القمر
Al-Qamar
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ
Open ayah 54:1Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ
Open ayah 54:2Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zmbrapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!”
وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٖ مُّسۡتَقِرّٞ
Open ayah 54:3Dhe përgënjeshtruan e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrin cakun e fundit.
وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ
Open ayah 54:4Atyre iu patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime (për ata që kuptojnë).
حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٞۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ
Open ayah 54:5Urtësi e përsosur (është Kurani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٖ نُّكُرٍ
Open ayah 54:6Pra, largohu prej tyre. Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm,
خُشَّعًا أَبۡصَٰرُهُمۡ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ كَأَنَّهُمۡ جَرَادٞ مُّنتَشِرٞ
Open ayah 54:7e dalin prej varreve, si karkaleca të shpërndarë, e me shikim të përulur,
مُّهۡطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِۖ يَقُولُ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَسِرٞ
Open ayah 54:8duke shpejtuar drejt atij, që i thërret, e jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë".
۞كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ فَكَذَّبُواْ عَبۡدَنَا وَقَالُواْ مَجۡنُونٞ وَٱزۡدُجِرَ
Open ayah 54:9Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim.
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَغۡلُوبٞ فَٱنتَصِرۡ
Open ayah 54:10E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”
فَفَتَحۡنَآ أَبۡوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٖ مُّنۡهَمِرٖ
Open ayah 54:11Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
وَفَجَّرۡنَا ٱلۡأَرۡضَ عُيُونٗا فَٱلۡتَقَى ٱلۡمَآءُ عَلَىٰٓ أَمۡرٖ قَدۡ قُدِرَ
Open ayah 54:12Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar.
وَحَمَلۡنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلۡوَٰحٖ وَدُسُرٖ
Open ayah 54:13E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara,
تَجۡرِي بِأَعۡيُنِنَا جَزَآءٗ لِّمَن كَانَ كُفِرَ
Open ayah 54:14që lundronte nën vështrimin Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
وَلَقَد تَّرَكۡنَٰهَآ ءَايَةٗ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Open ayah 54:15Atë (ngjarje) Ne e lamë për kujtim, por a ka ndokush që merr mësim?
فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
Open ayah 54:16E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Open ayah 54:17Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?
كَذَّبَتۡ عَادٞ فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
Open ayah 54:18Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا صَرۡصَرٗا فِي يَوۡمِ نَحۡسٖ مُّسۡتَمِرّٖ
Open ayah 54:19Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë,
تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٖ مُّنقَعِرٖ
Open ayah 54:20që i ngrente njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
Open ayah 54:21Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Open ayah 54:22Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ
Open ayah 54:23Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
فَقَالُوٓاْ أَبَشَرٗا مِّنَّا وَٰحِدٗا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٍ
Open ayah 54:24E thanë: “A të shkojmë pas një njeriu të vetëm, që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi!"
أَءُلۡقِيَ ٱلذِّكۡرُ عَلَيۡهِ مِنۢ بَيۡنِنَا بَلۡ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٞ
Open ayah 54:25A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo? por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
سَيَعۡلَمُونَ غَدٗا مَّنِ ٱلۡكَذَّابُ ٱلۡأَشِرُ
Open ayah 54:26Mirëpo ata nesër do të kuptojnë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
إِنَّا مُرۡسِلُواْ ٱلنَّاقَةِ فِتۡنَةٗ لَّهُمۡ فَٱرۡتَقِبۡهُمۡ وَٱصۡطَبِرۡ
Open ayah 54:27Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim.
وَنَبِّئۡهُمۡ أَنَّ ٱلۡمَآءَ قِسۡمَةُۢ بَيۡنَهُمۡۖ كُلُّ شِرۡبٖ مُّحۡتَضَرٞ
Open ayah 54:28Dhe lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
فَنَادَوۡاْ صَاحِبَهُمۡ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ
Open ayah 54:29Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
Open ayah 54:30E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَكَانُواْ كَهَشِيمِ ٱلۡمُحۡتَظِرِ
Open ayah 54:31Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet).
وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Open ayah 54:32Ne Kuranin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ
Open ayah 54:33Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٖۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٖ
Open ayah 54:34Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte iu lëshuam një erë, që solli gurë mbi ta.
نِّعۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَن شَكَرَ
Open ayah 54:35(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
وَلَقَدۡ أَنذَرَهُم بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡاْ بِٱلنُّذُرِ
Open ayah 54:36Ai (Luti) iu pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
وَلَقَدۡ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيۡفِهِۦ فَطَمَسۡنَآ أَعۡيُنَهُمۡ فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ
Open ayah 54:37Ata deshën t’iu afrohen mysafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
وَلَقَدۡ صَبَّحَهُم بُكۡرَةً عَذَابٞ مُّسۡتَقِرّٞ
Open ayah 54:38E atyre në një mëngjes të hershëm iu erdhi dënimi i përhershëm.
فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ
Open ayah 54:39Pra, vuajeni dënimin Tim dhe qortimin Tim!
وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Open ayah 54:40Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ
Open ayah 54:41Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٖ مُّقۡتَدِرٍ
Open ayah 54:42Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një Ngadhënjyesi, i një Fuqiploti.
أَكُفَّارُكُمۡ خَيۡرٞ مِّنۡ أُوْلَٰٓئِكُمۡ أَمۡ لَكُم بَرَآءَةٞ فِي ٱلزُّبُرِ
Open ayah 54:43A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm, se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
أَمۡ يَقُولُونَ نَحۡنُ جَمِيعٞ مُّنتَصِرٞ
Open ayah 54:44A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?”
سَيُهۡزَمُ ٱلۡجَمۡعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ
Open ayah 54:45Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوۡعِدُهُمۡ وَٱلسَّاعَةُ أَدۡهَىٰ وَأَمَرُّ
Open ayah 54:46Por jo, afati i tyre është Kijameti, e Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٖ
Open ayah 54:47S’ka dyshim, se idhujtarët kriminelë janë, edhe në një huti, edhe në zjarr të madh.
يَوۡمَ يُسۡحَبُونَ فِي ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ ذُوقُواْ مَسَّ سَقَرَ
Open ayah 54:48Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuajeni dënimin Sekar” (emër i një xhehenemi).
إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٖ
Open ayah 54:49Ne çdo send e kemi krijuar me paracaktim preciz.
وَمَآ أَمۡرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٞ كَلَمۡحِۭ بِٱلۡبَصَرِ
Open ayah 54:50Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَآ أَشۡيَاعَكُمۡ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Open ayah 54:51Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
وَكُلُّ شَيۡءٖ فَعَلُوهُ فِي ٱلزُّبُرِ
Open ayah 54:52Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
وَكُلُّ صَغِيرٖ وَكَبِيرٖ مُّسۡتَطَرٌ
Open ayah 54:53Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَنَهَرٖ
Open ayah 54:54Është e vërtetë, se të devotshmit do të jenë në xhenete e në lumenj,
فِي مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِندَ مَلِيكٖ مُّقۡتَدِرِۭ
Open ayah 54:55në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i Gjithëpushtetshëm (tek Allahu).