البروج
Al-Burooj
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡبُرُوجِ
Open ayah 85:1Betohem për qiellin plot me yje.
وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡمَوۡعُودِ
Open ayah 85:2Për Ditën e Premtuar <i>(të gjykimit)</i>.
وَشَاهِدٖ وَمَشۡهُودٖ
Open ayah 85:3Për atë që dëshmon dhe për atë që dëshmohet.
قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ
Open ayah 85:4Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet,
ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ
Open ayah 85:5me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse!
إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٞ
Open ayah 85:6Ata rrinin ulur rreth tij,
وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٞ
Open ayah 85:7dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ
Open ayah 85:8Ata i keqtrajtonin <i>(besimtarët)</i> sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin,
ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ
Open ayah 85:9të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!
إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ
Open ayah 85:10Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit. Për ta është përgatitur dënimi përvëlues.
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ
Open ayah 85:11Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Kjo është fitorja më e madhe.
إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ
Open ayah 85:12Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë.
إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ
Open ayah 85:13Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon.
وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ
Open ayah 85:14Ai është Falësi i madh, i Dashuri.
ذُو ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡمَجِيدُ
Open ayah 85:15Ai është Sunduesi i Fronit të madhërishëm.
فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ
Open ayah 85:16Ai vepron gjithçka që dëshiron.
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡجُنُودِ
Open ayah 85:17A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive
فِرۡعَوۡنَ وَثَمُودَ
Open ayah 85:18të Faraonit dhe të Themudit?
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي تَكۡذِيبٖ
Open ayah 85:19Mohuesit <i>(e Zotit)</i> vazhdojnë të përgënjeshtrojnë <i>(Shpalljen e Zotit)</i>,
وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطُۢ
Open ayah 85:20por Allahu i ka përfshirë ata <i>(nën pushtetin e Tij)</i>.
بَلۡ هُوَ قُرۡءَانٞ مَّجِيدٞ
Open ayah 85:21Ai është Kur'an i madhërishëm,
فِي لَوۡحٖ مَّحۡفُوظِۭ
Open ayah 85:22<i>(I shkruar)</i> në një Pllakë të Ruajtur.