القيامة

Al-Qiyaama

The Resurrection · Surah 75 · Ayahs: 40 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ

    Open ayah 75:1

    Betohem në Ditën e Kijametit;

  2. وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ

    Open ayah 75:2

    Betohem në shpirtin që është shumë qortues!

  3. أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ

    Open ayah 75:3

    A mendon njeriu, se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?

  4. بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ

    Open ayah 75:4

    Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!

  5. بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ

    Open ayah 75:5

    Por njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate,

  6. يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ

    Open ayah 75:6

    prandaj edhe pyet: “Kur është Dita e Kijametit?”

  7. فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ

    Open ayah 75:7

    E kur të merren sytë (shikimi),

  8. وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ

    Open ayah 75:8

    e të zihet hëna (errësohet),

  9. وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ

    Open ayah 75:9

    dhe të bashkohen dielli e hëna,

  10. يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ 

    Open ayah 75:10

    atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!”

  11. كَلَّا لَا وَزَرَ

    Open ayah 75:11

    Jo, nuk ka strehim!

  12. إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ

    Open ayah 75:12

    Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!

  13. يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ

    Open ayah 75:13

    Atë ditë njeriu do të njihet me atë, që çoi para dhe me atë që la prapa.

  14. بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ

    Open ayah 75:14

    Po njeriu është dëshmitar i vetvetes,

  15. وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ

    Open ayah 75:15

    edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.

  16. لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ

    Open ayah 75:16

    Ti (Muhamed) mos e shqipto atë (Kuranin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!

  17. إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ

    Open ayah 75:17

    Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!

  18. فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ

    Open ayah 75:18

    E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.

  19. ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ

    Open ayah 75:19

    Dhe pastaj është obligim yni, që ta shkoqisim atë.

  20. كَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ 

    Open ayah 75:20

    Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).

  21. وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ

    Open ayah 75:21

    Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin).

  22. وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ

    Open ayah 75:22

    Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara),

  23. إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٞ

    Open ayah 75:23

    që Zotin e tyre e shikojnë.

  24. وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ

    Open ayah 75:24

    Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda,

  25. تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ

    Open ayah 75:25

    që presin t’iu thyhet kurrizi (të shkatërrohen).

  26. كَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ

    Open ayah 75:26

    Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),

  27. وَقِيلَ مَنۡۜ رَاقٖ

    Open ayah 75:27

    Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?”

  28. وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ

    Open ayah 75:28

    Dhe ai bindet se ai po ndahet.

  29. وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ

    Open ayah 75:29

    E t’i puqet kërciri për kërcirin (t’i vështirësohet gjendja).

  30. إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ 

    Open ayah 75:30

    Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.

  31. فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ

    Open ayah 75:31

    E ai, as nuk e vërtetoi atë që duhej, as nuk u fal.

  32. وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

    Open ayah 75:32

    Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.

  33. ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ

    Open ayah 75:33

    Dhe shkonte te familja e tij me mendjemadhësi.

  34. أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ

    Open ayah 75:34

    Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).

  35. ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ

    Open ayah 75:35

    Edhe një herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë!

  36. أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى

    Open ayah 75:36

    A mos mendon njeriu, se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).

  37. أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ

    Open ayah 75:37

    A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.

  38. ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ

    Open ayah 75:38

    E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?

  39. فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ

    Open ayah 75:39

    Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.

  40. أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ 

    Open ayah 75:40

    A nuk është Ai (Zot) i Fuqishëm, që i ngjall të vdekurit?