الإنشقاق
Al-Inshiqaaq
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتۡ
Open ayah 84:1Kur qielli të çahet,
وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ
Open ayah 84:2duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë,
وَإِذَا ٱلۡأَرۡضُ مُدَّتۡ
Open ayah 84:3Kur Toka të shtrihet në gjerësinë e saj,
وَأَلۡقَتۡ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتۡ
Open ayah 84:4E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet,
وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ
Open ayah 84:5duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë,
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدۡحٗا فَمُلَٰقِيهِ
Open ayah 84:6O njeri! Ti bën përpjekje të mëdha <i>(në rrugëtimin)</i> për te Zoti yt dhe do ta takosh Atë <i>(e shpërblimin</i> <i>e përpjekjeve të tua)</i>.
فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ
Open ayah 84:7Për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga e djathta,
فَسَوۡفَ يُحَاسَبُ حِسَابٗا يَسِيرٗا
Open ayah 84:8Atij do t’i bëhet një llogari e lehtë,
وَيَنقَلِبُ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورٗا
Open ayah 84:9dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهۡرِهِۦ
Open ayah 84:10E për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga pas shpine
فَسَوۡفَ يَدۡعُواْ ثُبُورٗا
Open ayah 84:11ai do të lutet për t’u asgjësuar,
وَيَصۡلَىٰ سَعِيرًا
Open ayah 84:12dhe do të flaket në një zjarr të ndezur fort.
إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا
Open ayah 84:13Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet.
إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ
Open ayah 84:14Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur.
بَلَىٰٓۚ إِنَّ رَبَّهُۥ كَانَ بِهِۦ بَصِيرٗا
Open ayah 84:15Por, jo. Me të vërtetë, Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë.
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلشَّفَقِ
Open ayah 84:16Betohem në kuqëlimin e muzgut,
وَٱلَّيۡلِ وَمَا وَسَقَ
Open ayah 84:17në natën e në çfarë tubon ajo <i>(nën errësirën e saj)</i>,
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا ٱتَّسَقَ
Open ayah 84:18edhe në hënën kur ajo bëhet e plotë,
لَتَرۡكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٖ
Open ayah 84:19se ju, me siguri, do të kaloni cak pas caku.
فَمَا لَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Open ayah 84:20Atëherë çfarë kanë ata që nuk besojnë?
وَإِذَا قُرِئَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقُرۡءَانُ لَا يَسۡجُدُونَۤ۩
Open ayah 84:21Përse, kur u lexohet Kur'ani, nuk përulen?
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُكَذِّبُونَ
Open ayah 84:22Në të vërtetë, mohuesit përgënjeshtrojnë <i>(shpalljet e Zotit)</i>?!
وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُوعُونَ
Open ayah 84:23Por Allahu e di më së miri atë që ata e mbajnë fshehur <i>(në gjokset e tyre)</i>.
فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ
Open ayah 84:24Lajmëroi ata për një dënim të dhembshëm,
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونِۭ
Open ayah 84:25përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë!