النجم

An-Najm

The Star · Surah 53 · Ayahs: 62 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلنَّجۡمِ إِذَا هَوَىٰ

    Open ayah 53:1

    Betohem në yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!

  2. مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ

    Open ayah 53:2

    Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni), as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).

  3. وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ

    Open ayah 53:3

    Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.

  4. إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٞ يُوحَىٰ

    Open ayah 53:4

    Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.

  5. عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ

    Open ayah 53:5

    Atë ia mësoi ai fuqiforti (Xhibrili),

  6. ذُو مِرَّةٖ فَٱسۡتَوَىٰ

    Open ayah 53:6

    që ka mendje precize dhe që u përqendrua në formën e vet (reale).

  7. وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ

    Open ayah 53:7

    Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).

  8. ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ

    Open ayah 53:8

    Pastaj u lëshua dhe iu afrua.

  9. فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ

    Open ayah 53:9

    E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.

  10. فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ 

    Open ayah 53:10

    Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.

  11. مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ

    Open ayah 53:11

    Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).

  12. أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ

    Open ayah 53:12

    A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?

  13. وَلَقَدۡ رَءَاهُ نَزۡلَةً أُخۡرَىٰ

    Open ayah 53:13

    Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.

  14. عِندَ سِدۡرَةِ ٱلۡمُنتَهَىٰ

    Open ayah 53:14

    (E ka parë) tek Sidretul Munteha.

  15. عِندَهَا جَنَّةُ ٱلۡمَأۡوَىٰٓ

    Open ayah 53:15

    Që pranë saj është xhennetul Me’va.

  16. إِذۡ يَغۡشَى ٱلسِّدۡرَةَ مَا يَغۡشَىٰ

    Open ayah 53:16

    Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.

  17. مَا زَاغَ ٱلۡبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ

    Open ayah 53:17

    Shikimi (i Muhamedit), as nuk lakoi, e as nuk tejkaloi.

  18. لَقَدۡ رَأَىٰ مِنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ

    Open ayah 53:18

    Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.

  19. أَفَرَءَيۡتُمُ ٱللَّٰتَ وَٱلۡعُزَّىٰ

    Open ayah 53:19

    E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?

  20. وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ 

    Open ayah 53:20

    Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhamedit, e ju i konsideroni zota)!

  21. أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلۡأُنثَىٰ

    Open ayah 53:21

    A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?

  22. تِلۡكَ إِذٗا قِسۡمَةٞ ضِيزَىٰٓ

    Open ayah 53:22

    Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!

  23. إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٞ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهۡوَى ٱلۡأَنفُسُۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلۡهُدَىٰٓ

    Open ayah 53:23

    Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithëqë prej Zotit të tyre iu pat ardhur udhëzimi.

  24. أَمۡ لِلۡإِنسَٰنِ مَا تَمَنَّىٰ

    Open ayah 53:24

    A mos do t’i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?

  25. فَلِلَّهِ ٱلۡأٓخِرَةُ وَٱلۡأُولَىٰ

    Open ayah 53:25

    E dihet, se vetëm Allahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.

  26. ۞وَكَم مِّن مَّلَكٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ

    Open ayah 53:26

    E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.

  27. إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ تَسۡمِيَةَ ٱلۡأُنثَىٰ

    Open ayah 53:27

    Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.

  28. وَمَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـٔٗا

    Open ayah 53:28

    Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës.

  29. فَأَعۡرِضۡ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكۡرِنَا وَلَمۡ يُرِدۡ إِلَّا ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا

    Open ayah 53:29

    Prandaj ti largohu prej atij, që ia ka kthyer shpinën Kuranit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e Dunjasë!

  30. ذَٰلِكَ مَبۡلَغُهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱهۡتَدَىٰ 

    Open ayah 53:30

    Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij, dhe Ai është që e di më së miri për atë, që është në rrugën e drejtë.

  31. وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَسَٰٓـُٔواْ بِمَا عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ بِٱلۡحُسۡنَى

    Open ayah 53:31

    Dhe vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë - për t’i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t’i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre.

  32. ٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلۡمَغۡفِرَةِۚ هُوَ أَعۡلَمُ بِكُمۡ إِذۡ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَإِذۡ أَنتُمۡ أَجِنَّةٞ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمۡۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ

    Open ayah 53:32

    Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai e di më së miri për ju, edhe para se t’ju krijojë, edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.3

  33. أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي تَوَلَّىٰ

    Open ayah 53:33

    A e ke parë atë që u zmbraps (prej fesë),

  34. وَأَعۡطَىٰ قَلِيلٗا وَأَكۡدَىٰٓ

    Open ayah 53:34

    që dha pak e pastaj e ndërpreu?

