المرسلات
Al-Mursalaat
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلۡمُرۡسَلَٰتِ عُرۡفٗا
Open ayah 77:1Betohem për ato <i>(erëra)</i> që dërgohen njëra pas tjetrës me mirësi,
فَٱلۡعَٰصِفَٰتِ عَصۡفٗا
Open ayah 77:2Për furtunat që fryjnë furishëm,
وَٱلنَّٰشِرَٰتِ نَشۡرٗا
Open ayah 77:3Për shpërndarëset, që shpërndajnë <i>(retë në qiell)</i>!
فَٱلۡفَٰرِقَٰتِ فَرۡقٗا
Open ayah 77:4Për ata <i>(melekë)</i> që ndajnë saktë <i>(të vërtetën nga e kota)</i>!
فَٱلۡمُلۡقِيَٰتِ ذِكۡرًا
Open ayah 77:5Për ata <i>(melekë)</i> që sjellin shpallje <i>(nga Allahu)</i>,
عُذۡرًا أَوۡ نُذۡرًا
Open ayah 77:6Si dëshmi ose si paralajmërim!
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٞ
Open ayah 77:7S’ka dyshim se ajo që ju është premtuar, ka për të ndodhur patjetër,
فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتۡ
Open ayah 77:8Atëherë kur yjet të shuhen,
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتۡ
Open ayah 77:9Kur qielli të çahet,
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ نُسِفَتۡ
Open ayah 77:10kur malet të shpërbëhen,
وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتۡ
Open ayah 77:11E kur të dërguarve u është caktuar koha për të dëshmuar.
لِأَيِّ يَوۡمٍ أُجِّلَتۡ
Open ayah 77:12E në ç’ditë u është caktuar atyre koha?
لِيَوۡمِ ٱلۡفَصۡلِ
Open ayah 77:13Ditën e Ndarjes <i>(Gjykimit)</i>.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ
Open ayah 77:14E ku e di ti se ç’është Dita e ndarjes <i>(Gjykimit)</i>?
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:15Ajo Ditë është shkatërrim për mohuesit.
أَلَمۡ نُهۡلِكِ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 77:16A nuk i shkatërruam Ne popujt më të hershëm,
ثُمَّ نُتۡبِعُهُمُ ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 77:17Dhe pastaj të tjerët, që i shoqëruan?
كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ
Open ayah 77:18Kështu bëjmë Ne me keqbërësit.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:19Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.
أَلَمۡ نَخۡلُقكُّم مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ
Open ayah 77:20A nuk ju krijojmë nga një lëng i dobët,
فَجَعَلۡنَٰهُ فِي قَرَارٖ مَّكِينٍ
Open ayah 77:21Që e vendosim në një vend të sigurt,
إِلَىٰ قَدَرٖ مَّعۡلُومٖ
Open ayah 77:22Deri në një afat të caktuar?!
فَقَدَرۡنَا فَنِعۡمَ ٱلۡقَٰدِرُونَ
Open ayah 77:23Ne e bëjmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:24Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ كِفَاتًا
Open ayah 77:25A nuk e bëmë Ne tokën që të mbajë në gjirin e vet
أَحۡيَآءٗ وَأَمۡوَٰتٗا
Open ayah 77:26të gjallë dhe të vdekur
وَجَعَلۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ شَٰمِخَٰتٖ وَأَسۡقَيۡنَٰكُم مَّآءٗ فُرَاتٗا
Open ayah 77:27A nuk kemi vënë në të male të forta e të larta?! A nuk ju kemi dhënë ujin, që jua shuan etjen?
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:28Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Open ayah 77:29Shkoni tek ai vend, që ju e konsideruat të gënjeshtërt!
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ ظِلّٖ ذِي ثَلَٰثِ شُعَبٖ
Open ayah 77:30Shkoni tek ajo hije, që ka tri degëzime,
لَّا ظَلِيلٖ وَلَا يُغۡنِي مِنَ ٱللَّهَبِ
Open ayah 77:31që nuk bën as fresk e as nuk mbron prej flakëve!
إِنَّهَا تَرۡمِي بِشَرَرٖ كَٱلۡقَصۡرِ
Open ayah 77:32Ai hedh shkëndija të mëdha, sa një kështjellë,
كَأَنَّهُۥ جِمَٰلَتٞ صُفۡرٞ
Open ayah 77:33që duken sikur të ishin deve të verdha.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:34Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
هَٰذَا يَوۡمُ لَا يَنطِقُونَ
Open ayah 77:35Kjo është Dita kur ata nuk flasin,
وَلَا يُؤۡذَنُ لَهُمۡ فَيَعۡتَذِرُونَ
Open ayah 77:36kur nuk u lejohet as që të shfajsohen!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:37Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِۖ جَمَعۡنَٰكُمۡ وَٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 77:38Kjo është Dita e Ndarjes <i>(Gjykimit)</i>. Ne do t’ju tubojmë ju dhe ata të mëparshmit.
فَإِن كَانَ لَكُمۡ كَيۡدٞ فَكِيدُونِ
Open ayah 77:39Nëse keni ndonjë dredhi, atëherë ejani e bëjeni!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:40Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي ظِلَٰلٖ وَعُيُونٖ
Open ayah 77:41Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije, pranë burimeve,
وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشۡتَهُونَ
Open ayah 77:42me larmi frutash, si t’i dëshirojnë.
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Open ayah 77:43Hani e pini duke shijuar e me ëndje, për veprat që keni bërë!
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Open ayah 77:44Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:45Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجۡرِمُونَ
Open ayah 77:46Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet keqbërës!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:47Ajo Ditë është mjerim i madh për mohuesit.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرۡكَعُواْ لَا يَرۡكَعُونَ
Open ayah 77:48Për ata që, kur u thuhej: “Përkuluni në namaz!”, ata nuk përkuleshin.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:49Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.
فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ
Open ayah 77:50Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!