النبإ

An-Naba

The Announcement · Surah 78 · Ayahs: 40 · Meccan

Translation: Uthman Agolli · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ

    Open ayah 78:1

    Për çfarë i bëjnë pyetje ata njëri-tjetrit?

  2. عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلۡعَظِيمِ

    Open ayah 78:2

    Për Lajmin e madh e tronditës,

  3. ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ مُخۡتَلِفُونَ

    Open ayah 78:3

    për të cilin kanë aq shumë kundërshtime e polemika!

  4. كَلَّا سَيَعۡلَمُونَ

    Open ayah 78:4

    Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!

  5. ثُمَّ كَلَّا سَيَعۡلَمُونَ

    Open ayah 78:5

    Përsëri jo, se ata do ta kuptojnë!

  6. أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدٗا

    Open ayah 78:6

    A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme për ju,

  7. وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادٗا

    Open ayah 78:7

    Dhe malet shtylla?

  8. وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجٗا

    Open ayah 78:8

    Ne ju krijuam në çifte

  9. وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتٗا

    Open ayah 78:9

    Dhe gjumin jua bëmë për pushim.

  10. وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا 

    Open ayah 78:10

    Natën jua bëmë mbulesë,

  11. وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشٗا

    Open ayah 78:11

    Dhe ditën gjallërim <i>(për të punuar)</i>.

  12. وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعٗا شِدَادٗا

    Open ayah 78:12

    Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë qiej të fortë,

  13. وَجَعَلۡنَا سِرَاجٗا وَهَّاجٗا

    Open ayah 78:13

    dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh.

  14. وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءٗ ثَجَّاجٗا

    Open ayah 78:14

    Prej reve lëshojmë shi të bollshëm,

  15. لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبّٗا وَنَبَاتٗا

    Open ayah 78:15

    që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë <i>(foragjere)</i>

  16. وَجَنَّٰتٍ أَلۡفَافًا

    Open ayah 78:16

    edhe kopshte të dendura, palë mbi palë.

  17. إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ كَانَ مِيقَٰتٗا

    Open ayah 78:17

    S’ka dyshim se Dita e Gjykimit është caktuar.

  18. يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَتَأۡتُونَ أَفۡوَاجٗا

    Open ayah 78:18

    Ajo është Dita, kur do t’i fryhet Surit dhe ju do të vini grupe-grupe.

  19. وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ أَبۡوَٰبٗا

    Open ayah 78:19

    Qielli do të hapet e do të bëhet dyerdyer.

  20. وَسُيِّرَتِ ٱلۡجِبَالُ فَكَانَتۡ سَرَابًا 

    Open ayah 78:20

    Malet do të shkulen e do të bëhen pluhur.

  21. إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتۡ مِرۡصَادٗا

    Open ayah 78:21

    Me të vërtetë, Xhehenemi është në pritë.

  22. لِّلطَّٰغِينَ مَـَٔابٗا

    Open ayah 78:22

    Ai është vendstrehim i keqbërësve <i>(mosbesimtarë)</i>,

  23. لَّٰبِثِينَ فِيهَآ أَحۡقَابٗا

    Open ayah 78:23

    Ata do të mbesin atje përgjithmonë.

  24. لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرۡدٗا وَلَا شَرَابًا

    Open ayah 78:24

    Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije,

  25. إِلَّا حَمِيمٗا وَغَسَّاقٗا

    Open ayah 78:25

    përveçse ujë të valë e kalbësira,

  26. جَزَآءٗ وِفَاقًا

    Open ayah 78:26

    si ndëshkim të merituar.

  27. إِنَّهُمۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ حِسَابٗا

    Open ayah 78:27

    Ata nuk besojnë se do të japin llogari

  28. وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابٗا

    Open ayah 78:28

    dhe argumentet Tona i mohojnë me forcë.

  29. وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ كِتَٰبٗا

    Open ayah 78:29

    Ne e kemi ruajtur çdo gjë me shkrim.

  30. فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا 

    Open ayah 78:30

    Tani vuani! Ne do t’ju shtojmë vetëm se vuajtje.

  31. إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا

    Open ayah 78:31

    S’ka dyshim se të devotshmit do të kenë shpërblime të mëdha,

  32. حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبٗا

    Open ayah 78:32

    kopshte e vreshta rrushi,

  33. وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابٗا

    Open ayah 78:33

    edhe vasha të një moshe,

  34. وَكَأۡسٗا دِهَاقٗا

    Open ayah 78:34

    edhe gota të mbushura plot <i>(me pije të këndshme)</i>.

  35. لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا كِذَّٰبٗا

    Open ayah 78:35

    Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota e as gënjeshtra.

  36. جَزَآءٗ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابٗا

    Open ayah 78:36

    Shumë shpërblime e dhurata të dhëna nga Zoti.

  37. رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابٗا

    Open ayah 78:37

    Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.

  38. يَوۡمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ صَفّٗاۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَقَالَ صَوَابٗا

    Open ayah 78:38

    Atë ditë, Shpirti <i>(</i><i>Xhibrili</i><i>)</i> dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar. Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.

  39. ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا

    Open ayah 78:39

    Ajo është Dita e vërtetë. Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet.

  40. إِنَّآ أَنذَرۡنَٰكُمۡ عَذَابٗا قَرِيبٗا يَوۡمَ يَنظُرُ ٱلۡمَرۡءُ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلۡكَافِرُ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ تُرَٰبَۢا 

    Open ayah 78:40

    Ne i kemi paralajmëruar ata <i>(njerëzit)</i> për një dënim të afërt. Atë Ditë njeriu do të shikojë se çfarë i kanë sjellë duart e veta, ndërsa jobesimtari do thotë: “Ah, sikur të isha dhe!”