  35. أَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡغَيۡبِ فَهُوَ يَرَىٰٓ

    Open ayah 53:35

    A mos është, që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka?

  36. أَمۡ لَمۡ يُنَبَّأۡ بِمَا فِي صُحُفِ مُوسَىٰ

    Open ayah 53:36

    Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait,

  37. وَإِبۡرَٰهِيمَ ٱلَّذِي وَفَّىٰٓ

    Open ayah 53:37

    dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet,

  38. أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰ

    Open ayah 53:38

    (që në to shkruan) se askush nuk e bart barrën e (mëkatit) tjetrit.

  39. وَأَن لَّيۡسَ لِلۡإِنسَٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ

    Open ayah 53:39

    Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.

  40. وَأَنَّ سَعۡيَهُۥ سَوۡفَ يُرَىٰ 

    Open ayah 53:40

    Dhe se mundi i tij më vonë (Ditën e Gjykimit) do të shihet.

  41. ثُمَّ يُجۡزَىٰهُ ٱلۡجَزَآءَ ٱلۡأَوۡفَىٰ

    Open ayah 53:41

    Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.

  42. وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلۡمُنتَهَىٰ

    Open ayah 53:42

    Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt.

  43. وَأَنَّهُۥ هُوَ أَضۡحَكَ وَأَبۡكَىٰ

    Open ayah 53:43

    Dhe se Ai bën për të qeshur dhe bën për të qarë.

  44. وَأَنَّهُۥ هُوَ أَمَاتَ وَأَحۡيَا

    Open ayah 53:44

    Dhe se Ai është, që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).

  45. وَأَنَّهُۥ خَلَقَ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰ

    Open ayah 53:45

    Dhe Ai është, që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën,

  46. مِن نُّطۡفَةٍ إِذَا تُمۡنَىٰ

    Open ayah 53:46

    nga pika e farës që hidhet.

  47. وَأَنَّ عَلَيۡهِ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰ

    Open ayah 53:47

    Dhe se Atij i takon ngjallja tjetër (ringjallja në Ahiret).

  48. وَأَنَّهُۥ هُوَ أَغۡنَىٰ وَأَقۡنَىٰ

    Open ayah 53:48

    Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.

  49. وَأَنَّهُۥ هُوَ رَبُّ ٱلشِّعۡرَىٰ

    Open ayah 53:49

    Dhe se Ai është Zoti i Shi’rasë (ylli polar që e adhuronin)

  50. وَأَنَّهُۥٓ أَهۡلَكَ عَادًا ٱلۡأُولَىٰ 

    Open ayah 53:50

    Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë.

  51. وَثَمُودَاْ فَمَآ أَبۡقَىٰ

    Open ayah 53:51

    Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.

  52. وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ هُمۡ أَظۡلَمَ وَأَطۡغَىٰ

    Open ayah 53:52

    Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.

  53. وَٱلۡمُؤۡتَفِكَةَ أَهۡوَىٰ

    Open ayah 53:53

    Edhe Mu’tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti,

  54. فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ

    Open ayah 53:54

    e i përfshiu ata ajo që i përfshiu.

  55. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ

    Open ayah 53:55

    Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?

  56. هَٰذَا نَذِيرٞ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلۡأُولَىٰٓ

    Open ayah 53:56

    Ky (Muhamedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.

  57. أَزِفَتِ ٱلۡأٓزِفَةُ

    Open ayah 53:57

    E Afërta është afruar (Kijameti)!

  58. لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ

    Open ayah 53:58

    Pos Allahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)!

  59. أَفَمِنۡ هَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ تَعۡجَبُونَ

    Open ayah 53:59

    A prej këtij ligjërimi (Kurani) po çuditeni,

  60. وَتَضۡحَكُونَ وَلَا تَبۡكُونَ 

    Open ayah 53:60

    e po qeshni dhe nuk po qani,

  61. وَأَنتُمۡ سَٰمِدُونَ

    Open ayah 53:61

    madje edhe e zëni në asgjë?!

  62. فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ۩

    Open ayah 53:62

    Pra, bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni!