المدثر

Al-Muddaththir

The Cloaked One · Surah 74 · Ayahs: 56 · Meccan

Translation: Uthman Agolli · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُدَّثِّرُ

    Open ayah 74:1

    O ti i mbuluar!

  2. قُمۡ فَأَنذِرۡ

    Open ayah 74:2

    Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen <i>(njerëzisë)</i>!

  3. وَرَبَّكَ فَكَبِّرۡ

    Open ayah 74:3

    E madhëroje Zotin tënd!

  4. وَثِيَابَكَ فَطَهِّرۡ

    Open ayah 74:4

    Rrobat e tua pastroji!

  5. وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ

    Open ayah 74:5

    Së keqes së ndyrë largoju!

  6. وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ

    Open ayah 74:6

    Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë!

  7. وَلِرَبِّكَ فَٱصۡبِرۡ

    Open ayah 74:7

    Dhe për hir të Zotit tënd, duro!

  8. فَإِذَا نُقِرَ فِي ٱلنَّاقُورِ

    Open ayah 74:8

    E, kur t'i fryhet Surit,

  9. فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٖ يَوۡمٌ عَسِيرٌ

    Open ayah 74:9

    Atëherë është një ditë e vështirë.

  10. عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٖ 

    Open ayah 74:10

    Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobesimtarët.

  11. ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدٗا

    Open ayah 74:11

    Ma lër Mua atë, që e krijova të vetmuar ,

  12. وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالٗا مَّمۡدُودٗا

    Open ayah 74:12

    që i mundësova të ketë pasuri të madhe;

  13. وَبَنِينَ شُهُودٗا

    Open ayah 74:13

    që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete!

  14. وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمۡهِيدٗا

    Open ayah 74:14

    Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë,

  15. ثُمَّ يَطۡمَعُ أَنۡ أَزِيدَ

    Open ayah 74:15

    ndërsa ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë.

  16. كَلَّآۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِأٓيَٰتِنَا عَنِيدٗا

    Open ayah 74:16

    Por jo. Ai u tregua mohues i fakteve Tona.

  17. سَأُرۡهِقُهُۥ صَعُودًا

    Open ayah 74:17

    Atë do ta sfilit dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.

  18. إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ

    Open ayah 74:18

    Ai mendonte dhe gjykonte.

  19. فَقُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ

    Open ayah 74:19

    Qoftë i shkatërruar! Po si gjykonte?!

  20. ثُمَّ قُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ 

    Open ayah 74:20

    Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykonte?!

  21. ثُمَّ نَظَرَ

    Open ayah 74:21

    Ai thellohej e thellohej në mendime,

  22. ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ

    Open ayah 74:22

    pastaj vrenjtej dhe vrazhdësohej.

  23. ثُمَّ أَدۡبَرَ وَٱسۡتَكۡبَرَ

    Open ayah 74:23

    Por në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi.

  24. فَقَالَ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ يُؤۡثَرُ

    Open ayah 74:24

    Ai tha: “Ky <i>(Kur'an)</i> nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve.

  25. إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا قَوۡلُ ٱلۡبَشَرِ

    Open ayah 74:25

    Ky<i>(Kur'an)</i> nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish””!

  26. سَأُصۡلِيهِ سَقَرَ

    Open ayah 74:26

    Unë do ta flak atë në <i>Sekar</i>!

  27. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سَقَرُ

    Open ayah 74:27

    E ku e di ti se çfarë është <i>Sekar</i>?!

  28. لَا تُبۡقِي وَلَا تَذَرُ

    Open ayah 74:28

    Ai është i tillë që nuk lë send pa e djegur.

  29. لَوَّاحَةٞ لِّلۡبَشَرِ

    Open ayah 74:29

    Ai i përcëllon dhe i nxin lëkurat.

  30. عَلَيۡهَا تِسۡعَةَ عَشَرَ 

    Open ayah 74:30

    Nëntëmbëdhjetë janë mbikëqyrësit e tij.

  31. وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ

    Open ayah 74:31

    Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç engjëj, numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë, që të binden ata që u është dhënë Libri, që besimtarëve t’u shtohet edhe më shumë besimi, që ata të cilëve u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos kenë asnjë dyshim, ndërsa ata të cilët në zemrat e tyre kanë sëmundje dhe jobesimtarët të thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull?” Ja, kështu Allahu e lë të humbur atë që Ai do dhe e udhëzon atë që do. Ushtritë e Zotit tënd nuk i di askush veç Tij. Ky <i>(lajm)</i> është veçse një kujtim për njerëzit.

  32. كَلَّا وَٱلۡقَمَرِ

    Open ayah 74:32

    Betohem në Hënën,

  33. وَٱلَّيۡلِ إِذۡ أَدۡبَرَ

    Open ayah 74:33

    Edhe në natën, kur ajo tërhiqet,

  34. وَٱلصُّبۡحِ إِذَآ أَسۡفَرَ

    Open ayah 74:34

    Edhe në agimin, kur ai shkrep,

  35. إِنَّهَا لَإِحۡدَى ٱلۡكُبَرِ

    Open ayah 74:35

    S’ka dyshim se ai <i>(Zjarri)</i> është një nga belatë më të mëdha.

  36. نَذِيرٗا لِّلۡبَشَرِ

    Open ayah 74:36

    Ai është vërejtje për njerëzit.

  37. لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَتَقَدَّمَ أَوۡ يَتَأَخَّرَ

    Open ayah 74:37

    Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë apo të ngecë në vend.

  38. كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِينَةٌ

    Open ayah 74:38

    Çdo njeri është peng i veprave të veta.

  39. إِلَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡيَمِينِ

    Open ayah 74:39

    përveç të djathtëve,

  40. فِي جَنَّٰتٖ يَتَسَآءَلُونَ 

    Open ayah 74:40

    të cilët do jenë në Xhenete dhe do t'i bëjnë pyetje njëri-tjetrit

  41. عَنِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

    Open ayah 74:41

    dhe <i>(do t'u thonë)</i> zullumqarëve:

  42. مَا سَلَكَكُمۡ فِي سَقَرَ

    Open ayah 74:42

    “Çfarë ju solli në Sekar?”

  43. قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ

    Open ayah 74:43

    Ata do përgjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namaz,

  44. وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ

    Open ayah 74:44

    nuk ushqenim të varfërit,

  45. وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ

    Open ayah 74:45

    por përziheshim me të tjerët në vepra të kota.

  46. وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ

    Open ayah 74:46

    Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit,

  47. حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ

    Open ayah 74:47

    derisa na erdhi e Vërteta e sigurt.”

  48. فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ

    Open ayah 74:48

    Tashmë, atyre nuk do t’u bëjë më dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.

  49. فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ

    Open ayah 74:49

    Po çfarë kanë ata që i largohen këshillës?

  50. كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ 

    Open ayah 74:50

    Ata janë si gomarë të egër të trembur,

  51. فَرَّتۡ مِن قَسۡوَرَةِۭ

    Open ayah 74:51

    që vrapojnë prej luanit.

  52. بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفٗا مُّنَشَّرَةٗ

    Open ayah 74:52

    Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm.

  53. كَلَّاۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ

    Open ayah 74:53

    Jo! Ata nuk i frikësohen Botës Tjetër.

  54. كَلَّآ إِنَّهُۥ تَذۡكِرَةٞ

    Open ayah 74:54

    Kjo është, pa dyshim, një këshillë e vyer,

  55. فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ

    Open ayah 74:55

    Nga e cila përfiton kush dëshiron.

  56. وَمَا يَذۡكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ هُوَ أَهۡلُ ٱلتَّقۡوَىٰ وَأَهۡلُ ٱلۡمَغۡفِرَةِ

    Open ayah 74:56

    Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu. Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve!