الرحمن
Ar-Rahmaan
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلرَّحۡمَٰنُ
Open ayah 55:1Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi,
عَلَّمَ ٱلۡقُرۡءَانَ
Open ayah 55:2Ai ia mësoi Kuranin,
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ
Open ayah 55:3e krijoi njeriun,
عَلَّمَهُ ٱلۡبَيَانَ
Open ayah 55:4ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).
ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ بِحُسۡبَانٖ
Open ayah 55:5Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
وَٱلنَّجۡمُ وَٱلشَّجَرُ يَسۡجُدَانِ
Open ayah 55:6Edhe yjet, edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ
Open ayah 55:7Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë,
أَلَّا تَطۡغَوۡاْ فِي ٱلۡمِيزَانِ
Open ayah 55:8që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ
Open ayah 55:9Edhe ju mbani me drejtësi peshoren, e mos lëni mangu në peshore!
وَٱلۡأَرۡضَ وَضَعَهَا لِلۡأَنَامِ
Open ayah 55:10Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ
Open ayah 55:11Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
وَٱلۡحَبُّ ذُو ٱلۡعَصۡفِ وَٱلرَّيۡحَانُ
Open ayah 55:12Edhe drithi me kashtën e tij, edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:13E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ كَٱلۡفَخَّارِ
Open ayah 55:14Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
وَخَلَقَ ٱلۡجَآنَّ مِن مَّارِجٖ مِّن نَّارٖ
Open ayah 55:15Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:16E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ وَرَبُّ ٱلۡمَغۡرِبَيۡنِ
Open ayah 55:17Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:18E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ يَلۡتَقِيَانِ
Open ayah 55:19Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٞ لَّا يَبۡغِيَانِ
Open ayah 55:20Ndërmjet atyre të dyve është një pengues, që ata të dy nuk e kapërcejnë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:21E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
يَخۡرُجُ مِنۡهُمَا ٱللُّؤۡلُؤُ وَٱلۡمَرۡجَانُ
Open ayah 55:22Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:23E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
وَلَهُ ٱلۡجَوَارِ ٱلۡمُنشَـَٔاتُ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ
Open ayah 55:24Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:25E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ
Open ayah 55:26Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
Open ayah 55:27E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd (Zoti yt), që është i Madhëruar e i Nderuar!
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:28E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
يَسۡـَٔلُهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ كُلَّ يَوۡمٍ هُوَ فِي شَأۡنٖ
Open ayah 55:29(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e nëtokë, dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (fal mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:30E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?
سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ
Open ayah 55:31Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:32E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?
يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنٖ
Open ayah 55:33O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:34E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
يُرۡسَلُ عَلَيۡكُمَا شُوَاظٞ مِّن نَّارٖ وَنُحَاسٞ فَلَا تَنتَصِرَانِ
Open ayah 55:35Juve dy grumbujve iu derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’iu derdhet rem i shkrirë, e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:36E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ وَرۡدَةٗ كَٱلدِّهَانِ
Open ayah 55:37E kur të çahet qielli e të bëhet kuq si vaji i shkrirë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:38E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُسۡـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٞ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:39Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu, as xhini.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:40E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
يُعۡرَفُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ بِسِيمَٰهُمۡ فَيُؤۡخَذُ بِٱلنَّوَٰصِي وَٱلۡأَقۡدَامِ
Open ayah 55:41Kriminelët njihen me tiparet e tyre, prandaj me rrëmbim kapen për flokësh dhe për këmbët e tyre.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:42E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Open ayah 55:43Ja, ky është xhehenemi, të cilin kriminelët e mohonin.
يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانٖ
Open ayah 55:44Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:45E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
وَلِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ
Open ayah 55:46E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet janë dy xhenete.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:47E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
ذَوَاتَآ أَفۡنَانٖ
Open ayah 55:48(Xhenete) plot degë me gjethe e pemë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:49E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
فِيهِمَا عَيۡنَانِ تَجۡرِيَانِ
Open ayah 55:50Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:51E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةٖ زَوۡجَانِ
Open ayah 55:52Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:53E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشِۭ بَطَآئِنُهَا مِنۡ إِسۡتَبۡرَقٖۚ وَجَنَى ٱلۡجَنَّتَيۡنِ دَانٖ
Open ayah 55:54Të mbështetur në kolltukë, që i kanë mbulesat kadife, dhe pemët e atyre dy xheneteve janë krejt afër.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:55E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:56Aty janë ato që përqendrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet), e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:57E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
كَأَنَّهُنَّ ٱلۡيَاقُوتُ وَٱلۡمَرۡجَانُ
Open ayah 55:58Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:59E, cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
هَلۡ جَزَآءُ ٱلۡإِحۡسَٰنِ إِلَّا ٱلۡإِحۡسَٰنُ
Open ayah 55:60A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër, pos së mirës!
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:61E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ
Open ayah 55:62E nën ato dy (xhenete) janë edhe dy xhenete.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:63Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?
مُدۡهَآمَّتَانِ
Open ayah 55:64Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:65E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
فِيهِمَا عَيۡنَانِ نَضَّاخَتَانِ
Open ayah 55:66Aty janë dy burime, që gjithnjë gurgullojnë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:67E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
فِيهِمَا فَٰكِهَةٞ وَنَخۡلٞ وَرُمَّانٞ
Open ayah 55:68Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:69E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
فِيهِنَّ خَيۡرَٰتٌ حِسَانٞ
Open ayah 55:70Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:71E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
حُورٞ مَّقۡصُورَٰتٞ فِي ٱلۡخِيَامِ
Open ayah 55:72Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:73E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:74Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeri, as xhini.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:75E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفۡرَفٍ خُضۡرٖ وَعَبۡقَرِيٍّ حِسَانٖ
Open ayah 55:76Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:77E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
تَبَٰرَكَ ٱسۡمُ رَبِّكَ ذِي ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
Open ayah 55:78I Lartësuar është emri i Zotit tënd, të Madhëruar e të Nderuar!