الإنفطار
Al-Infitaar
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنفَطَرَتۡ
Open ayah 82:1E kur të çahet qielli.
وَإِذَا ٱلۡكَوَاكِبُ ٱنتَثَرَتۡ
Open ayah 82:2Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ فُجِّرَتۡ
Open ayah 82:3Dhe kur të përzihen detet.
وَإِذَا ٱلۡقُبُورُ بُعۡثِرَتۡ
Open ayah 82:4Dhe kur të trazohen varret.
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ وَأَخَّرَتۡ
Open ayah 82:5Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ ٱلۡكَرِيمِ
Open ayah 82:6O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
ٱلَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّىٰكَ فَعَدَلَكَ
Open ayah 82:7I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
فِيٓ أَيِّ صُورَةٖ مَّا شَآءَ رَكَّبَكَ
Open ayah 82:8Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
كَلَّا بَلۡ تُكَذِّبُونَ بِٱلدِّينِ
Open ayah 82:9Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
وَإِنَّ عَلَيۡكُمۡ لَحَٰفِظِينَ
Open ayah 82:10Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
كِرَامٗا كَٰتِبِينَ
Open ayah 82:11Janë shkrues të ndershëm te Allahu.
يَعۡلَمُونَ مَا تَفۡعَلُونَ
Open ayah 82:12Ata e dinë se çka punoni.
إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٖ
Open ayah 82:13E s’ka dyshim, se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhenet).
وَإِنَّ ٱلۡفُجَّارَ لَفِي جَحِيمٖ
Open ayah 82:14Dhe se mëkatarët janë në xhehenem.
يَصۡلَوۡنَهَا يَوۡمَ ٱلدِّينِ
Open ayah 82:15Aty futen ata Ditën e Gjykimit (të cilën nuk e besonin).
وَمَا هُمۡ عَنۡهَا بِغَآئِبِينَ
Open ayah 82:16Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ
Open ayah 82:17E ç’të mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?
ثُمَّ مَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ
Open ayah 82:18Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?
يَوۡمَ لَا تَمۡلِكُ نَفۡسٞ لِّنَفۡسٖ شَيۡـٔٗاۖ وَٱلۡأَمۡرُ يَوۡمَئِذٖ لِّلَّهِ
Open ayah 82:19Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut!