المطففين
Al-Mutaffifin
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَيۡلٞ لِّلۡمُطَفِّفِينَ
Open ayah 83:1Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),
ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ
Open ayah 83:2që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,
وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ
Open ayah 83:3ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.
أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ
Open ayah 83:4A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
لِيَوۡمٍ عَظِيمٖ
Open ayah 83:5në një Ditë të madhe,
يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 83:6Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!
كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٖ
Open ayah 83:7Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٞ
Open ayah 83:8E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?!
كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ
Open ayah 83:9Është një libër i shkruar!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 83:10Mjerë mohuesit atë ditë,
ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
Open ayah 83:11të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!
وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ
Open ayah 83:12Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 83:13e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”
كَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Open ayah 83:14Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.
كَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّمَحۡجُوبُونَ
Open ayah 83:15Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,
ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ
Open ayah 83:16pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit
ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Open ayah 83:17e do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!”
كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ
Open ayah 83:18Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ
Open ayah 83:19E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn?
كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ
Open ayah 83:20Është një libër i shkruar!
يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ
Open ayah 83:21Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٍ
Open ayah 83:22Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,
عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ
Open ayah 83:23duke shikuar nga divanet.
تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 83:24Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.
يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقٖ مَّخۡتُومٍ
Open ayah 83:25Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,
خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٞۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ
Open ayah 83:26fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.
وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ
Open ayah 83:27Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit,
عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ
Open ayah 83:28nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).
إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ
Open ayah 83:29Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,
وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ
Open ayah 83:30duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.
وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ
Open ayah 83:31Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët)
وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ
Open ayah 83:32dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,
وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ
Open ayah 83:33ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.
فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ
Open ayah 83:34Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët,
عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ
Open ayah 83:35e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë.
هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ
Open ayah 83:36A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!