الحاقة
Al-Haaqqa
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلۡحَآقَّةُ
Open ayah 69:1E Vërteta e pashmangshme![1]
- Dita e Kiametit.
مَا ٱلۡحَآقَّةُ
Open ayah 69:2Ç’është e Vërteta e pashmangshme?
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡحَآقَّةُ
Open ayah 69:3E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është e Vërteta e pashmangshme?
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ وَعَادُۢ بِٱلۡقَارِعَةِ
Open ayah 69:4Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjëmimin e tmerrshëm[1],
- Kiametin.
فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهۡلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ
Open ayah 69:5prandaj fisi Themud u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme,
وَأَمَّا عَادٞ فَأُهۡلِكُواْ بِرِيحٖ صَرۡصَرٍ عَاتِيَةٖ
Open ayah 69:6kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,
سَخَّرَهَا عَلَيۡهِمۡ سَبۡعَ لَيَالٖ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومٗاۖ فَتَرَى ٱلۡقَوۡمَ فِيهَا صَرۡعَىٰ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِيَةٖ
Open ayah 69:7të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t’i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.
فَهَلۡ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٖ
Open ayah 69:8A sheh ndonjë gjurmë të tyre?
وَجَآءَ فِرۡعَوۡنُ وَمَن قَبۡلَهُۥ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتُ بِٱلۡخَاطِئَةِ
Open ayah 69:9Faraoni, ata para tij dhe populli i qyteteve të rrënuara[1] kryen gjynahe të mëdha,
- Sodomës dhe Gomorës.
فَعَصَوۡاْ رَسُولَ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَهُمۡ أَخۡذَةٗ رَّابِيَةً
Open ayah 69:10dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Allahu i zhbiu ata me dënim të ashpër.
إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلۡمَآءُ حَمَلۡنَٰكُمۡ فِي ٱلۡجَارِيَةِ
Open ayah 69:11Kur vërshoi uji i madh, Ne ju ngarkuam ju[1] në anije,
- D.m.th. Nuhun - babanë e dytë të njerëzimit dhe besimtarët që ishin me të.
لِنَجۡعَلَهَا لَكُمۡ تَذۡكِرَةٗ وَتَعِيَهَآ أُذُنٞ وَٰعِيَةٞ
Open ayah 69:12për ta bërë atë një paralajmërim, që ta dëgjojë çdo vesh i vëmendshëm.
فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ نَفۡخَةٞ وَٰحِدَةٞ
Open ayah 69:13Dhe kur t’i fryhet një herë Surit,
وَحُمِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةٗ وَٰحِدَةٗ
Open ayah 69:14kur toka dhe malet të ngrihen lart e të thërrmohen me një goditje shkatërrimtare,
فَيَوۡمَئِذٖ وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ
Open ayah 69:15atëherë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti).
وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِيَ يَوۡمَئِذٖ وَاهِيَةٞ
Open ayah 69:16Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm.
وَٱلۡمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرۡجَآئِهَاۚ وَيَحۡمِلُ عَرۡشَ رَبِّكَ فَوۡقَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ ثَمَٰنِيَةٞ
Open ayah 69:17Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.
يَوۡمَئِذٖ تُعۡرَضُونَ لَا تَخۡفَىٰ مِنكُمۡ خَافِيَةٞ
Open ayah 69:18Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur:
فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقۡرَءُواْ كِتَٰبِيَهۡ
Open ayah 69:19Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim!
إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَٰقٍ حِسَابِيَهۡ
Open ayah 69:20Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari.”
فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ
Open ayah 69:21Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur,
فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ
Open ayah 69:22në një kopsht të lartë,
قُطُوفُهَا دَانِيَةٞ
Open ayah 69:23frutat e të cilit do t’i kapë lehtë.
