cilët e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi <i>(të ndërmjetësojnë)</i> dhe fjala e të cilëve është e pranueshme tek Ai.

  110. يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِۦ عِلۡمٗا 

    Open ayah 20:110

    Ai i di gjithçka para tyre dhe ato që vijnë pas, por dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë.

  111. ۞وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ وَقَدۡ خَابَ مَنۡ حَمَلَ ظُلۡمٗا

    Open ayah 20:111

    Të gjitha fytyrat do t'i përulen të Gjallit, të Përjetshmit të Gjithfuqishëm. Nuk ka dyshim se ka humbur ai që mbart padrejtësinë <i>(në shpinë)</i>.

  112. وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا يَخَافُ ظُلۡمٗا وَلَا هَضۡمٗا

    Open ayah 20:112

    Por kush bën vepra të mira dhe është besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi <i>(në shpërblim)</i>.

  113. وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا وَصَرَّفۡنَا فِيهِ مِنَ ٱلۡوَعِيدِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ أَوۡ يُحۡدِثُ لَهُمۡ ذِكۡرٗا

    Open ayah 20:113

    Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an në gjuhën arabe dhe shpjeguam me hollësi disa nga paralajmërimet, që ata të mund të ruhen ose që ai <i>(Kur’ani)</i> t’i bëjë ta kujtojnë <i>(Atë)</i>.

  114. فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۗ وَلَا تَعۡجَلۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مِن قَبۡلِ أَن يُقۡضَىٰٓ إِلَيۡكَ وَحۡيُهُۥۖ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا

    Open ayah 20:114

    I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i vërtetë! Mos nxito <i>(o Muhamed!)</i> për ta lexuar Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”

  115. وَلَقَدۡ عَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ ءَادَمَ مِن قَبۡلُ فَنَسِيَ وَلَمۡ نَجِدۡ لَهُۥ عَزۡمٗا

    Open ayah 20:115

    Ne e patëm urdhëruar Ademin <i>(të mos i afrohej pemës)</i>, por ai harroi. Ne nuk gjetëm vendosmëri tek ai.

  116. وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ

    Open ayah 20:116

    Kujto kur Ne u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit!" Dhe ata ranë në sexhde të gjithë, përveç Iblisit, ai refuzoi.”

  117. فَقُلۡنَا يَٰٓـَٔادَمُ إِنَّ هَٰذَا عَدُوّٞ لَّكَ وَلِزَوۡجِكَ فَلَا يُخۡرِجَنَّكُمَا مِنَ ٱلۡجَنَّةِ فَتَشۡقَىٰٓ

    Open ayah 20:117

    Pastaj Ne i thamë: “O Adem! Ky është armiku yt dhe i bashkëshortes sate. Prandaj ruhuni që të mos ju nxjerrë nga Xheneti, e t’ju futë në dëshpërim.”.

  118. إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعۡرَىٰ

    Open ayah 20:118

    "Aty <i>(në Xhenet)</i> ti nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur.

  119. وَأَنَّكَ لَا تَظۡمَؤُاْ فِيهَا وَلَا تَضۡحَىٰ

    Open ayah 20:119

    Aty <i>(në xhenet)</i> nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë."

  120. فَوَسۡوَسَ إِلَيۡهِ ٱلشَّيۡطَٰنُ قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ هَلۡ أَدُلُّكَ عَلَىٰ شَجَرَةِ ٱلۡخُلۡدِ وَمُلۡكٖ لَّا يَبۡلَىٰ 

    Open ayah 20:120

    Por, atë e ngacmoi shejtani, duke i thënë: “O Adem! A do të të çoj te Pema e përjetësisë dhe te sundimi që nuk shkatërrohet asnjëherë?”

  121. فَأَكَلَا مِنۡهَا فَبَدَتۡ لَهُمَا سَوۡءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخۡصِفَانِ عَلَيۡهِمَا مِن وَرَقِ ٱلۡجَنَّةِۚ وَعَصَىٰٓ ءَادَمُ رَبَّهُۥ فَغَوَىٰ

    Open ayah 20:121

    Ata hëngrën që të dy nga ajo pemë dhe kështu i'u zbulua aureti <i>(vendet e turpshme)</i>. Pastaj, nisën të mbulonin veten me gjethe nëpër Xhenet. Kështu, Ademi e theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.

  122. ثُمَّ ٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَتَابَ عَلَيۡهِ وَهَدَىٰ

    Open ayah 20:122

    Por, Zoti i Tij e bëri atë prej të zgjedhurve, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë.

  123. قَالَ ٱهۡبِطَا مِنۡهَا جَمِيعَۢاۖ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوّٞۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَنِ ٱتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشۡقَىٰ

    Open ayah 20:123

    Ai <i>(Allahu)</i> u tha: “'Zbritni prej tij <i>(xhenetit)</i> ju të dy, të gjithë <i>(së bashku)</i>! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Por,<i> </i> nëse ju vjen prej meje udhëzim <i>(libër e profet)</i>, kush i përmbahet udhëzimit Tim, nuk ka për ta humbur rrugën e tij, e as nuk do të bjerë në dëshpërim.”.

  124. وَمَنۡ أَعۡرَضَ عَن ذِكۡرِي فَإِنَّ لَهُۥ مَعِيشَةٗ ضَنكٗا وَنَحۡشُرُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَعۡمَىٰ

    Open ayah 20:124

    Por, kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe Ditën e Kijametit do ta ringjall të verbër."

  125. قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرۡتَنِيٓ أَعۡمَىٰ وَقَدۡ كُنتُ بَصِيرٗا

    Open ayah 20:125

    Ai <i>(që nuk besoi)</i> do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?”

  126. قَالَ كَذَٰلِكَ أَتَتۡكَ ءَايَٰتُنَا فَنَسِيتَهَاۖ وَكَذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمَ تُنسَىٰ

    Open ayah 20:126

    Ai <i>(Allahu)</i> do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur”.

  127. وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَنۡ أَسۡرَفَ وَلَمۡ يُؤۡمِنۢ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦۚ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَشَدُّ وَأَبۡقَىٰٓ

    Open ayah 20:127

    Dhe kështu e shpërblejmë Ne atë që i tejkalon të gjitha kufijtë dhe nuk beson në Argumentet e Zotit të vet. Por dënimi në Botën Tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.

  128. أَفَلَمۡ يَهۡدِ لَهُمۡ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ يَمۡشُونَ فِي مَسَٰكِنِهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ

    Open ayah 20:128

    A nuk është paralajmërim për ata <i>(që të kujtojnë)</i> se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve <i>(tani)</i> janë duke ecur? Sigurisht, në këtë ka Argumente për ata që kanë arsye të shëndoshë.

  129. وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَكَانَ لِزَامٗا وَأَجَلٞ مُّسَمّٗى

    Open ayah 20:129

    Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim <i>(si popujt e shkuar)</i>.

  130. فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ غُرُوبِهَاۖ وَمِنۡ ءَانَآيِٕ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡ وَأَطۡرَافَ ٱلنَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرۡضَىٰ 

    Open ayah 20:130

    Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi.

  131. وَلَا تَمُدَّنَّ عَيۡنَيۡكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّنۡهُمۡ زَهۡرَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا لِنَفۡتِنَهُمۡ فِيهِۚ وَرِزۡقُ رَبِّكَ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰ

    Open ayah 20:131

    Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre <i>(jobesimtarë)</i>, për t’i sprovuar me të! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.

  132. وَأۡمُرۡ أَهۡلَكَ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱصۡطَبِرۡ عَلَيۡهَاۖ لَا نَسۡـَٔلُكَ رِزۡقٗاۖ نَّحۡنُ نَرۡزُقُكَۗ وَٱلۡعَٰقِبَةُ لِلتَّقۡوَىٰ

    Open ayah 20:132

    Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim <i>(as për ty, as për familjen tënde)</i>. Ne të furnizojmë ty <i>(dhe ata)</i>. Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria.

  133. وَقَالُواْ لَوۡلَا يَأۡتِينَا بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّهِۦٓۚ أَوَلَمۡ تَأۡتِهِم بَيِّنَةُ مَا فِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ

    Open ayah 20:133

    Ata thonë: “Përse nuk na sjell ai ndonjë Argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre <i>(në Kur’an)</i> Argument i qartë për gjithçka që qe në Librat e mëparshëm të shpalljeve?”.

  134. وَلَوۡ أَنَّآ أَهۡلَكۡنَٰهُم بِعَذَابٖ مِّن قَبۡلِهِۦ لَقَالُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولٗا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ مِن قَبۡلِ أَن نَّذِلَّ وَنَخۡزَىٰ

    Open ayah 20:134

    Dhe sikur Ne t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para këtij <i>(Kur’anit)</i>, ata do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe çuar ndonjë të dërguar, ne do ta kishim ndjekur me siguri shpalljen Tënde, para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim.”.

  135. قُلۡ كُلّٞ مُّتَرَبِّصٞ فَتَرَبَّصُواْۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ أَصۡحَٰبُ ٱلصِّرَٰطِ ٱلسَّوِيِّ وَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ

    Open ayah 20:135

    Thuaj: “Të gjithë janë duke pritur. Prisni atëherë edhe ju! Së shpejti ju do ta dini se kush ishin ndjekësit e rrugës së drejtë dhe se kush ishin ata që u udhëzuan në të vërtetën.”.