الواقعة
Al-Waaqia
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ
Open ayah 56:1E kur të ngjajë Ndodhia (Kijameti).
لَيۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ
Open ayah 56:2Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë.
خَافِضَةٞ رَّافِعَةٌ
Open ayah 56:3Ajo është që rrëzon, është që ngren (lart).
إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجّٗا
Open ayah 56:4(Ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta,
وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسّٗا
Open ayah 56:5e kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmi,
فَكَانَتۡ هَبَآءٗ مُّنۢبَثّٗا
Open ayah 56:6e bëhen pluhur i shpërndarë,
وَكُنتُمۡ أَزۡوَٰجٗا ثَلَٰثَةٗ
Open ayah 56:7dhe ju të ndaheni në tri grupe.
فَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ
Open ayah 56:8E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ
Open ayah 56:9Po të majtit, kush janë ata të majtit?
وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ
Open ayah 56:10Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ
Open ayah 56:11Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 56:12Janë në xhenetet e begatshme.
ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 56:13(Ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
وَقَلِيلٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 56:14E janë pak prej të mëvonshmëve.
عَلَىٰ سُرُرٖ مَّوۡضُونَةٖ
Open ayah 56:15Janë në shtretër të qëndisur me ar.
مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيۡهَا مُتَقَٰبِلِينَ
Open ayah 56:16Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
يَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٞ مُّخَلَّدُونَ
Open ayah 56:17Atyre iu shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm,
بِأَكۡوَابٖ وَأَبَارِيقَ وَكَأۡسٖ مِّن مَّعِينٖ
Open ayah 56:18me gastare, me ibrikë dhe me gota të mbushura plot prej burimit,
لَّا يُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا يُنزِفُونَ
Open ayah 56:19prej së cilës pije (vere), as nuk iu dhemb koka, as nuk dehen.
وَفَٰكِهَةٖ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ
Open ayah 56:20Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
وَلَحۡمِ طَيۡرٖ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ
Open ayah 56:21Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
وَحُورٌ عِينٞ
Open ayah 56:22Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
كَأَمۡثَٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ
Open ayah 56:23Si të ishin inxhi të ruajtura.
جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Open ayah 56:24Shpërblim për atë, që ata punuan.
لَا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا تَأۡثِيمًا
Open ayah 56:25Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija, as që janë mëkat (gënjeshtër).
إِلَّا قِيلٗا سَلَٰمٗا سَلَٰمٗا
Open ayah 56:26Vetëm thënie: selam pas selami.
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 56:27E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
فِي سِدۡرٖ مَّخۡضُودٖ
Open ayah 56:28Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
وَطَلۡحٖ مَّنضُودٖ
Open ayah 56:29Të bananeve me fruta palë-palë.
وَظِلّٖ مَّمۡدُودٖ
Open ayah 56:30Nën hije të përhershme.
وَمَآءٖ مَّسۡكُوبٖ
Open ayah 56:31Pranë ujit rrjedhës.
وَفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ
Open ayah 56:32Edhe ndër pemë shumë llojesh,
لَّا مَقۡطُوعَةٖ وَلَا مَمۡنُوعَةٖ
Open ayah 56:33që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
وَفُرُشٖ مَّرۡفُوعَةٍ
Open ayah 56:34Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
إِنَّآ أَنشَأۡنَٰهُنَّ إِنشَآءٗ
Open ayah 56:35Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
فَجَعَلۡنَٰهُنَّ أَبۡكَارًا
Open ayah 56:36Dhe ato i kemi bërë virgjëresha,
عُرُبًا أَتۡرَابٗا
Open ayah 56:37të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
لِّأَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 56:38(Ato janë) Për ata të djathtët.
ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 56:39(të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
وَثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 56:40Janë shumë nga më të vonshmit.
وَأَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ
Open ayah 56:41E të majtit, ç’është puna e të majtëve?
فِي سَمُومٖ وَحَمِيمٖ
Open ayah 56:42Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
وَظِلّٖ مِّن يَحۡمُومٖ
Open ayah 56:43Dhe në errësirë nga tymi.
لَّا بَارِدٖ وَلَا كَرِيمٍ
Open ayah 56:44As e freskët, e as e këndshme.
إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُتۡرَفِينَ
Open ayah 56:45Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 56:46Dhe ata vazhdimisht ishin në mëkatin e madh.
وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
Open ayah 56:47Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbura, njëmend do të ringjallemi?
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ
Open ayah 56:48A edhe prindërit tanë të hershëm?”
قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِينَ وَٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 56:49Thuaj: “Edhe të parët, edhe të fundit,
لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ
Open ayah 56:50keni për t’u tubuar në një Ditë të Caktuar!”
ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ
Open ayah 56:51Pastaj ju, o të humbur e përgënjeshtrues!
لَأٓكِلُونَ مِن شَجَرٖ مِّن زَقُّومٖ
Open ayah 56:52Keni për të ngrënë prej pemës Zekum!
فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ
Open ayah 56:53Prej saj keni për t’i mbushur barqet!
فَشَٰرِبُونَ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِيمِ
Open ayah 56:54E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!
فَشَٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِيمِ
Open ayah 56:55Do të pini si deveja e etshme!
هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ
Open ayah 56:56Kjo është mirëseardhja e tyre Ditën e Gjykimit.
نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ
Open ayah 56:57Ne iu kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)!
أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ
Open ayah 56:58A më tregoni për farën që e derdhni,
ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ
Open ayah 56:59a ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ
Open ayah 56:60Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush, që mund të na pengojë,
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Open ayah 56:61që t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ
Open ayah 56:62Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ
Open ayah 56:63A nuk e shihni atë që mbillni?
ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ
Open ayah 56:64A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمٗا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ
Open ayah 56:65Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ
Open ayah 56:66S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ
Open ayah 56:67Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ
Open ayah 56:68A e shihni ujin që po e pini?
ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ
Open ayah 56:69A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجٗا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ
Open ayah 56:70Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ
Open ayah 56:71A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ
Open ayah 56:72A ju e krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةٗ وَمَتَٰعٗا لِّلۡمُقۡوِينَ
Open ayah 56:73Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e xhehenemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretëtirë).
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 56:74Pra, ti lartësoje emrin e Zotit tënd të Madh.
۞فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ
Open ayah 56:75Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٞ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِيمٌ
Open ayah 56:76E ai është betim i madh, sikur ta dini!
إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانٞ كَرِيمٞ
Open ayah 56:77Se me të vërtetë ai është Kuran i famshëm.
فِي كِتَٰبٖ مَّكۡنُونٖ
Open ayah 56:78Është në një libër të ruajtur.
لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ
Open ayah 56:79Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 56:80Është i zbritur prej Zotit të botëve.
أَفَبِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ
Open ayah 56:81A, ndaj këtij ligjërimi (Kurani) ju tregoheni të luhatshëm (të pavendosur)!
وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ
Open ayah 56:82Dhe në vend të falënderimit për furnizimin tuaj, ju jeni që përgënjeshtroni.
فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ
Open ayah 56:83Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
وَأَنتُمۡ حِينَئِذٖ تَنظُرُونَ
Open ayah 56:84dhe ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet)
وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ
Open ayah 56:85e Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ
Open ayah 56:86Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Open ayah 56:87nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë)!
فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ
Open ayah 56:88E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).
فَرَوۡحٞ وَرَيۡحَانٞ وَجَنَّتُ نَعِيمٖ
Open ayah 56:89Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhenet të begatshëm.
وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 56:90Po në qoftë se është nga të djathtët?
فَسَلَٰمٞ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 56:91Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ
Open ayah 56:92E në qoftë se është prej përgënjeshtruesve të humbur,
فَنُزُلٞ مِّنۡ حَمِيمٖ
Open ayah 56:93mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë,
وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ
Open ayah 56:94dhe djegie nga zjarri i xhehenemit.
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ
Open ayah 56:95E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 56:96Pra ti lartësoje Zotin tënd të Madhëruar.