المطففين
Al-Mutaffifin
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَيۡلٞ لِّلۡمُطَفِّفِينَ
Open ayah 83:1Mjerë për ata që masin e peshojnë mangut,
ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ
Open ayah 83:2Ata që kur blejnë nga të tjerët e marrin masën e plotë,
وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ
Open ayah 83:3Por kur u shesin të tjerëve, e masin dhe e peshojnë mangut.
أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ
Open ayah 83:4A nuk mendojnë ata se kanë për t’u ringjallur
لِيَوۡمٍ عَظِيمٖ
Open ayah 83:5në një Ditë të madhe,
يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 83:6Ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dalë para Zotit të botëve?!
كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٖ
Open ayah 83:7Jo. Me të vërtetë, Libri <i>(dhe vendqë</i><i></i><i>ndrimi)</i> i keqbërësve është në Sixhxhin.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٞ
Open ayah 83:8E ku e di ti se ç’është <i>Sixhxhin</i>-i?
كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ
Open ayah 83:9Ai <i>(Libri i keqbërësve)</i> është një Libër i shkruar <i>(e i pandrysh</i><i>u</i><i>eshëm)</i>.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 83:10Mjerë mohuesit atë ditë,
ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
Open ayah 83:11ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit!
وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ
Open ayah 83:12Atë ditë nuk e mohon askush, përveç atij që e ka tepruar me padrejtësi dhe me vepra të këqija,
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 83:13I cili, kur i lexohen ajetet Tona, thotë: “Përralla të vjetra.”.
كَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Open ayah 83:14Jo, nuk është ashtu. Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat.
كَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّمَحۡجُوبُونَ
Open ayah 83:15Jo! Atë ditë ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre.
ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 83:16Pastaj, pa dyshim, ata do të flaken në Xhehenem,
ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Open ayah 83:17dhe më pas do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.”
كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ
Open ayah 83:18Jo. Me të vërtetë, libri <i>(e vendqëndrimi)</i> i vepërmirëve është në <i>Il-lijjin</i>!
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ
Open ayah 83:19E ku e di ti se çfarë është <i>Il-lijjun</i>-i?
كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ
Open ayah 83:20Ai <i>(Libri i vëpërmirëve)</i> është një Libër i shkruar <i>(e i pandrysh</i><i>u</i><i>eshëm)</i>.
يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ
Open ayah 83:21të cilin e dëshmojnë më të afruarit <i>(e Zotit)</i>.
إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٍ
Open ayah 83:22Me të vërtetë, vepërmirët do të jenë <i>(të lumtur)</i> mes mirësive <i>(të shumta)</i>.
عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ
Open ayah 83:23Të mbështetur në kolltukë, ata vështrojnë.
تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 83:24Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë që përjetojnë.
يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقٖ مَّخۡتُومٍ
Open ayah 83:25Atyre u jepet të pinë pije nga enë të vulosura,
خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٞۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ
Open ayah 83:26pije të cilave në fund u vjen era misk. Për të tilla mirësi le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ
Open ayah 83:27Kjo pije ka brenda edhe prej <i>Tesnim</i>-it,
عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ
Open ayah 83:28burim nga i cili pinë më të afërmit e Zotit.
إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ
Open ayah 83:29Vërtet, keqbërësit talleshin me besimtarët,
وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ
Open ayah 83:30dhe kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ
Open ayah 83:31Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.
وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ
Open ayah 83:32Kur i shihnin, thoshin: “Me të vërtetë, këta janë të humbur!”
وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ
Open ayah 83:33Por Ne nuk i caktuam ata si roje të tyre.
فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ
Open ayah 83:34Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët
عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ
Open ayah 83:35Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë.
هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ
Open ayah 83:36A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?