الرحمن
Ar-Rahmaan
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلرَّحۡمَٰنُ
Open ayah 55:1I Gjithëmëshirshmi
عَلَّمَ ٱلۡقُرۡءَانَ
Open ayah 55:2ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ
Open ayah 55:3ka krijuar njeriun
عَلَّمَهُ ٱلۡبَيَانَ
Open ayah 55:4dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.
ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ بِحُسۡبَانٖ
Open ayah 55:5Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar.
وَٱلنَّجۡمُ وَٱلشَّجَرُ يَسۡجُدَانِ
Open ayah 55:6Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).
وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ
Open ayah 55:7Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),
أَلَّا تَطۡغَوۡاْ فِي ٱلۡمِيزَانِ
Open ayah 55:8që ju të mos e shkelni atë.
وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ
Open ayah 55:9Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!
وَٱلۡأَرۡضَ وَضَعَهَا لِلۡأَنَامِ
Open ayah 55:10Ai e ka bërë Tokën për krijesat.
فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ
Open ayah 55:11Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistakë,
وَٱلۡحَبُّ ذُو ٱلۡعَصۡفِ وَٱلرَّيۡحَانُ
Open ayah 55:12ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:13Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?![1]
- Fjala këtu i drejtohet njerëzve dhe xhindeve. Ky varg përsëritet 31 herë në këtë sure.
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ كَٱلۡفَخَّارِ
Open ayah 55:14Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,
وَخَلَقَ ٱلۡجَآنَّ مِن مَّارِجٖ مِّن نَّارٖ
Open ayah 55:15ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:16Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ وَرَبُّ ٱلۡمَغۡرِبَيۡنِ
Open ayah 55:17(Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.[1]
- Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për pikat e lindjes dhe të perëndimit të diellit në verë dhe në dimër.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:18Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ يَلۡتَقِيَانِ
Open ayah 55:19Ai i ka lëshuar dy dete[1] që të takohen,
- Ujin e kripur dhe ujin e ëmbël.
بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٞ لَّا يَبۡغِيَانِ
Open ayah 55:20por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:21Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يَخۡرُجُ مِنۡهُمَا ٱللُّؤۡلُؤُ وَٱلۡمَرۡجَانُ
Open ayah 55:22Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:23Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
وَلَهُ ٱلۡجَوَارِ ٱلۡمُنشَـَٔاتُ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ
Open ayah 55:24Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:25Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ
Open ayah 55:26Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket,
وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
Open ayah 55:27e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:28Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يَسۡـَٔلُهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ كُلَّ يَوۡمٍ هُوَ فِي شَأۡنٖ
Open ayah 55:29Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:30Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ
Open ayah 55:31O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj!
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:32Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنٖ
Open ayah 55:33O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:34Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يُرۡسَلُ عَلَيۡكُمَا شُوَاظٞ مِّن نَّارٖ وَنُحَاسٞ فَلَا تَنتَصِرَانِ
Open ayah 55:35Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:36Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ وَرۡدَةٗ كَٱلدِّهَانِ
Open ayah 55:37Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:38Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُسۡـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٞ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:39Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.[1]
- Sepse atë ditë besimtarët dhe keqbërësit do të njihen nga shenjat e tyre.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:40Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يُعۡرَفُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ بِسِيمَٰهُمۡ فَيُؤۡخَذُ بِٱلنَّوَٰصِي وَٱلۡأَقۡدَامِ
Open ayah 55:41Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:42Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Open ayah 55:43Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!
يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانٖ
Open ayah 55:44Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:45Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
وَلِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ
Open ayah 55:46Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:47Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
ذَوَاتَآ أَفۡنَانٖ
Open ayah 55:48(Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:49Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِمَا عَيۡنَانِ تَجۡرِيَانِ
Open ayah 55:50Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:51Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةٖ زَوۡجَانِ
Open ayah 55:52Dhe prej çdo frute do të ketë nga dy lloje.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:53Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشِۭ بَطَآئِنُهَا مِنۡ إِسۡتَبۡرَقٖۚ وَجَنَى ٱلۡجَنَّتَيۡنِ دَانٖ
Open ayah 55:54Ata[1] do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë.
- Besimtarët e devotshëm që do të hyjnë në këto kopshte.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:55Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:56Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:57Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
كَأَنَّهُنَّ ٱلۡيَاقُوتُ وَٱلۡمَرۡجَانُ
Open ayah 55:58Ato do të jenë si rubinë dhe korale.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:59Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
هَلۡ جَزَآءُ ٱلۡإِحۡسَٰنِ إِلَّا ٱلۡإِحۡسَٰنُ
Open ayah 55:60A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:61Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ
Open ayah 55:62Nën këto dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:63Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
مُدۡهَآمَّتَانِ
Open ayah 55:64Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:65Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِمَا عَيۡنَانِ نَضَّاخَتَانِ
Open ayah 55:66Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:67Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِمَا فَٰكِهَةٞ وَنَخۡلٞ وَرُمَّانٞ
Open ayah 55:68Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:69Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِنَّ خَيۡرَٰتٌ حِسَانٞ
Open ayah 55:70Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:71Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
حُورٞ مَّقۡصُورَٰتٞ فِي ٱلۡخِيَامِ
Open ayah 55:72(Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:73Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:74Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre[1] as njerëz, as xhinde.
- Banorëve të dy kopshteve më të ulëta.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:75Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفۡرَفٍ خُضۡرٖ وَعَبۡقَرِيٍّ حِسَانٖ
Open ayah 55:76Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:77Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
تَبَٰرَكَ ٱسۡمُ رَبِّكَ ذِي ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
Open ayah 55:78Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!