الدخان

Ad-Dukhaan

The Smoke · Surah 44 · Ayahs: 59 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. Ha, Mim.

  2. وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ

    Open ayah 44:2

    Betohem në librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!

  3. إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ فِي لَيۡلَةٖ مُّبَٰرَكَةٍۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ

    Open ayah 44:3

    Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.

  4. فِيهَا يُفۡرَقُ كُلُّ أَمۡرٍ حَكِيمٍ

    Open ayah 44:4

    Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.

  5. أَمۡرٗا مِّنۡ عِندِنَآۚ إِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ

    Open ayah 44:5

    Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim, se Ne dërguam të dërguar.

  6. رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

    Open ayah 44:6

    (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është Dëgjuesi i çdo gjëje, i Gjithëdijshmi.

  7. رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ

    Open ayah 44:7

    Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.

  8. لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

    Open ayah 44:8

    Nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.

  9. بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ يَلۡعَبُونَ

    Open ayah 44:9

    Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.

  10. فَٱرۡتَقِبۡ يَوۡمَ تَأۡتِي ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٖ مُّبِينٖ 

    Open ayah 44:10

    Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.

  11. يَغۡشَى ٱلنَّاسَۖ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٞ

    Open ayah 44:11

    Ai (tymi) i përfshin njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.

  12. رَّبَّنَا ٱكۡشِفۡ عَنَّا ٱلۡعَذَابَ إِنَّا مُؤۡمِنُونَ

    Open ayah 44:12

    (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.

  13. أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكۡرَىٰ وَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مُّبِينٞ

    Open ayah 44:13

    Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre iu pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?

  14. ثُمَّ تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَقَالُواْ مُعَلَّمٞ مَّجۡنُونٌ

    Open ayah 44:14

    Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: “I mësuar prej dikujt, i çmendur”.

  15. إِنَّا كَاشِفُواْ ٱلۡعَذَابِ قَلِيلًاۚ إِنَّكُمۡ عَآئِدُونَ

    Open ayah 44:15

    Ne do t’ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni kotësisë.

  16. يَوۡمَ نَبۡطِشُ ٱلۡبَطۡشَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ

    Open ayah 44:16

    (Përkujto) Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’u hakmerremi.

  17. ۞وَلَقَدۡ فَتَنَّا قَبۡلَهُمۡ قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ وَجَآءَهُمۡ رَسُولٞ كَرِيمٌ

    Open ayah 44:17

    Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.

  18. أَنۡ أَدُّوٓاْ إِلَيَّ عِبَادَ ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

    Open ayah 44:18

    (U pat thënë): “Të m’i dorëzoni robërit e Allahut, se unë jam i dërguar besnik te ju.

  19. وَأَن لَّا تَعۡلُواْ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنِّيٓ ءَاتِيكُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

    Open ayah 44:19

    E mos bëni mendjemadhësi ndaj Allahut, unë sjell argument të sigurt.

  20. وَإِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمۡ أَن تَرۡجُمُونِ 

    Open ayah 44:20

    Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (kërcënimi), që të më gurëzoni (të më vritni).

  21. وَإِن لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ لِي فَٱعۡتَزِلُونِ

    Open ayah 44:21

    E nëse nuk më besoni, atëherë m’u hiqni (më lini të lirë)!”

  22. فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ مُّجۡرِمُونَ

    Open ayah 44:22

    E thirri Zotin e vet: “Këta janë popull kriminel”.

  23. فَأَسۡرِ بِعِبَادِي لَيۡلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ

    Open ayah 44:23

    (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.

  24. وَٱتۡرُكِ ٱلۡبَحۡرَ رَهۡوًاۖ إِنَّهُمۡ جُندٞ مُّغۡرَقُونَ

    Open ayah 44:24

    Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur), se ata janë ushtri që do të përmbytet.

  25. كَمۡ تَرَكُواْ مِن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

    Open ayah 44:25

    Sa kopshte e kroje kanë lënë!

  26. وَزُرُوعٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ

    Open ayah 44:26

    Edhe ara të mbjella e vende të bukura.

  27. وَنَعۡمَةٖ كَانُواْ فِيهَا فَٰكِهِينَ

    Open ayah 44:27

    Dhe sa të mira që i kanë përjetuar.

  28. كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ

    Open ayah 44:28

    Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.

  29. فَمَا بَكَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِينَ

    Open ayah 44:29

    Për ta nuk qanë, as qielli, e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.

  30. وَلَقَدۡ نَجَّيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ 

    Open ayah 44:30

    Ndërsa Ne i shpëtuam Beni Israilët prej vuajtjeve nënçmuese,

  31. مِن فِرۡعَوۡنَۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيٗا مِّنَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ

    Open ayah 44:31

    prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.

  32. وَلَقَدِ ٱخۡتَرۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ عِلۡمٍ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ

    Open ayah 44:32

    Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët Beni Israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.

  33. وَءَاتَيۡنَٰهُم مِّنَ ٱلۡأٓيَٰتِ مَا فِيهِ بَلَٰٓؤٞاْ مُّبِينٌ

    Open ayah 44:33

    Dhe iu dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.

  34. إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ

    Open ayah 44:34

    E këta (populli yt) me siguri do të thonë:

  35. إِنۡ هِيَ إِلَّا مَوۡتَتُنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُنشَرِينَ

    Open ayah 44:35

    “S’ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!”

  36. فَأۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

    Open ayah 44:36

    Nëse jeni të vërtetë çka thoni (i thonë Muhamedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!

  37. أَهُمۡ خَيۡرٌ أَمۡ قَوۡمُ تُبَّعٖ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ

    Open ayah 44:37

    A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.

  38. وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ

    Open ayah 44:38

    Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim.

  39. مَا خَلَقۡنَٰهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

    Open ayah 44:39

    Por Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk e dinë.

  40. إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ مِيقَٰتُهُمۡ أَجۡمَعِينَ 

    Open ayah 44:40

    S’ka dyshim, se Dita e Kijametit ku kryhet gjykimi është caktim i të gjithë atyre.

  41. يَوۡمَ لَا يُغۡنِي مَوۡلًى عَن مَّوۡلٗى شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

    Open ayah 44:41

    Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.

  42. إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

    Open ayah 44:42

    Përjashtim bën ai që e mëshiron Allahu, se Ai është Ngadhënjyesi, Mëshiruesi i madh.

  43. إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ

    Open ayah 44:43

    Është e vërtetë se pema e Zekumit,

  44. طَعَامُ ٱلۡأَثِيمِ

    Open ayah 44:44

    do të jetë ushqim i mëkatarëve.

  45. كَٱلۡمُهۡلِ يَغۡلِي فِي ٱلۡبُطُونِ

    Open ayah 44:45

    Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet,

  46. كَغَلۡيِ ٱلۡحَمِيمِ

    Open ayah 44:46

    ashtu si vlon uji i valë.

  47. خُذُوهُ فَٱعۡتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 44:47

    (iu thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbejeni e graheni në mes të xhehenemit.

  48. ثُمَّ صُبُّواْ فَوۡقَ رَأۡسِهِۦ مِنۡ عَذَابِ ٱلۡحَمِيمِ

    Open ayah 44:48

    Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin.

  49. ذُقۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡكَرِيمُ

    Open ayah 44:49

    (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi.

  50. إِنَّ هَٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمۡتَرُونَ 

    Open ayah 44:50

    E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.

  51. إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٖ

    Open ayah 44:51

    Vërtet, ata që i patën frikë Zotit janë në vende të qeta.

  52. فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

    Open ayah 44:52

    Janë në xhenete e në burime që rrjedhin.

  53. يَلۡبَسُونَ مِن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

    Open ayah 44:53

    Veshin petka mëndafshi e kadifeje, ulur ballë për ballë.

  54. كَذَٰلِكَ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ

    Open ayah 44:54

    Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).

  55. يَدۡعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ

    Open ayah 44:55

    Aty kërkojnë t’iu sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.

  56. لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلۡمَوۡتَ إِلَّا ٱلۡمَوۡتَةَ ٱلۡأُولَىٰۖ وَوَقَىٰهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 44:56

    Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (Allahu) prej vuajtjeve të xhehenemit.

  57. فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

    Open ayah 44:57

    (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt, e ai është shpëtim i madh.

  58. فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

    Open ayah 44:58

    Ne ua bëmë të lehtë atë (Kuranin) në gjuhën tënde, në mënyrë që ata të marrin mësim.

  59. فَٱرۡتَقِبۡ إِنَّهُم مُّرۡتَقِبُونَ

    Open ayah 44:59

    (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.