الإنشقاق
Al-Inshiqaaq
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتۡ
Open ayah 84:1Kur qielli të çahet,
وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ
Open ayah 84:2duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;
وَإِذَا ٱلۡأَرۡضُ مُدَّتۡ
Open ayah 84:3kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve)
وَأَلۡقَتۡ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتۡ
Open ayah 84:4dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet,
وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ
Open ayah 84:5duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدۡحٗا فَمُلَٰقِيهِ
Open ayah 84:6atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.
فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ
Open ayah 84:7Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë,
فَسَوۡفَ يُحَاسَبُ حِسَابٗا يَسِيرٗا
Open ayah 84:8do ta ketë të lehtë llogarinë
وَيَنقَلِبُ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورٗا
Open ayah 84:9dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.
وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهۡرِهِۦ
Open ayah 84:10Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës,
فَسَوۡفَ يَدۡعُواْ ثُبُورٗا
Open ayah 84:11do të lutet për të vdekur
وَيَصۡلَىٰ سَعِيرًا
Open ayah 84:12dhe në zjarr do të digjet,
إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا
Open ayah 84:13sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij,
إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ
Open ayah 84:14duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari).
بَلَىٰٓۚ إِنَّ رَبَّهُۥ كَانَ بِهِۦ بَصِيرٗا
Open ayah 84:15Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij!
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلشَّفَقِ
Open ayah 84:16Betohem në kuqërrimin e muzgut,
وَٱلَّيۡلِ وَمَا وَسَقَ
Open ayah 84:17në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj,
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا ٱتَّسَقَ
Open ayah 84:18si dhe në hënën e plotë,
لَتَرۡكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٖ
Open ayah 84:19se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja!
فَمَا لَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Open ayah 84:20Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?!
وَإِذَا قُرِئَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقُرۡءَانُ لَا يَسۡجُدُونَۤ۩
Open ayah 84:21E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُكَذِّبُونَ
Open ayah 84:22Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër.
وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُوعُونَ
Open ayah 84:23Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,
فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ
Open ayah 84:24prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë),
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونِۭ
Open ayah 84:25përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë.