عبس
Abasa
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
عَبَسَ وَتَوَلَّىٰٓ
Open ayah 80:1Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye,
أَن جَآءَهُ ٱلۡأَعۡمَىٰ
Open ayah 80:2ngase atij i erdhi i verbri.
وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ
Open ayah 80:3E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet,
أَوۡ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكۡرَىٰٓ
Open ayah 80:4apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!
أَمَّا مَنِ ٱسۡتَغۡنَىٰ
Open ayah 80:5E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ
Open ayah 80:6ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
وَمَا عَلَيۡكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ
Open ayah 80:7Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسۡعَىٰ
Open ayah 80:8Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
وَهُوَ يَخۡشَىٰ
Open ayah 80:9dhe meqë ai frikësohet,
فَأَنتَ عَنۡهُ تَلَهَّىٰ
Open ayah 80:10e ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij).
كَلَّآ إِنَّهَا تَذۡكِرَةٞ
Open ayah 80:11Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ
Open ayah 80:12Kush do të marrë mësim nga kjo (nga Kurani).
فِي صُحُفٖ مُّكَرَّمَةٖ
Open ayah 80:13Është këshillë në fletë të çmueshme,
مَّرۡفُوعَةٖ مُّطَهَّرَةِۭ
Open ayah 80:14me vlerë të lartë e të ruajtur,
بِأَيۡدِي سَفَرَةٖ
Open ayah 80:15në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes Allahut e njerëzve),
كِرَامِۭ بَرَرَةٖ
Open ayah 80:16të nderuar e të ruajtur.
قُتِلَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَآ أَكۡفَرَهُۥ
Open ayah 80:17Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
مِنۡ أَيِّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥ
Open ayah 80:18Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
مِن نُّطۡفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ
Open ayah 80:19Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
ثُمَّ ٱلسَّبِيلَ يَسَّرَهُۥ
Open ayah 80:20Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقۡبَرَهُۥ
Open ayah 80:21Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset).
ثُمَّ إِذَا شَآءَ أَنشَرَهُۥ
Open ayah 80:22Pastaj kur të dojë Ai e ringjall atë.
كَلَّا لَمَّا يَقۡضِ مَآ أَمَرَهُۥ
Open ayah 80:23Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ
Open ayah 80:24Njeriu le të shikojë ushqimin e vet.
أَنَّا صَبَبۡنَا ٱلۡمَآءَ صَبّٗا
Open ayah 80:25Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
ثُمَّ شَقَقۡنَا ٱلۡأَرۡضَ شَقّٗا
Open ayah 80:26Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
فَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا حَبّٗا
Open ayah 80:27dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra,
وَعِنَبٗا وَقَضۡبٗا
Open ayah 80:28edhe rrush e perime,
وَزَيۡتُونٗا وَنَخۡلٗا
Open ayah 80:29edhe ullinj e hurma,
وَحَدَآئِقَ غُلۡبٗا
Open ayah 80:30edhe kopshte të dendura,
وَفَٰكِهَةٗ وَأَبّٗا
Open ayah 80:31edhe pemë e kullosa,
مَّتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ
Open ayah 80:32si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلصَّآخَّةُ
Open ayah 80:33E kur të vijë Ushtima (krisma e Kijametit);
يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ
Open ayah 80:34Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ
Open ayah 80:35prej nënës dhe prej babait të vet,
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ
Open ayah 80:36prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
لِكُلِّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذٖ شَأۡنٞ يُغۡنِيهِ
Open ayah 80:37Atë ditë çdo njeriu i mjafton çështja e vet.
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ مُّسۡفِرَةٞ
Open ayah 80:38Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
ضَاحِكَةٞ مُّسۡتَبۡشِرَةٞ
Open ayah 80:39të buzëqeshura e të gëzuara.
وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ عَلَيۡهَا غَبَرَةٞ
Open ayah 80:40Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
تَرۡهَقُهَا قَتَرَةٌ
Open ayah 80:41që i ka mbuluar errësira e zezë,
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَفَرَةُ ٱلۡفَجَرَةُ
Open ayah 80:42e të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.