التكوير
At-Takwir
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا ٱلشَّمۡسُ كُوِّرَتۡ
Open ayah 81:1Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),
وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتۡ
Open ayah 81:2dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ سُيِّرَتۡ
Open ayah 81:3dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),
وَإِذَا ٱلۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ
Open ayah 81:4dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,
وَإِذَا ٱلۡوُحُوشُ حُشِرَتۡ
Open ayah 81:5dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar),
وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ سُجِّرَتۡ
Open ayah 81:6dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar,
وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتۡ
Open ayah 81:7dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar,
وَإِذَا ٱلۡمَوۡءُۥدَةُ سُئِلَتۡ
Open ayah 81:8dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
بِأَيِّ ذَنۢبٖ قُتِلَتۡ
Open ayah 81:9për çfarë mëkati ato janë mbytur,
وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتۡ
Open ayah 81:10dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتۡ
Open ayah 81:11dhe kur qielli të jetë hequr,
وَإِذَا ٱلۡجَحِيمُ سُعِّرَتۡ
Open ayah 81:12dhe kur xhehenemi të jetë ndezur fort,
وَإِذَا ٱلۡجَنَّةُ أُزۡلِفَتۡ
Open ayah 81:13dhe kur xheneti të jetë afruar,
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ
Open ayah 81:14atëbotë njeriu do ta dijë, se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ
Open ayah 81:15Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),
ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ
Open ayah 81:16që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),
وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ
Open ayah 81:17betohem në natën kur ajo ia beh me errësirë,
وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ
Open ayah 81:18betohem në agimin kur ia shkrep,
إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ
Open ayah 81:19s’ka dyshim, se ai (Kurani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit),
ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ
Open ayah 81:20që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit,
مُّطَاعٖ ثَمَّ أَمِينٖ
Open ayah 81:21që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik!
وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجۡنُونٖ
Open ayah 81:22Nuk është i marrë shoku juaj (Muhamedi)!
وَلَقَدۡ رَءَاهُ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡمُبِينِ
Open ayah 81:23Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.
وَمَا هُوَ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ بِضَنِينٖ
Open ayah 81:24Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangut).
وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٖ
Open ayah 81:25Dhe ai (Kurani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!
فَأَيۡنَ تَذۡهَبُونَ
Open ayah 81:26Pra, ku jeni, nga po shkoni?
إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 81:27Ai (Kurani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit!
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ
Open ayah 81:28Për atë nga mesi juaj që dëshiron të gjendet në të vërtetën.
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 81:29Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron Allahu, Zoti i botëve!