القيامة
Al-Qiyaama
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ
Open ayah 75:1Betohem në Ditën e Kijametit.
وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ
Open ayah 75:2Betohem në shpirtin shumë qortues.
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ
Open ayah 75:3A mendon njeriu se Ne nuk do t’ia bashkojmë sërish eshtrat atij?
بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ
Open ayah 75:4Përkundrazi, Ne jemi të Fuqishëm ta rikrijojmë sikurse ka qenë, deri te mollëzat e gishtave të tij
بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ
Open ayah 75:5Por njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në gjynahe
يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ
Open ayah 75:6e pyet: “Kur është Dita e Kijametit?”
فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ
Open ayah 75:7Kur shikimi të tmerrohet,
وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ
Open ayah 75:8kur Hëna të fshihet,
وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ
Open ayah 75:9dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ
Open ayah 75:10atë Ditë, njeriu do të thotë: “Ku të fshihem <i>(që të shpëtoj)</i>?”
كَلَّا لَا وَزَرَ
Open ayah 75:11Jo, nuk ka se ku të fshihet.
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ
Open ayah 75:12Atë Ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.
يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ
Open ayah 75:13Atë Ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.
بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ
Open ayah 75:14Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes,
وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ
Open ayah 75:15edhe nëse paraqet arsyetime.
لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ
Open ayah 75:16Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt,
إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ
Open ayah 75:17sepse e kemi Ne detyrë se si do të ngulitet dhe këndohet ai!
فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ
Open ayah 75:18Pasi të ta kemi kumtuar atë, atëherë fillo ti!
ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ
Open ayah 75:19Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë.
كَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ
Open ayah 75:20Por ju doni këtë të ngutshmen
وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ
Open ayah 75:21Dhe e lini pas dore atë të ardhmen.
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ
Open ayah 75:22Atë Ditë do të ketë fytyra të ndritura,
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٞ
Open ayah 75:23që Zotin e tyre do të shikojnë.
وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ
Open ayah 75:24Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të zymta,
تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ
Open ayah 75:25që presin atë <i>(Dënim të ashpër)</i> që të thyen kurrizin.
كَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ
Open ayah 75:26Jo, mos ashtu <i>(në mosbesim)</i>! Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit,
وَقِيلَ مَنۡۜ رَاقٖ
Open ayah 75:27dhe kur të thonë: “Kush do t’i këndojë <i>(ta yshtë)</i>?”
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ
Open ayah 75:28Kur ai <i>(njeriu)</i> të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes,
وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ
Open ayah 75:29ndërkohë që kërcinjtë do t’i bashkohen me njëri-tjetrin,
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ
Open ayah 75:30atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt.
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ
Open ayah 75:31Por ai <i>(mosbesimtari)</i> nuk beson dhe as nuk fal namaz,
وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
Open ayah 75:32por vetëm mohon dhe kthen shpinën,
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ
Open ayah 75:33e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk.
أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ
Open ayah 75:34<i>(Atij do t'i thuhet)</i> Mjerë për ty, mjerë!
ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ
Open ayah 75:35Mjerë për ty, mjerë!
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى
Open ayah 75:36A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?!
أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ
Open ayah 75:37A nuk vjen ai <i>(njeriu)</i> nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë,
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ
Open ayah 75:38e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai <i>(Zoti)</i> e krijon dhe e përsos.
فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ
Open ayah 75:39Dhe, prej atij <i>(uji)</i> , Ai krijon mashkullin dhe femrën?!
أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ
Open ayah 75:40A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?!