المزمل
Al-Muzzammil
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُزَّمِّلُ
Open ayah 73:1O ti i mbështjellur!
قُمِ ٱلَّيۡلَ إِلَّا قَلِيلٗا
Open ayah 73:2Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj,
نِّصۡفَهُۥٓ أَوِ ٱنقُصۡ مِنۡهُ قَلِيلًا
Open ayah 73:3gjysmën e saj ose diçka më pak se gjysmën,
أَوۡ زِدۡ عَلَيۡهِ وَرَتِّلِ ٱلۡقُرۡءَانَ تَرۡتِيلًا
Open ayah 73:4ose shto diçka prej saj dhe Kuranin lexoje me vëmendje.
إِنَّا سَنُلۡقِي عَلَيۡكَ قَوۡلٗا ثَقِيلًا
Open ayah 73:5Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
إِنَّ نَاشِئَةَ ٱلَّيۡلِ هِيَ أَشَدُّ وَطۡـٔٗا وَأَقۡوَمُ قِيلًا
Open ayah 73:6E s’ka dyshim, se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
إِنَّ لَكَ فِي ٱلنَّهَارِ سَبۡحٗا طَوِيلٗا
Open ayah 73:7Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
وَٱذۡكُرِ ٱسۡمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلۡ إِلَيۡهِ تَبۡتِيلٗا
Open ayah 73:8Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
رَّبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱتَّخِذۡهُ وَكِيلٗا
Open ayah 73:9Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë pos Tij, pra Atë merre për mbështetje.
وَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱهۡجُرۡهُمۡ هَجۡرٗا جَمِيلٗا
Open ayah 73:10Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë, dhe largohu atyre i matur.
وَذَرۡنِي وَٱلۡمُكَذِّبِينَ أُوْلِي ٱلنَّعۡمَةِ وَمَهِّلۡهُمۡ قَلِيلًا
Open ayah 73:11Dhe më lër Mua për ata përgënjeshtruesit pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
إِنَّ لَدَيۡنَآ أَنكَالٗا وَجَحِيمٗا
Open ayah 73:12Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
وَطَعَامٗا ذَا غُصَّةٖ وَعَذَابًا أَلِيمٗا
Open ayah 73:13Edhe ushqim, që nuk gëlltitet, edhe dënim të dhembshëm
يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ وَكَانَتِ ٱلۡجِبَالُ كَثِيبٗا مَّهِيلًا
Open ayah 73:14Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ رَسُولٗا شَٰهِدًا عَلَيۡكُمۡ كَمَآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ رَسُولٗا
Open ayah 73:15Ne dërguam te ju të dërguar, që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
فَعَصَىٰ فِرۡعَوۡنُ ٱلرَّسُولَ فَأَخَذۡنَٰهُ أَخۡذٗا وَبِيلٗا
Open ayah 73:16E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, prandaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
فَكَيۡفَ تَتَّقُونَ إِن كَفَرۡتُمۡ يَوۡمٗا يَجۡعَلُ ٱلۡوِلۡدَٰنَ شِيبًا
Open ayah 73:17Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë, që fëmijët do t'i bëjë pleq?
ٱلسَّمَآءُ مُنفَطِرُۢ بِهِۦۚ كَانَ وَعۡدُهُۥ مَفۡعُولًا
Open ayah 73:18Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذۡكِرَةٞۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًا
Open ayah 73:19Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
۞إِنَّ رَبَّكَ يَعۡلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدۡنَىٰ مِن ثُلُثَيِ ٱلَّيۡلِ وَنِصۡفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَۚ وَٱللَّهُ يُقَدِّرُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحۡصُوهُ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرۡضَىٰ وَءَاخَرُونَ يَضۡرِبُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَبۡتَغُونَ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَءَاخَرُونَ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنۡهُۚ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَقۡرِضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗاۚ وَمَا تُقَدِّمُواْ لِأَنفُسِكُم مِّنۡ خَيۡرٖ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرٗا وَأَعۡظَمَ أَجۡرٗاۚ وَٱسۡتَغۡفِرُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمُۢ
Open ayah 73:20Zoti yt e di, se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti, që ju nuk do të mund t'i përmbaheni asaj, prandaj iu lehtësoi juve, pra faluni duke lexuar Kuran sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti, se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e Allahut, edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut, pra faluni dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij dhe kryejeni me rregull faljen, jepeni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të Allahut hua të mirë, se çfarë të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni tek Allahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej Allahut, se Allahu është Mëkatfalës dhe Mëshirues i madh!