الدخان
Ad-Dukhaan
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
حمٓ
Open ayah 44:1<i>Ha, Mim</i>.
وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ
Open ayah 44:2Betohem në Librin e qartë.
إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ فِي لَيۡلَةٖ مُّبَٰرَكَةٍۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ
Open ayah 44:3Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar <i>(popujt)</i>.
فِيهَا يُفۡرَقُ كُلُّ أَمۡرٍ حَكِيمٍ
Open ayah 44:4Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë,
أَمۡرٗا مِّنۡ عِندِنَآۚ إِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ
Open ayah 44:5Me urdhër nga ana Jonë. Ne kemi dërguar gjithmonë profetë.
رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
Open ayah 44:6Kjo është mëshirë nga Zoti yt. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.
رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ
Open ayah 44:7Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre, nëse jeni të bindur.
لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 44:8Nuk ka zot tjetër <i>(që meriton të adhurohet)</i> përveç Tij. Ai jep jetën dhe sjell vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë.
بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ يَلۡعَبُونَ
Open ayah 44:9Kurse ata dyshojnë e luajnë <i>(me të vërtetën)</i>.
فَٱرۡتَقِبۡ يَوۡمَ تَأۡتِي ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٖ مُّبِينٖ
Open ayah 44:10Qëndro në pritje të ditës kur qielli të lëshojë një tym të qartë.
يَغۡشَى ٱلنَّاسَۖ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٞ
Open ayah 44:11Ai do t’i mbulojë njerëzit e ky do të jetë një ndëshkim i dhembshëm.
رَّبَّنَا ٱكۡشِفۡ عَنَّا ٱلۡعَذَابَ إِنَّا مُؤۡمِنُونَ
Open ayah 44:12“Zoti ynë! Largoje dënimin prej nesh! Ne tashmë jemi besimtarë.”
أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكۡرَىٰ وَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مُّبِينٞ
Open ayah 44:13E si mund të përfitojnë më ata nga këshillat, kur atyre u erdhi Profeti me mesazh të qartë,
ثُمَّ تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَقَالُواْ مُعَلَّمٞ مَّجۡنُونٌ
Open ayah 44:14Ndërsa ata i kthyen shpinën atij, duke thënë: “Ai është një i mësuar i çmendur.”.
إِنَّا كَاشِفُواْ ٱلۡعَذَابِ قَلِيلًاۚ إِنَّكُمۡ عَآئِدُونَ
Open ayah 44:15Ne do t’jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni përsëri të kotës.
يَوۡمَ نَبۡطِشُ ٱلۡبَطۡشَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ
Open ayah 44:16Ditën kur të godasë Dënimi i madh, Ne do të ndëshkojmë <i>(mohuesit)</i>!
۞وَلَقَدۡ فَتَنَّا قَبۡلَهُمۡ قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ وَجَآءَهُمۡ رَسُولٞ كَرِيمٌ
Open ayah 44:17Përpara tyre, Ne sprovuam popullin e Faraonit dhe atyre u erdhi një i dërguar i zgjedhur.
أَنۡ أَدُّوٓاْ إِلَيَّ عِبَادَ ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Open ayah 44:18<i> (Musai u tha:)</i> “M’i lini mua robërit e Allahut! Unë jam për ju një i dërguar besnik.
وَأَن لَّا تَعۡلُواْ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنِّيٓ ءَاتِيكُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ
Open ayah 44:19Mos u tregoni arrogantë ndaj Allahut, sepse unë po vij te ju me shenja të qarta.
وَإِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمۡ أَن تَرۡجُمُونِ
Open ayah 44:20Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që ju të mos më vrisni me gurë.
وَإِن لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ لِي فَٱعۡتَزِلُونِ
Open ayah 44:21Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!”
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ مُّجۡرِمُونَ
Open ayah 44:22Ai <i>(Musai)</i> iu lut Zotit të vet: “Këta janë vërtet një popull keqbërës!”.
فَأَسۡرِ بِعِبَادِي لَيۡلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ
Open ayah 44:23<i>(Zoti tha:)</i> “Bashkë me adhuruesit e Mi udhëtoni gjatë natës! Ata do t’ju ndjekin nga pas!
وَٱتۡرُكِ ٱلۡبَحۡرَ رَهۡوًاۖ إِنَّهُمۡ جُندٞ مُّغۡرَقُونَ
Open ayah 44:24Lëre detin pas, ashtu si është, sepse ushtria e tyre do të mbytet.”
كَمۡ تَرَكُواْ مِن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ
Open ayah 44:25Sa e sa kopshte e burime lanë pas!
وَزُرُوعٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ
Open ayah 44:26Sa ara të mbjella e vende të bukura!
وَنَعۡمَةٖ كَانُواْ فِيهَا فَٰكِهِينَ
Open ayah 44:27Sa begati e stoli, me të cilat argëtoheshin!
كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ
Open ayah 44:28Të gjitha ato Ne ua lamë trashëgim një populli tjetër.
فَمَا بَكَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِينَ
Open ayah 44:29Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka dhe as nuk patën kohë <i>(që ti shpëtonin ndëshkimit)</i>.
وَلَقَدۡ نَجَّيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ
Open ayah 44:30Ne i shpëtuam bijtë e Israilit prej dënimit poshtërues,
مِن فِرۡعَوۡنَۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيٗا مِّنَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
Open ayah 44:31Prej Faraonit, i cili qe mizor dhe i shfrenuar.
وَلَقَدِ ٱخۡتَرۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ عِلۡمٍ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 44:32Ne, me dije të plotë, i zgjodhëm ata ndër popujt e tjerë
وَءَاتَيۡنَٰهُم مِّنَ ٱلۡأٓيَٰتِ مَا فِيهِ بَلَٰٓؤٞاْ مُّبِينٌ
Open ayah 44:33E u dhamë shenja, në të cilat kishte prova të qarta.
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ
Open ayah 44:34Ata thonë:
إِنۡ هِيَ إِلَّا مَوۡتَتُنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُنشَرِينَ
Open ayah 44:35“Ajo që ekziston vërtet është veçse vdekja jonë e parë dhe ne nuk kemi për t'u ringjallur.
فَأۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Open ayah 44:36Përndryshe, na i sillni këtu etërit tanë, nëse thoni të vërtetën!”
أَهُمۡ خَيۡرٌ أَمۡ قَوۡمُ تُبَّعٖ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ
Open ayah 44:37A janë këta më të mirë se populli i Tubbeit apo se pararendësit e mëhershëm të tyre, të cilët Ne i shkatërruam?! Ata ishin keqbërës!
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ
Open ayah 44:38Ne nuk i krijuam qiejt, Tokën dhe ç’ka ndërmjet tyre për kotësi.
مَا خَلَقۡنَٰهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Open ayah 44:39Ne i krijuam ato veçse me një qëllim të madh, por shumica e tyre nuk dinë.
إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ مِيقَٰتُهُمۡ أَجۡمَعِينَ
Open ayah 44:40Dita e Kijametit është premtimi i pakthyeshëm për të gjithë.
يَوۡمَ لَا يُغۡنِي مَوۡلًى عَن مَّوۡلٗى شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ
Open ayah 44:41Atë ditë, miku nuk mund ta mbrojë dot mikun dhe as nuk mund ta ndihmojë <i>(për të arritur shpërblimin)</i>,
إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Open ayah 44:42Përveç atyre që Allahu i ka mëshiruar. Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.
إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ
Open ayah 44:43Është e vërtetë se pema e Zekumit,
طَعَامُ ٱلۡأَثِيمِ
Open ayah 44:44Do të jetë ushqim i keqbërësve.
كَٱلۡمُهۡلِ يَغۡلِي فِي ٱلۡبُطُونِ
Open ayah 44:45Si tunxh i shkrirë, ajo u vlon në bark,
كَغَلۡيِ ٱلۡحَمِيمِ
Open ayah 44:46Ashtu siç vlon uji i nxehtë.
خُذُوهُ فَٱعۡتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 44:47“Rrëmbejeni atë <i>(mosbesimtarin)</i> dhe flakeni në mes të Zjarrit,
ثُمَّ صُبُّواْ فَوۡقَ رَأۡسِهِۦ مِنۡ عَذَابِ ٱلۡحَمِيمِ
Open ayah 44:48Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!”
ذُقۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡكَرِيمُ
Open ayah 44:49Shijoje dënimin, ti krenari e fisniku <i>(i pamposhtur)</i>!
إِنَّ هَٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمۡتَرُونَ
Open ayah 44:50Ky është ai <i>(dënim)</i> për të cilin ishit në dyshim.
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٖ
Open ayah 44:51Të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt,
فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ
Open ayah 44:52Në kopshte e burime që rrjedhin.
يَلۡبَسُونَ مِن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَقَٰبِلِينَ
Open ayah 44:53Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë e do të qëndrojnë ulur ballë për ballë njëri-tjetrit.
كَذَٰلِكَ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ
Open ayah 44:54Ja, kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha.
يَدۡعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ
Open ayah 44:55Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdolloj frute e do të ndihen të sigurt.
لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلۡمَوۡتَ إِلَّا ٱلۡمَوۡتَةَ ٱلۡأُولَىٰۖ وَوَقَىٰهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 44:56Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë. Ai i ka ruajtur ata prej dënimit të Xhehenemit.
فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Open ayah 44:57Kjo është dhuratë nga Zoti yt. Ky është shpëtimi i madh!
فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ
Open ayah 44:58Ne ua bëmë të lehtë atë në gjuhën tënde, që të mund të përkujtojnë.
فَٱرۡتَقِبۡ إِنَّهُم مُّرۡتَقِبُونَ
Open ayah 44:59Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur.