القلم
Al-Qalam
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
نٓۚ وَٱلۡقَلَمِ وَمَا يَسۡطُرُونَ
Open ayah 68:1<i>Nun</i>! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.
مَآ أَنتَ بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ بِمَجۡنُونٖ
Open ayah 68:2Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur.
وَإِنَّ لَكَ لَأَجۡرًا غَيۡرَ مَمۡنُونٖ
Open ayah 68:3Ti, pa dyshim, do të kesh një shpërblim të pandërprerë.
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ
Open ayah 68:4Vërtet, ti ke një moral te lartë!
فَسَتُبۡصِرُ وَيُبۡصِرُونَ
Open ayah 68:5Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin,
بِأَييِّكُمُ ٱلۡمَفۡتُونُ
Open ayah 68:6se cili prej jush është i çmendur.
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ
Open ayah 68:7S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë.
فَلَا تُطِعِ ٱلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 68:8Prandaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
وَدُّواْ لَوۡ تُدۡهِنُ فَيُدۡهِنُونَ
Open ayah 68:9Ata do të dëshironin që ti të bësh lëshime, që edhe ata të bëjnë lëshime.
وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٖ مَّهِينٍ
Open ayah 68:10Mos e respekto asnjë që betohet shumë dhe është i poshtëruar,
هَمَّازٖ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٖ
Open ayah 68:11që është përgojues e përhap fjalë ngatërrestare ndër njerëz,
مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ
Open ayah 68:12që është pengues i mirësive, armiqësor e gjynahqar i madh,
عُتُلِّۭ بَعۡدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ
Open ayah 68:13shumë i vrazhdë dhe, përveç këtyre, nuk i dihet babai,
أَن كَانَ ذَا مَالٖ وَبَنِينَ
Open ayah 68:14Vetëm pse ka pasuri e djem!
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 68:15Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve.”
سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلۡخُرۡطُومِ
Open ayah 68:16Ne do ta damkosim atë në hundë.
إِنَّا بَلَوۡنَٰهُمۡ كَمَا بَلَوۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ إِذۡ أَقۡسَمُواْ لَيَصۡرِمُنَّهَا مُصۡبِحِينَ
Open ayah 68:17Ne i sprovuam ata, siç sprovuam <i>pronarët e kopshtit</i>, kur u betuan se do ta vilnin atë herët në agim,
وَلَا يَسۡتَثۡنُونَ
Open ayah 68:18por pa thënë: “Në dashtë Allahu!”
فَطَافَ عَلَيۡهَا طَآئِفٞ مِّن رَّبِّكَ وَهُمۡ نَآئِمُونَ
Open ayah 68:19Atëherë, atë <i>(kopshtin)</i> e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë,
فَأَصۡبَحَتۡ كَٱلصَّرِيمِ
Open ayah 68:20dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët.
فَتَنَادَوۡاْ مُصۡبِحِينَ
Open ayah 68:21Ata thirrën njëri-tjetrin në mëngjes:
أَنِ ٱغۡدُواْ عَلَىٰ حَرۡثِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰرِمِينَ
Open ayah 68:22“Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!”
فَٱنطَلَقُواْ وَهُمۡ يَتَخَٰفَتُونَ
Open ayah 68:23Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit:
أَن لَّا يَدۡخُلَنَّهَا ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكُم مِّسۡكِينٞ
Open ayah 68:24“Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.”
وَغَدَوۡاْ عَلَىٰ حَرۡدٖ قَٰدِرِينَ
Open ayah 68:25U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste.
فَلَمَّا رَأَوۡهَا قَالُوٓاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ
Open ayah 68:26Por, kur vajtën dhe panë vendin, thanë: “Oh, paskemi gabuar drejtim!”
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ
Open ayah 68:27“Jo, kemi humbur atë që kishim.”
قَالَ أَوۡسَطُهُمۡ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ لَوۡلَا تُسَبِّحُونَ
Open ayah 68:28Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë: “Përse nuk e lavdëroni <i>(me tesbih)</i> Zotin?”.”
