القلم

Al-Qalam

The Pen · Surah 68 · Ayahs: 52 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. نٓۚ وَٱلۡقَلَمِ وَمَا يَسۡطُرُونَ

    Open ayah 68:1

    Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!

  2. مَآ أَنتَ بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ بِمَجۡنُونٖ

    Open ayah 68:2

    Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!

  3. وَإِنَّ لَكَ لَأَجۡرًا غَيۡرَ مَمۡنُونٖ

    Open ayah 68:3

    Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!

  4. وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ

    Open ayah 68:4

    Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!

  5. فَسَتُبۡصِرُ وَيُبۡصِرُونَ

    Open ayah 68:5

    Më vonë ti do të shohish, e edhe ata do të shohin,

  6. بِأَييِّكُمُ ٱلۡمَفۡتُونُ

    Open ayah 68:6

    se cili prej jush është i çmendur?

  7. إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ

    Open ayah 68:7

    S’ka dyshim, se Zoti yt është Ai që e di më së miri, se kush është ai, që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.

  8. فَلَا تُطِعِ ٱلۡمُكَذِّبِينَ

    Open ayah 68:8

    Prandaj ti mos u pajto me përgënjeshtruesit!

  9. وَدُّواْ لَوۡ تُدۡهِنُ فَيُدۡهِنُونَ

    Open ayah 68:9

    Ata kanë dëshirë, që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka.

  10. وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٖ مَّهِينٍ 

    Open ayah 68:10

    Mos e respekto askënd, që betohet shumë dhe është i poshtër!

  11. هَمَّازٖ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٖ

    Open ayah 68:11

    Që është përgojues e bart fjalën ndër njerëz,

  12. مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ

    Open ayah 68:12

    shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar,

  13. عُتُلِّۭ بَعۡدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ

    Open ayah 68:13

    që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).

  14. أَن كَانَ ذَا مَالٖ وَبَنِينَ

    Open ayah 68:14

    (mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!

  15. إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

    Open ayah 68:15

    Kur atij i lexohen ajetet Tona ai thotë: “Legjenda të të parëve!”

  16. سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلۡخُرۡطُومِ

    Open ayah 68:16

    Ne do ta damkosim atë në turi (në hundë).

  17. إِنَّا بَلَوۡنَٰهُمۡ كَمَا بَلَوۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ إِذۡ أَقۡسَمُواْ لَيَصۡرِمُنَّهَا مُصۡبِحِينَ

    Open ayah 68:17

    Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan, se do ta vjelin atë herët në agim,

  18. وَلَا يَسۡتَثۡنُونَ

    Open ayah 68:18

    e nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë Allahu - insha Allahu!”

  19. فَطَافَ عَلَيۡهَا طَآئِفٞ مِّن رَّبِّكَ وَهُمۡ نَآئِمُونَ

    Open ayah 68:19

    E sa qenë ata fjetur atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.

  20. فَأَصۡبَحَتۡ كَٱلصَّرِيمِ 

    Open ayah 68:20

    Dhe ai u bë si të ishte i vjelur.

  21. فَتَنَادَوۡاْ مُصۡبِحِينَ

    Open ayah 68:21

    Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin:

  22. أَنِ ٱغۡدُواْ عَلَىٰ حَرۡثِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰرِمِينَ

    Open ayah 68:22

    Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!

  23. فَٱنطَلَقُواْ وَهُمۡ يَتَخَٰفَتُونَ

    Open ayah 68:23

    Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojë kush),

  24. أَن لَّا يَدۡخُلَنَّهَا ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكُم مِّسۡكِينٞ

    Open ayah 68:24

    të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.

  25. وَغَدَوۡاْ عَلَىٰ حَرۡدٖ قَٰدِرِينَ

    Open ayah 68:25

    Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre.

  26. فَلَمَّا رَأَوۡهَا قَالُوٓاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ

    Open ayah 68:26

    E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”.

  27. بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ

    Open ayah 68:27

    Jo (nuk kemi humbur rrugën), por paskemi mbetur pa të!

  28. قَالَ أَوۡسَطُهُمۡ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ لَوۡلَا تُسَبِّحُونَ

    Open ayah 68:28

    Ai më i maturi prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendni Zotin?”

  29. قَالُواْ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

    Open ayah 68:29

    Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”

  30. فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَلَٰوَمُونَ 

    Open ayah 68:30

    Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.

  31. قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ

    Open ayah 68:31

    Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”

  32. عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبۡدِلَنَا خَيۡرٗا مِّنۡهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ

    Open ayah 68:32

    Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.

  33. كَذَٰلِكَ ٱلۡعَذَابُۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

    Open ayah 68:33

    Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.

  34. إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

    Open ayah 68:34

    Është e sigurt, se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.

  35. أَفَنَجۡعَلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ كَٱلۡمُجۡرِمِينَ

    Open ayah 68:35

    A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?

  36. مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ

    Open ayah 68:36

    Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?

  37. أَمۡ لَكُمۡ كِتَٰبٞ فِيهِ تَدۡرُسُونَ

    Open ayah 68:37

    A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?

  38. إِنَّ لَكُمۡ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ

    Open ayah 68:38

    E ju do të keni atje çka të dëshironi?

  39. أَمۡ لَكُمۡ أَيۡمَٰنٌ عَلَيۡنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّ لَكُمۡ لَمَا تَحۡكُمُونَ

    Open ayah 68:39

    A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh, që vazhdon deri në Kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?

  40. سَلۡهُمۡ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ 

    Open ayah 68:40

    Pyeti ata, se cili është prej tyre që ua garanton atë?

  41. أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَآءُ فَلۡيَأۡتُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ

    Open ayah 68:41

    Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t’i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?

  42. يَوۡمَ يُكۡشَفُ عَن سَاقٖ وَيُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ

    Open ayah 68:42

    (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në Kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.

  43. خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ وَقَدۡ كَانُواْ يُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمۡ سَٰلِمُونَ

    Open ayah 68:43

    Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).

  44. فَذَرۡنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِۖ سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ

    Open ayah 68:44

    Pra, më lër Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kuran. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk e presin.

  45. وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ

    Open ayah 68:45

    Dhe atyre Unë iu jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.

  46. أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ

    Open ayah 68:46

    A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?

  47. أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ

    Open ayah 68:47

    A mos tek ata është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)!

  48. فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلۡحُوتِ إِذۡ نَادَىٰ وَهُوَ مَكۡظُومٞ

    Open ayah 68:48

    Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bëj si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mbushur me pikëllim.

  49. لَّوۡلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعۡمَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ مَذۡمُومٞ

    Open ayah 68:49

    Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar.

  50. فَٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ 

    Open ayah 68:50

    Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.

  51. وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَيُزۡلِقُونَكَ بِأَبۡصَٰرِهِمۡ لَمَّا سَمِعُواْ ٱلذِّكۡرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجۡنُونٞ

    Open ayah 68:51

    E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kuranin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”

  52. وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ

    Open ayah 68:52

    Po ai (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).