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَآ أَسۡلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡأَيَّامِ ٱلۡخَالِيَةِ
Open ayah 69:24(Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”
وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُوتَ كِتَٰبِيَهۡ
Open ayah 69:25Por ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im
وَلَمۡ أَدۡرِ مَا حِسَابِيَهۡ
Open ayah 69:26dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!
يَٰلَيۡتَهَا كَانَتِ ٱلۡقَاضِيَةَ
Open ayah 69:27Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)!
مَآ أَغۡنَىٰ عَنِّي مَالِيَهۡۜ
Open ayah 69:28Pasuria ime nuk më solli dobi
هَلَكَ عَنِّي سُلۡطَٰنِيَهۡ
Open ayah 69:29dhe më la fuqia ime!”
خُذُوهُ فَغُلُّوهُ
Open ayah 69:30(Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga,
ثُمَّ ٱلۡجَحِيمَ صَلُّوهُ
Open ayah 69:31pastaj digjeni në zjarrin përvëlues,
ثُمَّ فِي سِلۡسِلَةٖ ذَرۡعُهَا سَبۡعُونَ ذِرَاعٗا فَٱسۡلُكُوهُ
Open ayah 69:32mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutesh,
إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 69:33sepse ai, me të vërtetë, nuk ka besuar në Allahun e Madhërishëm
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ
Open ayah 69:34dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit e shkretë.
فَلَيۡسَ لَهُ ٱلۡيَوۡمَ هَٰهُنَا حَمِيمٞ
Open ayah 69:35Prandaj, ai sot këtu s’ka mik të afërt
وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنۡ غِسۡلِينٖ
Open ayah 69:36e as ushqim tjetër, përveç qelbit,
لَّا يَأۡكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡخَٰطِـُٔونَ
Open ayah 69:37të cilin e hanë vetëm gjynahqarët.
فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَا تُبۡصِرُونَ
Open ayah 69:38Betohem për gjithçka që ju shihni
وَمَا لَا تُبۡصِرُونَ
Open ayah 69:39dhe për gjithçka që nuk e shihni,
إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ
Open ayah 69:40se ky (Kuran) është vërtet fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari të nderuar (Muhamedit a.s.)
وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَاعِرٖۚ قَلِيلٗا مَّا تُؤۡمِنُونَ
Open ayah 69:41e nuk është fjalë poeti; sa pak që besoni!
وَلَا بِقَوۡلِ كَاهِنٖۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ
Open ayah 69:42Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; sa pak që po reflektoni!
تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 69:43Ai është shpallje e zbritur nga Zoti i botëve!
وَلَوۡ تَقَوَّلَ عَلَيۡنَا بَعۡضَ ٱلۡأَقَاوِيلِ
Open ayah 69:44Sikur ai (Muhamedi), në mënyrë të rreme, të Na kishte veshur ndonjë fjalë,
لَأَخَذۡنَا مِنۡهُ بِٱلۡيَمِينِ
Open ayah 69:45Ne do ta kapnim atë për dorën e djathtë
ثُمَّ لَقَطَعۡنَا مِنۡهُ ٱلۡوَتِينَ
Open ayah 69:46dhe me siguri që do t’ia prisnim damarin e qafës
فَمَا مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ عَنۡهُ حَٰجِزِينَ
Open ayah 69:47e askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.
وَإِنَّهُۥ لَتَذۡكِرَةٞ لِّلۡمُتَّقِينَ
Open ayah 69:48Natyrisht, Kurani është përkujtesë për ata që i frikësohen Zotit!
وَإِنَّا لَنَعۡلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ
Open ayah 69:49Ne e dimë mirë se ka prej jush që e mohojnë atë.
وَإِنَّهُۥ لَحَسۡرَةٌ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ
Open ayah 69:50Ai është keqardhje për mohuesit.[1]
- Pra, kur të shohin se çfarë shpërblimi kanë humbur që nuk e kanë ndjekur atë.
وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلۡيَقِينِ
Open ayah 69:51Ai është, pa dyshim, e vërtetë e pamohueshme.
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 69:52Prandaj, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!