المعارج
Al-Ma'aarij
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
سَأَلَ سَآئِلُۢ بِعَذَابٖ وَاقِعٖ
Open ayah 70:1Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.[1]
- Ebu Xhehli ose Nadir Ibn el-Harithi. Ata i kishin kërkuar më se një herë Profetit (a.s.), një dënim të shpejtë dhe u vranë në betejën e Bedrit, që zhvilluan kundër myslimanëve. Përtej këtij referimi historik, vargu paralajmëron këdo që tallet dhe sfidon Fuqinë Hyjnore. Disa dijetarë me autoritet kanë thënë se vargu mund të ketë këtë kuptim: “Dikush pyeti për dënimin që do të vijë”.
لِّلۡكَٰفِرِينَ لَيۡسَ لَهُۥ دَافِعٞ
Open ayah 70:2Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),
مِّنَ ٱللَّهِ ذِي ٱلۡمَعَارِجِ
Open ayah 70:3(që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes[1].
- “Rrugët e Ngjitjes” janë rrugët engjëllore që ngjiten drejt Allahut.
تَعۡرُجُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥ خَمۡسِينَ أَلۡفَ سَنَةٖ
Open ayah 70:4Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.
فَٱصۡبِرۡ صَبۡرٗا جَمِيلًا
Open ayah 70:5Prandaj, duro, me durim të hijshëm.
إِنَّهُمۡ يَرَوۡنَهُۥ بَعِيدٗا
Open ayah 70:6Ata e mendojnë atë (dënim) të largët,
وَنَرَىٰهُ قَرِيبٗا
Open ayah 70:7kurse Ne e shohim të afërt.
يَوۡمَ تَكُونُ ٱلسَّمَآءُ كَٱلۡمُهۡلِ
Open ayah 70:8Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ
Open ayah 70:9e malet do të bëhen si lesh i shprishur,
وَلَا يَسۡـَٔلُ حَمِيمٌ حَمِيمٗا
Open ayah 70:10Shoku s’do të pyesë për të shokun,
يُبَصَّرُونَهُمۡۚ يَوَدُّ ٱلۡمُجۡرِمُ لَوۡ يَفۡتَدِي مِنۡ عَذَابِ يَوۡمِئِذِۭ بِبَنِيهِ
Open ayah 70:11edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet,
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَأَخِيهِ
Open ayah 70:12edhe gruan, edhe vëllanë e vet,
وَفَصِيلَتِهِ ٱلَّتِي تُـٔۡوِيهِ
Open ayah 70:13edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës),
وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا ثُمَّ يُنجِيهِ
Open ayah 70:14si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte.
كَلَّآۖ إِنَّهَا لَظَىٰ
Open ayah 70:15Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues,
نَزَّاعَةٗ لِّلشَّوَىٰ
Open ayah 70:16që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht skalpin e kokës.
تَدۡعُواْ مَنۡ أَدۡبَرَ وَتَوَلَّىٰ
Open ayah 70:17Ai thërret këdo që (i) ka kthyer shpinën e (i) është larguar (besimit),
وَجَمَعَ فَأَوۡعَىٰٓ
Open ayah 70:18dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur.
۞إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ خُلِقَ هَلُوعًا
Open ayah 70:19Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm:
إِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ جَزُوعٗا
Open ayah 70:20kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort,
وَإِذَا مَسَّهُ ٱلۡخَيۡرُ مَنُوعًا
Open ayah 70:21por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac.
إِلَّا ٱلۡمُصَلِّينَ
Open ayah 70:22Përjashtim bëjnë ata që falen,
ٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ دَآئِمُونَ
Open ayah 70:23e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre;
وَٱلَّذِينَ فِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ مَّعۡلُومٞ
Open ayah 70:24e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre
لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ
Open ayah 70:25për lypësin dhe për nevojtarin;
وَٱلَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
Open ayah 70:26e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit);
وَٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ
Open ayah 70:27e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre,
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمۡ غَيۡرُ مَأۡمُونٖ
Open ayah 70:28- vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -;
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ
Open ayah 70:29e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ
Open ayah 70:30përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim,
فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ
Open ayah 70:31por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit -;
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ
Open ayah 70:32e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre;
وَٱلَّذِينَ هُم بِشَهَٰدَٰتِهِمۡ قَآئِمُونَ
Open ayah 70:33e që gjithnjë dëshmojnë drejt;
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ يُحَافِظُونَ
Open ayah 70:34e që i falin namazet rregullisht.
أُوْلَٰٓئِكَ فِي جَنَّٰتٖ مُّكۡرَمُونَ
Open ayah 70:35Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.
فَمَالِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قِبَلَكَ مُهۡطِعِينَ
Open ayah 70:36Ç’është kështu me jobesimtarët, që nxitojnë drejt teje
عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ عِزِينَ
Open ayah 70:37djathtas e majtas, grupe-grupe?!
أَيَطۡمَعُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُدۡخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٖ
Open ayah 70:38A mos çdonjëri prej tyre shpreson të hyjë në Kopshtin e Lumturisë?
كَلَّآۖ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّمَّا يَعۡلَمُونَ
Open ayah 70:39Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar!
فَلَآ أُقۡسِمُ بِرَبِّ ٱلۡمَشَٰرِقِ وَٱلۡمَغَٰرِبِ إِنَّا لَقَٰدِرُونَ
Open ayah 70:40Betohem për Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, që Ne jemi të Zotë
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ خَيۡرٗا مِّنۡهُمۡ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ
Open ayah 70:41t’i ndërrojmë ata me njerëz më të mirë se ata dhe askush nuk na pengon dot.
فَذَرۡهُمۡ يَخُوضُواْ وَيَلۡعَبُواْ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ
Open ayah 70:42Andaj, lëri ata të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë derisa të përballen me Ditën e tyre që u është premtuar,
يَوۡمَ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ سِرَاعٗا كَأَنَّهُمۡ إِلَىٰ نُصُبٖ يُوفِضُونَ
Open ayah 70:43Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari,
خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۚ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ
Open ayah 70:44me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!