قَالُواْ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Open ayah 68:29Atëherë, ata thanë: “I pastër nga çdo e metë është Zoti ynë. Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë”.
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَلَٰوَمُونَ
Open ayah 68:30Dhe më pas iu kthyen njëri-tjetrit me qortime,
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ
Open ayah 68:31duke thënë: “Të mjerët ne, që tejkaluam kufijtë!
عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبۡدِلَنَا خَيۡرٗا مِّنۡهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ
Open ayah 68:32Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëvendësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi! Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë!”
كَذَٰلِكَ ٱلۡعَذَابُۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ
Open ayah 68:33Ja, i tillë do të jetë dënimi. Ndërsa në Botën Tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, Sikur ta kuptonin!
إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 68:34Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë kopshte të begatshme te Zoti i tyre.
أَفَنَجۡعَلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ كَٱلۡمُجۡرِمِينَ
Open ayah 68:35A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët?!
مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
Open ayah 68:36Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?!
أَمۡ لَكُمۡ كِتَٰبٞ فِيهِ تَدۡرُسُونَ
Open ayah 68:37A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni
إِنَّ لَكُمۡ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ
Open ayah 68:38se ju do të keni atje çfarë të dëshironi?!
أَمۡ لَكُمۡ أَيۡمَٰنٌ عَلَيۡنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّ لَكُمۡ لَمَا تَحۡكُمُونَ
Open ayah 68:39A mos keni ndonjë zotim të madh prej Nesh, që vazhdon deri në Kijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhe dëshironi?!
سَلۡهُمۡ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ
Open ayah 68:40Pyeti: “Cili prej tyre jua siguron atë?”
أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَآءُ فَلۡيَأۡتُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ
Open ayah 68:41Apo kanë ortakë, që u japin siguri?! Le t’i sjellin “ortakët” e vet, nëse thonë të vërtetën!
يَوۡمَ يُكۡشَفُ عَن سَاقٖ وَيُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ
Open ayah 68:42Ditën kur të zbulohet kërciri ata do të ftohen për të bërë sexhde, por nuk do të munden.
خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ وَقَدۡ كَانُواْ يُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمۡ سَٰلِمُونَ
Open ayah 68:43Të përulura e të tmerruara janë shikimet e tyre, ndërsa ata i kaplon poshtërimi. Ata u ftuan të bënin sexhde kur ishin tepër të aftë.
فَذَرۡنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِۖ سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ
Open ayah 68:44Pra, m'i lër Mua ata që e mohojnë këtë Kur'an! Ne do t’i afrojmë ata gradualisht <i>(drejt ndëshkimt)</i>, prej nga nuk e presin.
وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ
Open ayah 68:45Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ
Open ayah 68:46A mos po u kërkon atyre shpërblim e ata po rëndohen nga shpenzimet?!
أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ
Open ayah 68:47Apo mos ndoshta dinë të fshehtën dhe shkruajnë <i>(këto gjykime)</i>?!
فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلۡحُوتِ إِذۡ نَادَىٰ وَهُوَ مَكۡظُومٞ
Open ayah 68:48Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd dhe mos u bëj si ai i peshkut kur u lut, në atë gjendje trishtimi.
لَّوۡلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعۡمَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ مَذۡمُومٞ
Open ayah 68:49Sikur të mos e përfshinte mirësia nga Zoti i tij, ai do të hidhej në shkretëtirë i braktisur dhe i fajsuar.
فَٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Open ayah 68:50Por Zoti i tij e bëri atë të zgjedhur dhe prej të mirëve.
وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَيُزۡلِقُونَكَ بِأَبۡصَٰرِهِمۡ لَمَّا سَمِعُواْ ٱلذِّكۡرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجۡنُونٞ
Open ayah 68:51Ata që nuk besojnë, gati sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është i marrë.”
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 68:52Po ai <i>(Kur'ani)</i> nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për botët.