الذاريات

Adh-Dhaariyat

The Winnowing Winds · Surah 51 · Ayahs: 60 · Meccan

Translation: Uthman Agolli · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرۡوٗا

    Open ayah 51:1

    Betohem për erërat, që ngrenë grimcat dhe i shpërndajnë,

  2. فَٱلۡحَٰمِلَٰتِ وِقۡرٗا

    Open ayah 51:2

    Për retë e ngarkuara rëndë,

  3. فَٱلۡجَٰرِيَٰتِ يُسۡرٗا

    Open ayah 51:3

    Për lundruesit, që lëvizin lehtë,

  4. فَٱلۡمُقَسِّمَٰتِ أَمۡرًا

    Open ayah 51:4

    dhe për melekët, që zbatojnë urdhrat.

  5. إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٞ

    Open ayah 51:5

    S’ka dyshim se ajo që ju premtohet është e vërtetë.

  6. وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٞ

    Open ayah 51:6

    S’ka dyshim se gjykimi <i>(dhe shpër</i><i></i><i>blimi)</i> me drejtësi do të ndodhin.

  7. وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡحُبُكِ

    Open ayah 51:7

    Betohem për qiellin plot valëzime.

  8. إِنَّكُمۡ لَفِي قَوۡلٖ مُّخۡتَلِفٖ

    Open ayah 51:8

    Ju vërtet jeni zhytur në gjithfarë mendimesh kontradiktore.

  9. يُؤۡفَكُ عَنۡهُ مَنۡ أُفِكَ

    Open ayah 51:9

    Nga ai <i>(Kur'ani)</i> largohen ata që shpërfillin të Vërtetën.

  10. قُتِلَ ٱلۡخَرَّٰصُونَ 

    Open ayah 51:10

    Mallkuar qofshin gënjeshtarët,

  11. ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي غَمۡرَةٖ سَاهُونَ

    Open ayah 51:11

    ata që janë të zhytur në humbje dhe në çoroditje!

  12. يَسۡـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلدِّينِ

    Open ayah 51:12

    Ata pyesin: “Kur është Dita e Gjykimit?”

  13. يَوۡمَ هُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ يُفۡتَنُونَ

    Open ayah 51:13

    Ajo është Dita, kur ata do të digjen në zjarr.

  14. ذُوقُواْ فِتۡنَتَكُمۡ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ

    Open ayah 51:14

    <i> (Do t'u thuhet)</i> “Shijojeni dënimin tuaj! Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejtohej!”

  15. إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

    Open ayah 51:15

    Vërtet, të devotshmit janë mes kopshteve e burimeve,

  16. ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُحۡسِنِينَ

    Open ayah 51:16

    Duke marë <i>(me kënaqësi)</i> atë që u jep Zoti i tyre. Në fakt, ata ishin vepërmirë edhe më parë.

  17. كَانُواْ قَلِيلٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مَا يَهۡجَعُونَ

    Open ayah 51:17

    Ata flinin pak natën,

  18. وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ

    Open ayah 51:18

    ndërsa në agim, ata kërkonin falje.

  19. وَفِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ

    Open ayah 51:19

    Në pasurinë e tyre kishin përcaktuar pjesë për lypësit dhe për nevojtarët.

  20. وَفِي ٱلۡأَرۡضِ ءَايَٰتٞ لِّلۡمُوقِنِينَ 

    Open ayah 51:20

    Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje,

  21. وَفِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ

    Open ayah 51:21

    por edhe në vetet tuaja. A nuk i shihni, vallë?

  22. وَفِي ٱلسَّمَآءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ

    Open ayah 51:22

    Në qiell janë furnizimi juaj dhe ato që ju premtohen.

  23. فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقّٞ مِّثۡلَ مَآ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ

    Open ayah 51:23

    Për Zotin e qiellit e të Tokës! Ky <i>(kumtim)</i> është i vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që ju flisni!

  24. هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ

    Open ayah 51:24

    A e ke dëgjuar ngjarjen me mysafirët e nderuar të Ibrahimit?

  25. إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ

    Open ayah 51:25

    Ata hynë tek ai dhe thanë: “Selami qoftë me ty!” Ai tha: “Selami qoftë gjithnjë me ju, o njerëz të panjohur!”

  26. فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجۡلٖ سَمِينٖ

    Open ayah 51:26

    Pa u vënë re, ai shkoi te familja e vet, dhe solli një viç të majmë.

  27. فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

    Open ayah 51:27

    Pasi ua vuri përpara, u tha: “A nuk po hani tani?!”

  28. فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ

    Open ayah 51:28

    Ai u druajt prej tyre, por ata i thanë: “Mos ki frikë!”. Më pas, ata i dhanë sihariqin për një djalë të ditur.

  29. فَأَقۡبَلَتِ ٱمۡرَأَتُهُۥ فِي صَرَّةٖ فَصَكَّتۡ وَجۡهَهَا وَقَالَتۡ عَجُوزٌ عَقِيمٞ

    Open ayah 51:29

    E shoqja klithi dhe, duke i rënë fytyrës së vet, tha: “Unë jam e moshuar, që nuk mund të lind!”

  30. قَالُواْ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ 

    Open ayah 51:30

    Ata i thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt, i Cili është i Urti e i Gjithëdituri”.

  31. ۞قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ

    Open ayah 51:31

    Ai i pyeti: “Cili është misioni juaj, o të dërguar?”

  32. قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٖ مُّجۡرِمِينَ

    Open ayah 51:32

    Ata thanë: “Ne jemi të dërguar për një popull të padrejtë,

  33. لِنُرۡسِلَ عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن طِينٖ

    Open ayah 51:33

    Që të hedhim gurë prej balte të pjekur mbi ta,

  34. مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُسۡرِفِينَ

    Open ayah 51:34

    Të shënuar nga Zoti yt, për secilin nga ata që ka kaluar kufijtë.”

  35. فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

    Open ayah 51:35

    Ne i larguam të gjithë besimtarët që ishin në atë vend,

  36. فَمَا وَجَدۡنَا فِيهَا غَيۡرَ بَيۡتٖ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

    Open ayah 51:36

    ndonëse aty gjetëm veçse një shtëpi <i>(të vetme)</i> muslimanësh.

  37. وَتَرَكۡنَا فِيهَآ ءَايَةٗ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ

    Open ayah 51:37

    Ne kemi lënë aty shenja për ata që ia kanë frikën dënimit të dhembshëm.

  38. وَفِي مُوسَىٰٓ إِذۡ أَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

    Open ayah 51:38

    Edhe Musanë, Ne e dërguam te Faraoni me fakte të qarta.

  39. فَتَوَلَّىٰ بِرُكۡنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٞ

    Open ayah 51:39

    Por ai, me parinë e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i çmendur.”

  40. فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٞ 

    Open ayah 51:40

    Prandaj Ne e ndëshkuam atë dhe ushtrinë e tij, duke e hedhur në det të poshtëruar.

  41. وَفِي عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلۡعَقِيمَ

    Open ayah 51:41

    <i>(Kujto)</i> Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare,

  42. مَا تَذَرُ مِن شَيۡءٍ أَتَتۡ عَلَيۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِيمِ

    Open ayah 51:42

    që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë.

  43. وَفِي ثَمُودَ إِذۡ قِيلَ لَهُمۡ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِينٖ

    Open ayah 51:43

    <i>(Kujto)</i> Edhe Themudin, kur atyre iu tha: “Kënaquni edhe për pak kohë!”

  44. فَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمۡ يَنظُرُونَ

    Open ayah 51:44

    Por ata nga kryelartësia, nuk e respektuan urdhrin e Zotit të tyre, prandaj i kapi rrufeja, ndërkohë që e shihnin.

  45. فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مِن قِيَامٖ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِينَ

    Open ayah 51:45

    Por nuk mundën as të ngrihen e as të kundërvihen.

  46. وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ

    Open ayah 51:46

    <i>(Kujto)</i> Edhe popullin e Nuhut, që ishte më parë. Vërtet, ai ishte një popull i prishur.

  47. وَٱلسَّمَآءَ بَنَيۡنَٰهَا بِأَيۡيْدٖ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ

    Open ayah 51:47

    Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.

  48. وَٱلۡأَرۡضَ فَرَشۡنَٰهَا فَنِعۡمَ ٱلۡمَٰهِدُونَ

    Open ayah 51:48

    Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne!

  49. وَمِن كُلِّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَيۡنِ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ

    Open ayah 51:49

    Çdo gjë e kemi krijuar në çift, që ju të përkujtoni.

  50. فَفِرُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ 

    Open ayah 51:50

    Atëherë, nxitoni për tek Allahu! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij.

  51. وَلَا تَجۡعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

    Open ayah 51:51

    Mos adhuroni veç Allahut zot tjetër! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij.

  52. كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ

    Open ayah 51:52

    Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.”

  53. أَتَوَاصَوۡاْ بِهِۦۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ

    Open ayah 51:53

    A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë.

  54. فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٖ

    Open ayah 51:54

    Atëherë, largohu prej tyre, sepse t’i nuk fajsohesh për ta!

  55. وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

    Open ayah 51:55

    Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!

  56. وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِيَعۡبُدُونِ

    Open ayah 51:56

    Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë.

  57. مَآ أُرِيدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقٖ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطۡعِمُونِ

    Open ayah 51:57

    Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë.

  58. إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ

    Open ayah 51:58

    Allahu, Ai është Furnizuesi i madh i Gjithëfuqishmi e Fuqiploti.

  59. فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذَنُوبٗا مِّثۡلَ ذَنُوبِ أَصۡحَٰبِهِمۡ فَلَا يَسۡتَعۡجِلُونِ

    Open ayah 51:59

    Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëllezërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij!

  60. فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوۡمِهِمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ 

    Open ayah 51:60

    Mjerë ata që nuk e besojnë ditën që u është premtuar!