الواقعة
Al-Waaqia
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ
Open ayah 56:1Kur të ndodhë Ngjarja (Kiameti),
لَيۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ
Open ayah 56:2ardhjen e saj askush nuk do ta mohojë.
خَافِضَةٞ رَّافِعَةٌ
Open ayah 56:3Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.
إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجّٗا
Open ayah 56:4Kur Toka të dridhet fuqishëm,
وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسّٗا
Open ayah 56:5malet të thërrmohen copë-copë
فَكَانَتۡ هَبَآءٗ مُّنۢبَثّٗا
Open ayah 56:6e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë,
وَكُنتُمۡ أَزۡوَٰجٗا ثَلَٰثَةٗ
Open ayah 56:7ju, (o njerëz) do të ndaheni në tri grupe:
فَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ
Open ayah 56:8njerëzit e së djathtës[1] - sa të nderuar do të jenë fatlumët!
- Këta janë njerëzit që do t’u jepet libri i veprave nga ana e djathtë.
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ
Open ayah 56:9njerëzit e së majtës[1] - sa të poshtëruar do të jenë fatkeqët!
- Këta janë njerëzit që do t’u jepet libri i veprave nga ana e majtë ose nga pas shpine.
وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ
Open ayah 56:10dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet).
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ
Open ayah 56:11Ata janë të afërtit (tek Allahu),
فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 56:12në kopshtet e kënaqësisë.
ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 56:13Shumica e tyre janë prej të lashtëve,
وَقَلِيلٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 56:14ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.
عَلَىٰ سُرُرٖ مَّوۡضُونَةٖ
Open ayah 56:15Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar,
مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيۡهَا مُتَقَٰبِلِينَ
Open ayah 56:16të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
يَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٞ مُّخَلَّدُونَ
Open ayah 56:17Do t’u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,
بِأَكۡوَابٖ وَأَبَارِيقَ وَكَأۡسٖ مِّن مَّعِينٖ
Open ayah 56:18me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh
لَّا يُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا يُنزِفُونَ
Open ayah 56:19e prej së cilës nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja,
وَفَٰكِهَةٖ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ
Open ayah 56:20e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë
وَلَحۡمِ طَيۡرٖ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ
Open ayah 56:21dhe mish shpendësh që ua ka ënda.
وَحُورٌ عِينٞ
Open ayah 56:22Për ata ka edhe hyri symëdha,
كَأَمۡثَٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ
Open ayah 56:23të ngjashme me margaritarët e ruajtur,
جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Open ayah 56:24si shpërblim për atë që kanë punuar.
لَا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا تَأۡثِيمًا
Open ayah 56:25Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,
إِلَّا قِيلٗا سَلَٰمٗا سَلَٰمٗا
Open ayah 56:26por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 56:27E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!
فِي سِدۡرٖ مَّخۡضُودٖ
Open ayah 56:28Ata do të qëndrojnë në mes të lotusëve pa gjemba
وَطَلۡحٖ مَّنضُودٖ
Open ayah 56:29dhe bananeve të mbushura me fruta,
وَظِلّٖ مَّمۡدُودٖ
Open ayah 56:30nën hije të gjera,
وَمَآءٖ مَّسۡكُوبٖ
Open ayah 56:31pranë një uji rrjedhës,
وَفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ
Open ayah 56:32dhe mes frutave të llojllojshme,
لَّا مَقۡطُوعَةٖ وَلَا مَمۡنُوعَةٖ
Open ayah 56:33të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara;
وَفُرُشٖ مَّرۡفُوعَةٍ
Open ayah 56:34dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyritë),
إِنَّآ أَنشَأۡنَٰهُنَّ إِنشَآءٗ
Open ayah 56:35të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura),
فَجَعَلۡنَٰهُنَّ أَبۡكَارًا
Open ayah 56:36dhe i kemi bërë ato virgjëresha,
عُرُبًا أَتۡرَابٗا
Open ayah 56:37të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,
لِّأَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 56:38për njerëzit e së djathtës.
ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 56:39Janë shumë nga të lashtët
وَثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 56:40e shumë edhe nga të mëvonshmit.
وَأَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ
Open ayah 56:41Po njerëzit e së majtës – sa të poshtëruar janë fatkeqët!
فِي سَمُومٖ وَحَمِيمٖ
Open ayah 56:42Ata do të jenë në afshin përcëllues të zjarrit dhe ujit të valuar
وَظِلّٖ مِّن يَحۡمُومٖ
Open ayah 56:43dhe nën hijen e një tymi të zi,
لَّا بَارِدٖ وَلَا كَرِيمٍ
Open ayah 56:44e cila nuk do të jetë as e freskët e as e këndshme.
إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُتۡرَفِينَ
Open ayah 56:45Ata, para kësaj, jetonin në luks
وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 56:46dhe në vazhdimësi bënin gjynahe të rënda[1],
- Veçanërisht idhujtari.
وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
Open ayah 56:47duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, vërtet do të ringjallemi?!
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ
Open ayah 56:48Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”
قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِينَ وَٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 56:49Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të mbramët,
لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ
Open ayah 56:50do të tubohen në një ditë të caktuar.
ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ
Open ayah 56:51Dhe atëherë ju, o jobesimtarë të humbur,
لَأٓكِلُونَ مِن شَجَرٖ مِّن زَقُّومٖ
Open ayah 56:52me siguri që do të hani nga pema e zekumit,
فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ
Open ayah 56:53me të cilën do të mbushni barkun.
فَشَٰرِبُونَ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِيمِ
Open ayah 56:54Pastaj do të pini ujë të valuar,
فَشَٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِيمِ
Open ayah 56:55madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.
هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ
Open ayah 56:56Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!
نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ
Open ayah 56:57Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën?
أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ
Open ayah 56:58A e keni parë farën që e hidhni?
ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ
Open ayah 56:59A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj?
نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ
Open ayah 56:60Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Open ayah 56:61që t’jua ndryshojmë trajtën dhe t’ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes).
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ
Open ayah 56:62Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?!
أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ
Open ayah 56:63A shihni atë që mbillni?
ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ
Open ayah 56:64Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj?
لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمٗا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ
Open ayah 56:65Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni
إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ
Open ayah 56:66(e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar,
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ
Open ayah 56:67madje jemi krejt të privuar (nga furnizimi)!”
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ
Open ayah 56:68A e shihni ujin që pini?
ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ
Open ayah 56:69Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?
لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجٗا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ
Open ayah 56:70Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ
Open ayah 56:71A e shihni zjarrin që e ndizni?
ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ
Open ayah 56:72Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?!
نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةٗ وَمَتَٰعٗا لِّلۡمُقۡوِينَ
Open ayah 56:73Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t’u sjellë dobi nevojtarëve,
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 56:74prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
۞فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ
Open ayah 56:75Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,
وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٞ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِيمٌ
Open ayah 56:76- e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit
إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانٞ كَرِيمٞ
Open ayah 56:77se ky është vërtet një Kuran i nderuar,
فِي كِتَٰبٖ مَّكۡنُونٖ
Open ayah 56:78në Librin e ruajtur.
لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ
Open ayah 56:79Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastrit.
تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 56:80Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.
أَفَبِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ
Open ayah 56:81Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni
وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ
Open ayah 56:82dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!
فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ
Open ayah 56:83Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë
وَأَنتُمۡ حِينَئِذٖ تَنظُرُونَ
Open ayah 56:84para syve tuaj,
وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ
Open ayah 56:85- ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re
فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ
Open ayah 56:86përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme),
تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Open ayah 56:87ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!
فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ
Open ayah 56:88Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),
فَرَوۡحٞ وَرَيۡحَانٞ وَجَنَّتُ نَعِيمٖ
Open ayah 56:89do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.
وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 56:90E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,
فَسَلَٰمٞ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 56:91(ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.
وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ
Open ayah 56:92Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,
فَنُزُلٞ مِّنۡ حَمِيمٖ
Open ayah 56:93ai do të gostitet me ujë të valuar
وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ
Open ayah 56:94dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ
Open ayah 56:95Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 56:96Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!