القيامة
Al-Qiyaama
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ
Open ayah 75:1Betohem në Ditën e Kiametit!
وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ
Open ayah 75:2Betohem në shpirtin qortues!
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ
Open ayah 75:3A mendon njeriu se nuk do të mund t’i mbledhim eshtrat e tij?!
بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ
Open ayah 75:4Po, si jo! Ne jemi të Zotë t’ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.
بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ
Open ayah 75:5Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë
يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ
Open ayah 75:6dhe pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”
فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ
Open ayah 75:7Por, kur sytë t’i verbohen
وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ
Open ayah 75:8dhe të zihet Hëna
وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ
Open ayah 75:9dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ
Open ayah 75:10atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?”
كَلَّا لَا وَزَرَ
Open ayah 75:11Askund! S’ka strehë!
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ
Open ayah 75:12Atë ditë, streha është te Zoti yt.
يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ
Open ayah 75:13Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.
بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ
Open ayah 75:14Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes,
وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ
Open ayah 75:15edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.
لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ
Open ayah 75:16Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde![1]
- Në fillimet e Shpalljes Hyjnore, Profeti (a.s.) ishte shumë i shqetësuar se nuk do të mbante dot mend atë që i përcillte Xhebraili (a.s.). Për këtë arsye, ai nxitonte të recitonte menjëherë pas tij pjesët e shpallura, duke humbur përqendrimin për pjesët që do t’i shpalleshin akoma.
إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ
Open ayah 75:17Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.
فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ
Open ayah 75:18Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!
ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ
Open ayah 75:19Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.
كَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ
Open ayah 75:20Por ju doni këtë jetë (kalimtare)
وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ
Open ayah 75:21e për jetën tjetër nuk kujtoheni!
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ
Open ayah 75:22Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٞ
Open ayah 75:23dhe Zotin e tyre do të shohin.
وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ
Open ayah 75:24Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta,
تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ
Open ayah 75:25duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes.
كَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ
Open ayah 75:26Por, kur shpirti të vijë në grykë
وَقِيلَ مَنۡۜ رَاقٖ
Open ayah 75:27e të thërrasin “A ka shërues”,
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ
Open ayah 75:28atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes
وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ
Open ayah 75:29dhe këmbët do të ngrijnë[1].
- Fjalë për fjalë: “Kur këmba të bashkohet me këmbën”, d.m.th. ashpërsia e çastit të vdekjes me ashpërsinë e asaj që vjen më pas.
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ
Open ayah 75:30Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ
Open ayah 75:31Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal,
وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
Open ayah 75:32por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ
Open ayah 75:33e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.
أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ
Open ayah 75:34Mjerë për ty! Mjerë për ty!
ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ
Open ayah 75:35Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى
Open ayah 75:36Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?
أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ
Open ayah 75:37A s’ka qenë një pikë fare që derdhej,
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ
Open ayah 75:38pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krijoi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,
فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ
Open ayah 75:39e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!
أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ
Open ayah 75:40Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t’i ngjallë të vdekurit?!