النازعات
An-Naazi'aat
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلنَّٰزِعَٰتِ غَرۡقٗا
Open ayah 79:1Betohem në ata (engjëj), që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)
وَٱلنَّٰشِطَٰتِ نَشۡطٗا
Open ayah 79:2Dhe në ata që marrin shpirtra me lehtësim!
وَٱلسَّٰبِحَٰتِ سَبۡحٗا
Open ayah 79:3Dhe në ata që notojnë me shpejtësi!
فَٱلسَّٰبِقَٰتِ سَبۡقٗا
Open ayah 79:4Dhe në nxitësit, të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
فَٱلۡمُدَبِّرَٰتِ أَمۡرٗا
Open ayah 79:5Dhe betohem në ata, që çdo çështje rregullojnë!
يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلرَّاجِفَةُ
Open ayah 79:6Ditën që vrullshëm bëhet dridhja,
تَتۡبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ
Open ayah 79:7që pas saj pason tjetra.
قُلُوبٞ يَوۡمَئِذٖ وَاجِفَةٌ
Open ayah 79:8Atë ditë zemrat janë të tronditura.
أَبۡصَٰرُهَا خَٰشِعَةٞ
Open ayah 79:9Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرۡدُودُونَ فِي ٱلۡحَافِرَةِ
Open ayah 79:10Ata (idhujtarët në Dunja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?”
أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا نَّخِرَةٗ
Open ayah 79:11A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?”
قَالُواْ تِلۡكَ إِذٗا كَرَّةٌ خَاسِرَةٞ
Open ayah 79:12Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”
فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ
Open ayah 79:13Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ
Open ayah 79:14Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ
Open ayah 79:15A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
إِذۡ نَادَىٰهُ رَبُّهُۥ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوًى
Open ayah 79:16Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrëzë kodrës Turi Sina).
ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ
Open ayah 79:17Shko te faraoni, se vërtet ai e ka tepruar.
فَقُلۡ هَل لَّكَ إِلَىٰٓ أَن تَزَكَّىٰ
Open ayah 79:18Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?”
وَأَهۡدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخۡشَىٰ
Open ayah 79:19Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t’ia kesh frikën Atij!
فَأَرَىٰهُ ٱلۡأٓيَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰ
Open ayah 79:20Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ
Open ayah 79:21Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
ثُمَّ أَدۡبَرَ يَسۡعَىٰ
Open ayah 79:22Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
فَحَشَرَ فَنَادَىٰ
Open ayah 79:23I tuboi (të gjithë të vetët) dhe iu mbajti fjalim.
فَقَالَ أَنَا۠ رَبُّكُمُ ٱلۡأَعۡلَىٰ
Open ayah 79:24E iu tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
فَأَخَذَهُ ٱللَّهُ نَكَالَ ٱلۡأٓخِرَةِ وَٱلۡأُولَىٰٓ
Open ayah 79:25Atëherë Allahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰٓ
Open ayah 79:26Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
ءَأَنتُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَمِ ٱلسَّمَآءُۚ بَنَىٰهَا
Open ayah 79:27A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
رَفَعَ سَمۡكَهَا فَسَوَّىٰهَا
Open ayah 79:28Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.
وَأَغۡطَشَ لَيۡلَهَا وَأَخۡرَجَ ضُحَىٰهَا
Open ayah 79:29Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.
وَٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ
Open ayah 79:30E pastaj tokën e sheshoi.
أَخۡرَجَ مِنۡهَا مَآءَهَا وَمَرۡعَىٰهَا
Open ayah 79:31Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
وَٱلۡجِبَالَ أَرۡسَىٰهَا
Open ayah 79:32Kurse kodrat ia përforcoi.
مَتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ
Open ayah 79:33Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلطَّآمَّةُ ٱلۡكُبۡرَىٰ
Open ayah 79:34E kur të vijë Vala e Madhe (Kijameti),
يَوۡمَ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا سَعَىٰ
Open ayah 79:35Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ
Open ayah 79:36E xhehenemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
فَأَمَّا مَن طَغَىٰ
Open ayah 79:37E për sa i përket atij që e ka tepruar.
وَءَاثَرَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا
Open ayah 79:38Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
فَإِنَّ ٱلۡجَحِيمَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ
Open ayah 79:39xhehenemi do të jetë vendi i tij.
وَأَمَّا مَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفۡسَ عَنِ ٱلۡهَوَىٰ
Open ayah 79:40E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
فَإِنَّ ٱلۡجَنَّةَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ
Open ayah 79:41xheneti është vendi i tij.
يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَا
Open ayah 79:42Ty të pyesin për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!”
فِيمَ أَنتَ مِن ذِكۡرَىٰهَآ
Open ayah 79:43Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkujtosh atë?
إِلَىٰ رَبِّكَ مُنتَهَىٰهَآ
Open ayah 79:44Vetëm te Zoti yt është dija për të.
إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخۡشَىٰهَا
Open ayah 79:45Ti je vetëm qortues i atij, që ia ka frikën Atij.
كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَهَا لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا عَشِيَّةً أَوۡ ضُحَىٰهَا
Open ayah 79:46Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’iu duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.