الرحمن
Ar-Rahmaan
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلرَّحۡمَٰنُ
Open ayah 55:1I Gjithëmëshirshmi.
عَلَّمَ ٱلۡقُرۡءَانَ
Open ayah 55:2Ai ua mësoi Kur'anin.
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ
Open ayah 55:3Ai e krijoi njeriun.
عَلَّمَهُ ٱلۡبَيَانَ
Open ayah 55:4Ai e mësoi të shprehet qartë.
ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ بِحُسۡبَانٖ
Open ayah 55:5Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
وَٱلنَّجۡمُ وَٱلشَّجَرُ يَسۡجُدَانِ
Open ayah 55:6Edhe yjet dhe drurët i përulen Atij.
وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ
Open ayah 55:7Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë,
أَلَّا تَطۡغَوۡاْ فِي ٱلۡمِيزَانِ
Open ayah 55:8Që ju të mos e shkelni atë.
وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ
Open ayah 55:9Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë!
وَٱلۡأَرۡضَ وَضَعَهَا لِلۡأَنَامِ
Open ayah 55:10Tokën e bëri për krijesat.
فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ
Open ayah 55:11Në të ka fruta të larmishme: hurma me degët plot,
وَٱلۡحَبُّ ذُو ٱلۡعَصۡفِ وَٱلرَّيۡحَانُ
Open ayah 55:12Drithëra me gjethe e kërcej <i>(si ushqim për kafshët)</i> dhe <i>rejhan</i> <i>(bimë aromatike)</i>.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:13Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ كَٱلۡفَخَّارِ
Open ayah 55:14Ai e krijoi njeriun nga deltina e tharë,
وَخَلَقَ ٱلۡجَآنَّ مِن مَّارِجٖ مِّن نَّارٖ
Open ayah 55:15Kurse xhindët i krijoi nga flaka e zjarrit.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:16Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ وَرَبُّ ٱلۡمَغۡرِبَيۡنِ
Open ayah 55:17<i>(Ai është)</i> Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:18Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ يَلۡتَقِيَانِ
Open ayah 55:19Ai i lejoi dy dete që të takohen,
بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٞ لَّا يَبۡغِيَانِ
Open ayah 55:20Mes të cilëve është një pengesë, që nuk e kapërcejnë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:21Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
يَخۡرُجُ مِنۡهُمَا ٱللُّؤۡلُؤُ وَٱلۡمَرۡجَانُ
Open ayah 55:22Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:23Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
وَلَهُ ٱلۡجَوَارِ ٱلۡمُنشَـَٔاتُ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ
Open ayah 55:24Atij i përkasin anijet që lundrojnë në det dhe që duken si male.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:25Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ
Open ayah 55:26Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur,
وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
Open ayah 55:27E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:28Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
يَسۡـَٔلُهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ كُلَّ يَوۡمٍ هُوَ فِي شَأۡنٖ
Open ayah 55:29Atij i drejtohet me lutje çfarë është në qiej e në Tokë. Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:30Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ
Open ayah 55:31Ne do të merremi veçmas me ju, o dy të rëndësishmit <i>(njerëz e xhinde)</i>.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:32Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنٖ
Open ayah 55:33O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:34Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
يُرۡسَلُ عَلَيۡكُمَا شُوَاظٞ مِّن نَّارٖ وَنُحَاسٞ فَلَا تَنتَصِرَانِ
Open ayah 55:35Mbi ju të dy <i>(njerëz e xhinde) </i>do të dërgohet flakë zjarri dhe tym përvëlues, e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:36Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ وَرۡدَةٗ كَٱلدِّهَانِ
Open ayah 55:37Kur qielli të çahet e të skuqet si plumb i shkrirë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:38Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُسۡـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٞ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:39Atë Ditë nuk pyetet për gjynahet e veta as njeriu, as xhindi.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:40Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
يُعۡرَفُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ بِسِيمَٰهُمۡ فَيُؤۡخَذُ بِٱلنَّوَٰصِي وَٱلۡأَقۡدَامِ
Open ayah 55:41Keqbërësit njihen nga tiparet e tyre. Prandaj me forcë do të rrëmbehen për flokësh dhe për këmbësh.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:42Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Open ayah 55:43Ja, ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin.
يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانٖ
Open ayah 55:44Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:45Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
وَلِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ
Open ayah 55:46Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy Xhenete.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:47Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
ذَوَاتَآ أَفۡنَانٖ
Open ayah 55:48Plot pemë, që bëjnë hije.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:49Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
فِيهِمَا عَيۡنَانِ تَجۡرِيَانِ
Open ayah 55:50Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:51Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةٖ زَوۡجَانِ
Open ayah 55:52Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:53Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشِۭ بَطَآئِنُهَا مِنۡ إِسۡتَبۡرَقٖۚ وَجَنَى ٱلۡجَنَّتَيۡنِ دَانٖ
Open ayah 55:54Ata <i>(banorët e </i><i>Xhenet</i><i>it)</i> do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frutat e pemëve të të dy Xheneteve janë shumë pranë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:55Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:56Aty janë ato <i>(Hyri)</i> që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:57Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
كَأَنَّهُنَّ ٱلۡيَاقُوتُ وَٱلۡمَرۡجَانُ
Open ayah 55:58Ato janë si rubinët e koralet.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:59Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
هَلۡ جَزَآءُ ٱلۡإِحۡسَٰنِ إِلَّا ٱلۡإِحۡسَٰنُ
Open ayah 55:60A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:61Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ
Open ayah 55:62E nën ata të dy <i>(</i><i>Xhenet</i><i>e)</i> janë edhe dy Xhenete të tjera.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:63Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
مُدۡهَآمَّتَانِ
Open ayah 55:64Me gjelbërim shumë të dendur.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:65Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
فِيهِمَا عَيۡنَانِ نَضَّاخَتَانِ
Open ayah 55:66Aty janë dy burime, që gjithnjë vrundullojnë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:67Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
فِيهِمَا فَٰكِهَةٞ وَنَخۡلٞ وَرُمَّانٞ
Open ayah 55:68Në ata të dy, ka fruta të shumta, hurma dhe shegë.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:69Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
فِيهِنَّ خَيۡرَٰتٌ حِسَانٞ
Open ayah 55:70Aty janë ato të mirat e të bukurat.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:71Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
حُورٞ مَّقۡصُورَٰتٞ فِي ٱلۡخِيَامِ
Open ayah 55:72Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:73Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ
Open ayah 55:74Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:75Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفۡرَفٍ خُضۡرٖ وَعَبۡقَرِيٍّ حِسَانٖ
Open ayah 55:76Aty rrinë të mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Open ayah 55:77Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
تَبَٰرَكَ ٱسۡمُ رَبِّكَ ذِي ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
Open ayah 55:78I lartësuar qoftë emri i Zotit tënd të Madhëruar e Bujar!