الطارق

At-Taariq

The Morning Star · Surah 86 · Ayahs: 17 · Meccan

Translation: Uthman Agolli · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ

    Open ayah 86:1

    Betohem për qiellin dhe “trokitësin”.

  2. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ

    Open ayah 86:2

    E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”?

  3. ٱلنَّجۡمُ ٱلثَّاقِبُ

    Open ayah 86:3

    Ai është ylli tejshpues.

  4. إِن كُلُّ نَفۡسٖ لَّمَّا عَلَيۡهَا حَافِظٞ

    Open ayah 86:4

    Nuk ka asnjë njeri që të mos ketë mbikëqyrës.

  5. فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ

    Open ayah 86:5

    Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar!

  6. خُلِقَ مِن مَّآءٖ دَافِقٖ

    Open ayah 86:6

    Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm,

  7. يَخۡرُجُ مِنۢ بَيۡنِ ٱلصُّلۡبِ وَٱلتَّرَآئِبِ

    Open ayah 86:7

    Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.

  8. إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ

    Open ayah 86:8

    S’ka dyshim se Ai është i Fuqishëm për ta rikthyer atë në jetë,

  9. يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ

    Open ayah 86:9

    Ditën kur të zbulohen të fshehtat,

  10. فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ 

    Open ayah 86:10

    kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.

  11. وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلرَّجۡعِ

    Open ayah 86:11

    Betohem për qiellin, që herë pas here kthehet <i>(me shi e me rizkun e krijesave)</i>.

  12. وَٱلۡأَرۡضِ ذَاتِ ٱلصَّدۡعِ

    Open ayah 86:12

    Betohem për tokën, që herë pas here hapet <i>(e nxjerr bimësinë e begatitë e saj)</i>.

  13. إِنَّهُۥ لَقَوۡلٞ فَصۡلٞ

    Open ayah 86:13

    Vërtet, ai <i>(Kur'ani)</i> është Fjalë ndarëse <i>(e të vërtetës nga e kota)</i>.

  14. وَمَا هُوَ بِٱلۡهَزۡلِ

    Open ayah 86:14

    Ai nuk është diçka e parëndësishme.

  15. إِنَّهُمۡ يَكِيدُونَ كَيۡدٗا

    Open ayah 86:15

    Ata <i>(mohuesit e Zotit)</i> vërtet bëjnë kurthe të mëdha.

  16. وَأَكِيدُ كَيۡدٗا

    Open ayah 86:16

    Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre.

  17. فَمَهِّلِ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَمۡهِلۡهُمۡ رُوَيۡدَۢا

    Open ayah 86:17

    Prandaj lëri afat jobesimtarëve! Jepu atyre edhe pak kohë!”