المدثر
Al-Muddaththir
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُدَّثِّرُ
Open ayah 74:1O ti i mbuluar!
قُمۡ فَأَنذِرۡ
Open ayah 74:2Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
وَرَبَّكَ فَكَبِّرۡ
Open ayah 74:3Dhe madhëroje Zotin tënd!
وَثِيَابَكَ فَطَهِّرۡ
Open ayah 74:4Dhe rrobat e tua pastroji!
وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ
Open ayah 74:5Dhe të keqës së ndyrë largohu!
وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ
Open ayah 74:6Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
وَلِرَبِّكَ فَٱصۡبِرۡ
Open ayah 74:7Dhe për hir të Zotit tënd duro!
فَإِذَا نُقِرَ فِي ٱلنَّاقُورِ
Open ayah 74:8E, kur të fryhet në Sur,
فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٖ يَوۡمٌ عَسِيرٌ
Open ayah 74:9atëherë ajo është ditë e vështirë.
عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٖ
Open ayah 74:10Për jobesimtarët është jo e lehtë.
ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدٗا
Open ayah 74:11Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالٗا مَّمۡدُودٗا
Open ayah 74:12Dhe bëra të ketë pasuri të madhe.
وَبَنِينَ شُهُودٗا
Open ayah 74:13E bëra edhe me djem që i ka me vete.
وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمۡهِيدٗا
Open ayah 74:14Dhe Unë i lashë në disponim të gjitha mundësitë.
ثُمَّ يَطۡمَعُ أَنۡ أَزِيدَ
Open ayah 74:15E ai lakmon që t’i shtojë edhe më tepër.
كَلَّآۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِأٓيَٰتِنَا عَنِيدٗا
Open ayah 74:16E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
سَأُرۡهِقُهُۥ صَعُودًا
Open ayah 74:17Atë do ta dërrmoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ
Open ayah 74:18Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kuranin).
فَقُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ
Open ayah 74:19Qoftë i shkatërruar, po si planifikonte.
ثُمَّ قُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ
Open ayah 74:20Prapë qoftë i shkatërruar, po si planifikonte.
ثُمَّ نَظَرَ
Open ayah 74:21Ai sërish thellohej në mendime.
ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ
Open ayah 74:22Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
ثُمَّ أَدۡبَرَ وَٱسۡتَكۡبَرَ
Open ayah 74:23Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
فَقَالَ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ يُؤۡثَرُ
Open ayah 74:24E tha: “Ky (Kurani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا قَوۡلُ ٱلۡبَشَرِ
Open ayah 74:25Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!”
سَأُصۡلِيهِ سَقَرَ
Open ayah 74:26E Unë atë do ta hedh në Sekar!
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سَقَرُ
Open ayah 74:27E, ku e di ti se çka është Sekari?
لَا تُبۡقِي وَلَا تَذَرُ
Open ayah 74:28Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
لَوَّاحَةٞ لِّلۡبَشَرِ
Open ayah 74:29Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
عَلَيۡهَا تِسۡعَةَ عَشَرَ
Open ayah 74:30Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ
Open ayah 74:31E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kuran) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që iu është dhënë libri, e atyre që besuan t’iu shtohet edhe më besimi, e atyre që iu është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “Çka deshi Allahu me këtë si shembull?” Ja ashtu, Allahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
كَلَّا وَٱلۡقَمَرِ
Open ayah 74:32Jo, nuk është ashtu, betohem në hënën,
وَٱلَّيۡلِ إِذۡ أَدۡبَرَ
Open ayah 74:33edhe natën kur tërhiqet,
وَٱلصُّبۡحِ إِذَآ أَسۡفَرَ
Open ayah 74:34edhe agimin kur agon,
إِنَّهَا لَإِحۡدَى ٱلۡكُبَرِ
Open ayah 74:35s’ka dyshim, se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha!
نَذِيرٗا لِّلۡبَشَرِ
Open ayah 74:36Është vërejtje për njerëz!
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَتَقَدَّمَ أَوۡ يَتَأَخَّرَ
Open ayah 74:37Për atë nga mesi juaj, që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِينَةٌ
Open ayah 74:38Secili njeri është peng i veprës së vet.
إِلَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡيَمِينِ
Open ayah 74:39Përveç atyre të djathtëve,
فِي جَنَّٰتٖ يَتَسَآءَلُونَ
Open ayah 74:40që janë në xhenete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
عَنِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Open ayah 74:41përkitazi me kriminelët (e iu thonë):
مَا سَلَكَكُمۡ فِي سَقَرَ
Open ayah 74:42“Çka ju solli juve në Sekar?”
قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ
Open ayah 74:43Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ
Open ayah 74:44Nuk kemi qenë që ushqenim të varfërit;
وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ
Open ayah 74:45Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota;
وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
Open ayah 74:46Dhe kemi qenë që nuk e besonim Ditën e Gjykimit,
حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ
Open ayah 74:47derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!”
فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ
Open ayah 74:48E tanimë, atyre nuk iu bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.
فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ
Open ayah 74:49Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kuranit),
كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ
Open ayah 74:50si të ishin gomarë të trembur (të egër),
فَرَّتۡ مِن قَسۡوَرَةِۭ
Open ayah 74:51që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit)?
بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفٗا مُّنَشَّرَةٗ
Open ayah 74:52Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t’i jepej një libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
كَلَّاۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ
Open ayah 74:53E jo! Por ata janë që nuk i frikësohen botës tjetër.
كَلَّآ إِنَّهُۥ تَذۡكِرَةٞ
Open ayah 74:54Dhe jo! Se ai (Kurani) është këshillë e lartë.
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ
Open ayah 74:55E kush do, këshillohet me të.
وَمَا يَذۡكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ هُوَ أَهۡلُ ٱلتَّقۡوَىٰ وَأَهۡلُ ٱلۡمَغۡفِرَةِ
Open ayah 74:56Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse Allahu do, Ai është i denjë për t’ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!