المرسلات
Al-Mursalaat
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلۡمُرۡسَلَٰتِ عُرۡفٗا
Open ayah 77:1Betohem në erërat që fryjnë një pas një (pandërprerë),
فَٱلۡعَٰصِفَٰتِ عَصۡفٗا
Open ayah 77:2që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë!
وَٱلنَّٰشِرَٰتِ نَشۡرٗا
Open ayah 77:3Betohem në engjëjt, që iu është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë,
فَٱلۡفَٰرِقَٰتِ فَرۡقٗا
Open ayah 77:4dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta)!
فَٱلۡمُلۡقِيَٰتِ ذِكۡرًا
Open ayah 77:5Dhe betohem në ata që sjellin shpallje (libra të Zotit te pejgamberët),
عُذۡرًا أَوۡ نُذۡرًا
Open ayah 77:6si arsyetim ose si vërejtje,
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٞ
Open ayah 77:7s’ka dyshim, se ajo që premtoheni ka për të ndodhur patjetër!
فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتۡ
Open ayah 77:8Kur yjet të shuhen,
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتۡ
Open ayah 77:9dhe kur qielli të hapet,
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ نُسِفَتۡ
Open ayah 77:10dhe kur kodrat të copëtohen,
وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتۡ
Open ayah 77:11dhe kur të dërguarve iu është caktuar koha për të dëshmuar.
لِأَيِّ يَوۡمٍ أُجِّلَتۡ
Open ayah 77:12E për cilën ditë atyre iu është caktuar koha?
لِيَوۡمِ ٱلۡفَصۡلِ
Open ayah 77:13Për Ditën e Gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ
Open ayah 77:14E ku e di ti se çka është Dita e Gjykimit?
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:15Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
أَلَمۡ نُهۡلِكِ ٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 77:16A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm?
ثُمَّ نُتۡبِعُهُمُ ٱلۡأٓخِرِينَ
Open ayah 77:17Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ
Open ayah 77:18Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:19Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
أَلَمۡ نَخۡلُقكُّم مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ
Open ayah 77:20A nuk iu kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
فَجَعَلۡنَٰهُ فِي قَرَارٖ مَّكِينٍ
Open ayah 77:21Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt,
إِلَىٰ قَدَرٖ مَّعۡلُومٖ
Open ayah 77:22për deri në një kohë të caktuar.
فَقَدَرۡنَا فَنِعۡمَ ٱلۡقَٰدِرُونَ
Open ayah 77:23Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:24Atë ditë është shkatërrim për ata, që nuk e njohën fuqinë tonë.
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ كِفَاتًا
Open ayah 77:25A nuk bëmë Ne tokën, që në gjirin e vet mban
أَحۡيَآءٗ وَأَمۡوَٰتٗا
Open ayah 77:26të gjallë dhe të vdekur?
وَجَعَلۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ شَٰمِخَٰتٖ وَأَسۡقَيۡنَٰكُم مَّآءٗ فُرَاتٗا
Open ayah 77:27Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë, që ua shuan etjen.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:28Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Open ayah 77:29(u thuhet) Shkoni tek ai (xhehenemi), që ju e konsideruat gënjeshtër.
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ ظِلّٖ ذِي ثَلَٰثِ شُعَبٖ
Open ayah 77:30Shkoni tek ajo hije (mjegull), që ka tre degëzime,
لَّا ظَلِيلٖ وَلَا يُغۡنِي مِنَ ٱللَّهَبِ
Open ayah 77:31që nuk bën, as hije, as nuk mbron prej flakës.
إِنَّهَا تَرۡمِي بِشَرَرٖ كَٱلۡقَصۡرِ
Open ayah 77:32Ai (xhehenemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë,
كَأَنَّهُۥ جِمَٰلَتٞ صُفۡرٞ
Open ayah 77:33e që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:34Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
هَٰذَا يَوۡمُ لَا يَنطِقُونَ
Open ayah 77:35Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
وَلَا يُؤۡذَنُ لَهُمۡ فَيَعۡتَذِرُونَ
Open ayah 77:36Atyre as nuk iu lejohet, që të arsyetohen.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:37Atë ditë mjerë ata që përgënjeshtruan!
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِۖ جَمَعۡنَٰكُمۡ وَٱلۡأَوَّلِينَ
Open ayah 77:38Kjo është Dita e Gjykimit, ju kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
فَإِن كَانَ لَكُمۡ كَيۡدٞ فَكِيدُونِ
Open ayah 77:39Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:40Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي ظِلَٰلٖ وَعُيُونٖ
Open ayah 77:41Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشۡتَهُونَ
Open ayah 77:42dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Open ayah 77:43Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Open ayah 77:44Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:45Atë ditë është mjerim për përgënjeshtruesit.
كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجۡرِمُونَ
Open ayah 77:46Ju (jobesimtarë në Dunja) hani e kënaquni për pak kohë, sepse vërtet ju jeni mizorë.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:47Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرۡكَعُواْ لَا يَرۡكَعُونَ
Open ayah 77:48Dhe kur atyre iu thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Open ayah 77:49Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.
فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ
Open ayah 77:50Pra, cilës fjalë (libër) pas këtij (Kuranit) i besojnë?