عبس
Abasa
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
عَبَسَ وَتَوَلَّىٰٓ
Open ayah 80:1Ai u vrenjt dhe ktheu shpinën,
أَن جَآءَهُ ٱلۡأَعۡمَىٰ
Open ayah 80:2kur i erdhi i verbri.
وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ
Open ayah 80:3E ku mund ta dish ti, ndoshta ai dëshiron të pastrohet,
أَوۡ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكۡرَىٰٓ
Open ayah 80:4ose të këshillohet dhe këshilla t’i bëjë dobi.
أَمَّا مَنِ ٱسۡتَغۡنَىٰ
Open ayah 80:5ndërsa atë i cili mendon se nuk ka nevojë për Zotin<i>,</i>
فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ
Open ayah 80:6ti atij i kushton vëmendje.
وَمَا عَلَيۡكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ
Open ayah 80:7Ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet.
وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسۡعَىٰ
Open ayah 80:8Ndërsa ai që vjen tek ti duke nxituar
وَهُوَ يَخۡشَىٰ
Open ayah 80:9dhe me drojë,
فَأَنتَ عَنۡهُ تَلَهَّىٰ
Open ayah 80:10ti atij nuk ia vë veshin.
كَلَّآ إِنَّهَا تَذۡكِرَةٞ
Open ayah 80:11Kurrë mos vepro ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla,
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ
Open ayah 80:12dhe kush dëshiron, merr mësim.
فِي صُحُفٖ مُّكَرَّمَةٖ
Open ayah 80:13Ai <i>(Kur'ani)</i> ndodhet në faqe të çmueshme,
مَّرۡفُوعَةٖ مُّطَهَّرَةِۭ
Open ayah 80:14të lartësuara e të pastra,
بِأَيۡدِي سَفَرَةٖ
Open ayah 80:15në duar të udhëtuesve <i>(melekë)</i>,
كِرَامِۭ بَرَرَةٖ
Open ayah 80:16të ndershëm e punëmirë.
قُتِلَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَآ أَكۡفَرَهُۥ
Open ayah 80:17Shkatërruar qoftë njeriu! Sa mohues i keq është ai!
مِنۡ أَيِّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥ
Open ayah 80:18Prej çfarë gjëje e krijon Zoti atë?
مِن نُّطۡفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ
Open ayah 80:19Prej një pike e krijon dhe përcakton <i>(gjithçka)</i>.
ثُمَّ ٱلسَّبِيلَ يَسَّرَهُۥ
Open ayah 80:20Pastaj rrugën ia lehtëson.
ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقۡبَرَهُۥ
Open ayah 80:21Pastaj e vdes dhe e varros.
ثُمَّ إِذَا شَآءَ أَنشَرَهُۥ
Open ayah 80:22Pastaj, kur të dëshirojë, e ringjall.
كَلَّا لَمَّا يَقۡضِ مَآ أَمَرَهُۥ
Open ayah 80:23“Jo. Ai <i>(robi)</i> ende nuk i përmbush ato për të cilat urdhërohet <i>(nga Zoti).</i>”
فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ
Open ayah 80:24Le të shikojë njeriu ushqimin e vet!
أَنَّا صَبَبۡنَا ٱلۡمَآءَ صَبّٗا
Open ayah 80:25Ne lëshojmë ujë me mbushulli.
ثُمَّ شَقَقۡنَا ٱلۡأَرۡضَ شَقّٗا
Open ayah 80:26Pastaj e çajmë tokën në thellësi,
فَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا حَبّٗا
Open ayah 80:27dhe bëjmë që në të të mbijnë drithëra,
وَعِنَبٗا وَقَضۡبٗا
Open ayah 80:28Edhe rrush e perime,
وَزَيۡتُونٗا وَنَخۡلٗا
Open ayah 80:29Edhe ullinj e hurma,
وَحَدَآئِقَ غُلۡبٗا
Open ayah 80:30Edhe kopshte të dendura,
وَفَٰكِهَةٗ وَأَبّٗا
Open ayah 80:31Edhe fruta të shumta e kullota;
مَّتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ
Open ayah 80:32Si furnizim për ju dhe për bagëtinë tuaj.
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلصَّآخَّةُ
Open ayah 80:33Por, kur të vijë Ushtima,
يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ
Open ayah 80:34Ajo është dita kur njeriu ikën prej vëllait të vet,
وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ
Open ayah 80:35Prej nënës dhe prej babait të vet,
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ
Open ayah 80:36Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
لِكُلِّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذٖ شَأۡنٞ يُغۡنِيهِ
Open ayah 80:37Atë Ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet.
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ مُّسۡفِرَةٞ
Open ayah 80:38Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura,
ضَاحِكَةٞ مُّسۡتَبۡشِرَةٞ
Open ayah 80:39Të buzëqeshura e të gëzuara.
وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ عَلَيۡهَا غَبَرَةٞ
Open ayah 80:40Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura,
تَرۡهَقُهَا قَتَرَةٌ
Open ayah 80:41Që i ka mbuluar errësira.
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَفَرَةُ ٱلۡفَجَرَةُ
Open ayah 80:42Këta janë mohuesit, gjynahqarët.