المطففين

Al-Mutaffifin

Defrauding · Surah 83 · Ayahs: 36 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَيۡلٞ لِّلۡمُطَفِّفِينَ

    Open ayah 83:1

    Të mjerët ata, që mangut masin e peshojnë.

  2. ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ

    Open ayah 83:2

    Ata që kur matin prej njerëzve për vete e plotësojnë,

  3. وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ

    Open ayah 83:3

    e kur iu matin të tjerëve ose iu peshojnë, ua lënë mangut.

  4. أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ

    Open ayah 83:4

    A nuk e dinë të tillët, se kanë për t’u ringjallur,

  5. لِيَوۡمٍ عَظِيمٖ

    Open ayah 83:5

    në një ditë të madhe,

  6. يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

    Open ayah 83:6

    në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve?

  7. كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٖ

    Open ayah 83:7

    Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).

  8. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٞ

    Open ayah 83:8

    E, ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?

  9. كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ

    Open ayah 83:9

    Ai është një libër i qëndisur (në një qeli në fund të burgut).

  10. وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ 

    Open ayah 83:10

    Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.

  11. ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ

    Open ayah 83:11

    Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.

  12. وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ

    Open ayah 83:12

    E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.

  13. إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

    Open ayah 83:13

    E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: “Legjenda të të parëve!”

  14. كَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

    Open ayah 83:14

    Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat, që punuan zemrat e tyre ua mbuluan.

  15. كَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّمَحۡجُوبُونَ

    Open ayah 83:15

    Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre

  16. ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ

    Open ayah 83:16

    Pastaj ata do të hyjnë në xhehenem,

  17. ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

    Open ayah 83:17

    dhe do t’iu thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!”

  18. كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ

    Open ayah 83:18

    Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!

  19. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ

    Open ayah 83:19

    E ku e di ti, se çfarë është Il-lijjuni?

  20. كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ 

    Open ayah 83:20

    Është një libër i qëndisur qartë,

  21. يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ

    Open ayah 83:21

    të cilin e dëshmojnë engjëjt, që janë më të afërmit.

  22. إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٍ

    Open ayah 83:22

    E s’ka dyshim, se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhenet),

  23. عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ

    Open ayah 83:23

    të mbështetur në kolltukë vështrojnë.

  24. تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ

    Open ayah 83:24

    Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.

  25. يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقٖ مَّخۡتُومٍ

    Open ayah 83:25

    Iu jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.

  26. خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٞۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ

    Open ayah 83:26

    Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për një shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.

  27. وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ

    Open ayah 83:27

    Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë).

  28. عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ

    Open ayah 83:28

    Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.

  29. إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ

    Open ayah 83:29

    Mëkatarët ishin ata, të cilët i përqeshnin ata që besuan.

  30. وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ 

    Open ayah 83:30

    Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.

  31. وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ

    Open ayah 83:31

    E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.

  32. وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ

    Open ayah 83:32

    Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: “S’ka dyshim, se këta (besimtarët) janë të humbur!”

  33. وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ

    Open ayah 83:33

    Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).

  34. فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ

    Open ayah 83:34

    E sot (në Ditën e Gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët,

  35. عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ

    Open ayah 83:35

    duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.

  36. هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ

    Open ayah 83:36

    A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)