النازعات

An-Naazi'aat

Those who drag forth · Surah 79 · Ayahs: 46 · Meccan

Translation: Uthman Agolli · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلنَّٰزِعَٰتِ غَرۡقٗا

    Open ayah 79:1

    Betohem për ata <i>(melekë)</i> që me forcë rrëmbejnë shpirtrat <i>(e keqbërsve)</i>.

  2. وَٱلنَّٰشِطَٰتِ نَشۡطٗا

    Open ayah 79:2

    Dhe për ata që marrin shpirtrat <i>(e besimtarëve)</i> me shkathtësi,

  3. وَٱلسَّٰبِحَٰتِ سَبۡحٗا

    Open ayah 79:3

    Dhe për ata <i>(melekë)</i> që me shpejtësi notojnë <i>(mes qiellit dhe tokës)</i>,

  4. فَٱلسَّٰبِقَٰتِ سَبۡقٗا

    Open ayah 79:4

    Dhe për ata <i>(melekë)</i> që nxitojnë <i>(të përmbushin urdhërat e Zotit)</i>.

  5. فَٱلۡمُدَبِّرَٰتِ أَمۡرٗا

    Open ayah 79:5

    Betohem edhe për ata <i>(melekë)</i> që çdo çështje rregullojnë.

  6. يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلرَّاجِفَةُ

    Open ayah 79:6

    Ditën kur do të ndodhë tronditja <i>(e madhe)</i>,

  7. تَتۡبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ

    Open ayah 79:7

    pas së cilës një tjetër do të vijë!

  8. قُلُوبٞ يَوۡمَئِذٖ وَاجِفَةٌ

    Open ayah 79:8

    Atë ditë, zemrat do të jenë të tmerruara,

  9. أَبۡصَٰرُهَا خَٰشِعَةٞ

    Open ayah 79:9

    dhe shikimet do të jenë të frikësuara

  10. يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرۡدُودُونَ فِي ٱلۡحَافِرَةِ 

    Open ayah 79:10

    Ata <i>(mohuesit)</i> thonë: “A thua, do të bëhemi përsëri kështu si jemi,

  11. أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا نَّخِرَةٗ

    Open ayah 79:11

    edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?!”

  12. قَالُواْ تِلۡكَ إِذٗا كَرَّةٌ خَاسِرَةٞ

    Open ayah 79:12

    Ata <i>(mohuesit)</i> thonë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”

  13. فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ

    Open ayah 79:13

    Ajo do të jetë një britmë e vetme,

  14. فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ

    Open ayah 79:14

    Dhe ja, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.

  15. هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ

    Open ayah 79:15

    A ta kanë rrëfyer historinë e Musait,

  16. إِذۡ نَادَىٰهُ رَبُّهُۥ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوًى

    Open ayah 79:16

    kur Zoti i tij e thirri në luginën e bekuar Tuva?

  17. ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ

    Open ayah 79:17

    Ai i tha shko te Faraoni, se vërtet ai e ka tepruar.

  18. فَقُلۡ هَل لَّكَ إِلَىٰٓ أَن تَزَكَّىٰ

    Open ayah 79:18

    E thuaji atij: “A do të pastrohesh?”.

  19. وَأَهۡدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخۡشَىٰ

    Open ayah 79:19

    Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”.

  20. فَأَرَىٰهُ ٱلۡأٓيَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰ 

    Open ayah 79:20

    Ai i tregoi mrekullinë më të madhe,

  21. فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ

    Open ayah 79:21

    por ai e përgënjeshtroi dhe nuk u bind.

  22. ثُمَّ أَدۡبَرَ يَسۡعَىٰ

    Open ayah 79:22

    Pastaj i ktheu shpinën dhe u largua.

  23. فَحَشَرَ فَنَادَىٰ

    Open ayah 79:23

    Bëri një tubim të madh dhe mbajti një fjalim.

  24. فَقَالَ أَنَا۠ رَبُّكُمُ ٱلۡأَعۡلَىٰ

    Open ayah 79:24

    Dhe tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!”

  25. فَأَخَذَهُ ٱللَّهُ نَكَالَ ٱلۡأٓخِرَةِ وَٱلۡأُولَىٰٓ

    Open ayah 79:25

    Atëherë, Allahu e ndëshkoi atë rëndë, me ndëshkimin e ahiretit dhe të të parës <i>(dynjasë).</i>”

  26. إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰٓ

    Open ayah 79:26

    Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen.

  27. ءَأَنتُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَمِ ٱلسَّمَآءُۚ بَنَىٰهَا

    Open ayah 79:27

    A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë.

  28. رَفَعَ سَمۡكَهَا فَسَوَّىٰهَا

    Open ayah 79:28

    E ngriti kupën e tij dhe e përsosi.

  29. وَأَغۡطَشَ لَيۡلَهَا وَأَخۡرَجَ ضُحَىٰهَا

    Open ayah 79:29

    Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.

  30. وَٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ 

    Open ayah 79:30

    E pastaj tokën e sheshoi.

  31. أَخۡرَجَ مِنۡهَا مَآءَهَا وَمَرۡعَىٰهَا

    Open ayah 79:31

    Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj,

  32. وَٱلۡجِبَالَ أَرۡسَىٰهَا

    Open ayah 79:32

    kurse malet ia përforcoi,

  33. مَتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ

    Open ayah 79:33

    si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.

  34. فَإِذَا جَآءَتِ ٱلطَّآمَّةُ ٱلۡكُبۡرَىٰ

    Open ayah 79:34

    E, kur të vijë Katastrofa më e madhe,

  35. يَوۡمَ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا سَعَىٰ

    Open ayah 79:35

    atë ditë njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë.

  36. وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ

    Open ayah 79:36

    Xhehenemi do të shfaqet sheshazi për atë që e sheh.

  37. فَأَمَّا مَن طَغَىٰ

    Open ayah 79:37

    Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë

  38. وَءَاثَرَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا

    Open ayah 79:38

    dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote,

  39. فَإِنَّ ٱلۡجَحِيمَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ

    Open ayah 79:39

    Xhehenemi do të jetë strehimi i tij.

  40. وَأَمَّا مَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفۡسَ عَنِ ٱلۡهَوَىٰ 

    Open ayah 79:40

    E për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,

  41. فَإِنَّ ٱلۡجَنَّةَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ

    Open ayah 79:41

    Xheneti do të jetë strehimi i tij.

  42. يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَا

    Open ayah 79:42

    Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?".

  43. فِيمَ أَنتَ مِن ذِكۡرَىٰهَآ

    Open ayah 79:43

    Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë?

  44. إِلَىٰ رَبِّكَ مُنتَهَىٰهَآ

    Open ayah 79:44

    Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.

  45. إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخۡشَىٰهَا

    Open ayah 79:45

    Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij.

  46. كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَهَا لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا عَشِيَّةً أَوۡ ضُحَىٰهَا

    Open ayah 79:46

    Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.