الحاقة
Al-Haaqqa
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلۡحَآقَّةُ
Open ayah 69:1E Vërteta (Kijameti).
مَا ٱلۡحَآقَّةُ
Open ayah 69:2Ç’është e Vërteta (Kijameti)?
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡحَآقَّةُ
Open ayah 69:3Çka të mësoi ty, se ç’është e Vërteta (Kijameti)?
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ وَعَادُۢ بِٱلۡقَارِعَةِ
Open ayah 69:4Themudi dhe Adi përgënjeshtruan Tronditjen (Kijametin).
فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهۡلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ
Open ayah 69:5Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
وَأَمَّا عَادٞ فَأُهۡلِكُواْ بِرِيحٖ صَرۡصَرٍ عَاتِيَةٖ
Open ayah 69:6Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
سَخَّرَهَا عَلَيۡهِمۡ سَبۡعَ لَيَالٖ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومٗاۖ فَتَرَى ٱلۡقَوۡمَ فِيهَا صَرۡعَىٰ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِيَةٖ
Open ayah 69:7Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar, si të ishin trupa hurmash të zgavruara.
فَهَلۡ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٖ
Open ayah 69:8A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
وَجَآءَ فِرۡعَوۡنُ وَمَن قَبۡلَهُۥ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتُ بِٱلۡخَاطِئَةِ
Open ayah 69:9Erdhi faraoni dhe ata, që ishin para tij, si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit) me punë të gabuara.
فَعَصَوۡاْ رَسُولَ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَهُمۡ أَخۡذَةٗ رَّابِيَةً
Open ayah 69:10Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme).
إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلۡمَآءُ حَمَلۡنَٰكُمۡ فِي ٱلۡجَارِيَةِ
Open ayah 69:11Pasi uji pat vërshuar Ne ju bartëm në anije,
لِنَجۡعَلَهَا لَكُمۡ تَذۡكِرَةٗ وَتَعِيَهَآ أُذُنٞ وَٰعِيَةٞ
Open ayah 69:12për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ نَفۡخَةٞ وَٰحِدَةٞ
Open ayah 69:13E kur të fryhet në sur një fryrje,
وَحُمِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةٗ وَٰحِدَةٗ
Open ayah 69:14dhe të ngrihen toka e kodrat e ta godasin vrullshëm njëra-tjetrën me një të goditur.
فَيَوۡمَئِذٖ وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ
Open ayah 69:15Në atë kohë ndodh Ndodhia e madhe (Kijameti).
وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِيَ يَوۡمَئِذٖ وَاهِيَةٞ
Open ayah 69:16E qielli çahet, pse ai atë ditë është i brishtë.
وَٱلۡمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرۡجَآئِهَاۚ وَيَحۡمِلُ عَرۡشَ رَبِّكَ فَوۡقَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ ثَمَٰنِيَةٞ
Open ayah 69:17Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
يَوۡمَئِذٖ تُعۡرَضُونَ لَا تَخۡفَىٰ مِنكُمۡ خَافِيَةٞ
Open ayah 69:18Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehur asnjë sekret juaji.
فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقۡرَءُواْ كِتَٰبِيَهۡ
Open ayah 69:19Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, ja, lexojeni librin tim!”
إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَٰقٍ حِسَابِيَهۡ
Open ayah 69:20Unë kam qenë i bindur, se do të jap llogarinë time.
فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ
Open ayah 69:21Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme,
فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ
Open ayah 69:22në një xhenet të lartë.
قُطُوفُهَا دَانِيَةٞ
Open ayah 69:23Pemët e tij i ka krejt afër.
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَآ أَسۡلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡأَيَّامِ ٱلۡخَالِيَةِ
Open ayah 69:24(E thuhet) Hani e pini shijshëm, sepse në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُوتَ كِتَٰبِيَهۡ
Open ayah 69:25Ndërkaq kujt i jepet libri i tij nga e majta e tij ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
وَلَمۡ أَدۡرِ مَا حِسَابِيَهۡ
Open ayah 69:26Dhe të mos dija fare se çka është llogaria ime.
يَٰلَيۡتَهَا كَانَتِ ٱلۡقَاضِيَةَ
Open ayah 69:27Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
مَآ أَغۡنَىٰ عَنِّي مَالِيَهۡۜ
Open ayah 69:28Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
هَلَكَ عَنِّي سُلۡطَٰنِيَهۡ
Open ayah 69:29U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
خُذُوهُ فَغُلُّوهُ
Open ayah 69:30U thuhet zebanive: Kapeni atë, vendosjani prangat!
ثُمَّ ٱلۡجَحِيمَ صَلُّوهُ
Open ayah 69:31Pastaj futeni atë në xhehenem.
ثُمَّ فِي سِلۡسِلَةٖ ذَرۡعُهَا سَبۡعُونَ ذِرَاعٗا فَٱسۡلُكُوهُ
Open ayah 69:32Mandej lidheni atë me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë.
إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 69:33Se ai ka qenë që nuk besoi Allahun e Madhëruar.
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ
Open ayah 69:34Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit.
فَلَيۡسَ لَهُ ٱلۡيَوۡمَ هَٰهُنَا حَمِيمٞ
Open ayah 69:35Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik,
وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنۡ غِسۡلِينٖ
Open ayah 69:36as ushqim tjetër përveç të të shpërlarave,
لَّا يَأۡكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡخَٰطِـُٔونَ
Open ayah 69:37që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَا تُبۡصِرُونَ
Open ayah 69:38Pra Unë betohem në atë që e shihni,
وَمَا لَا تُبۡصِرُونَ
Open ayah 69:39edhe në atë që nuk e shihni,
إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ
Open ayah 69:40se me të vërtetë ai (Kurani) është fjalë (e Zotit), që e lexon i Dërguari i ndershëm!
وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَاعِرٖۚ قَلِيلٗا مَّا تُؤۡمِنُونَ
Open ayah 69:41Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
وَلَا بِقَوۡلِ كَاهِنٖۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ
Open ayah 69:42Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni.
تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 69:43Është zbritje prej Zotit të botëve!
وَلَوۡ تَقَوَّلَ عَلَيۡنَا بَعۡضَ ٱلۡأَقَاوِيلِ
Open ayah 69:44Sikur të trillonte ai (Muhamedi) për Ne ndonjë fjalë!
لَأَخَذۡنَا مِنۡهُ بِٱلۡيَمِينِ
Open ayah 69:45Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë,
ثُمَّ لَقَطَعۡنَا مِنۡهُ ٱلۡوَتِينَ
Open ayah 69:46e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës,
فَمَا مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ عَنۡهُ حَٰجِزِينَ
Open ayah 69:47e askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
وَإِنَّهُۥ لَتَذۡكِرَةٞ لِّلۡمُتَّقِينَ
Open ayah 69:48Ai (Kurani) është këshillë për të ruajturit.
وَإِنَّا لَنَعۡلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ
Open ayah 69:49S’ka dyshim, se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
وَإِنَّهُۥ لَحَسۡرَةٌ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ
Open ayah 69:50Ai (Kurani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلۡيَقِينِ
Open ayah 69:51Ai është e vërteta bindëse!
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 69:52Prandaj ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar!