نوح

Nooh

Noah · Surah 71 · Ayahs: 28 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦٓ أَنۡ أَنذِرۡ قَوۡمَكَ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

    Open ayah 71:1

    Ne e dërguam Nuhun te populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!”

  2. قَالَ يَٰقَوۡمِ إِنِّي لَكُمۡ نَذِيرٞ مُّبِينٌ

    Open ayah 71:2

    Ai tha: “O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë.

  3. أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ

    Open ayah 71:3

    Adhurojeni Allahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.

  4. يَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَيُؤَخِّرۡكُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمًّىۚ إِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ إِذَا جَآءَ لَا يُؤَخَّرُۚ لَوۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

    Open ayah 71:4

    Ai ju fal juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej Allahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”.

  5. قَالَ رَبِّ إِنِّي دَعَوۡتُ قَوۡمِي لَيۡلٗا وَنَهَارٗا

    Open ayah 71:5

    Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën,

  6. فَلَمۡ يَزِدۡهُمۡ دُعَآءِيٓ إِلَّا فِرَارٗا

    Open ayah 71:6

    por thirrja ime vetëm ua shtoi largimin.

  7. وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوۡتُهُمۡ لِتَغۡفِرَ لَهُمۡ جَعَلُوٓاْ أَصَٰبِعَهُمۡ فِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَٱسۡتَغۡشَوۡاْ ثِيَابَهُمۡ وَأَصَرُّواْ وَٱسۡتَكۡبَرُواْ ٱسۡتِكۡبَارٗا

    Open ayah 71:7

    Dhe sa herë që unë i thirrja ata për t’ua falur Ti atyre mëkatet, ata i vinin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.

  8. ثُمَّ إِنِّي دَعَوۡتُهُمۡ جِهَارٗا

    Open ayah 71:8

    Pastaj unë i kam thirrur ata haptazi.

  9. ثُمَّ إِنِّيٓ أَعۡلَنتُ لَهُمۡ وَأَسۡرَرۡتُ لَهُمۡ إِسۡرَارٗا

    Open ayah 71:9

    Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi”.

  10. فَقُلۡتُ ٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ إِنَّهُۥ كَانَ غَفَّارٗا 

    Open ayah 71:10

    Unë iu thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet është Shumëfalës;

  11. يُرۡسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيۡكُم مِّدۡرَارٗا

    Open ayah 71:11

    që Ai t’ju lëshojë nga qielli shi me bollëk,

  12. وَيُمۡدِدۡكُم بِأَمۡوَٰلٖ وَبَنِينَ وَيَجۡعَل لَّكُمۡ جَنَّٰتٖ وَيَجۡعَل لَّكُمۡ أَنۡهَٰرٗا

    Open ayah 71:12

    e t’ju shumojë pasurinë dhe fëmijët, t’ju bëjë të keni kopshte dhe t’ju japë lumenj.

  13. مَّا لَكُمۡ لَا تَرۡجُونَ لِلَّهِ وَقَارٗا

    Open ayah 71:13

    Ç’është me ju që Allahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton,

  14. وَقَدۡ خَلَقَكُمۡ أَطۡوَارًا

    Open ayah 71:14

    kur Ai ju krijoi në disa etapa?

  15. أَلَمۡ تَرَوۡاْ كَيۡفَ خَلَقَ ٱللَّهُ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖ طِبَاقٗا

    Open ayah 71:15

    A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).

  16. وَجَعَلَ ٱلۡقَمَرَ فِيهِنَّ نُورٗا وَجَعَلَ ٱلشَّمۡسَ سِرَاجٗا

    Open ayah 71:16

    Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.

  17. وَٱللَّهُ أَنۢبَتَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ نَبَاتٗا

    Open ayah 71:17

    Dhe Allahu ju shpiku juve prej tokës si bimë.

  18. ثُمَّ يُعِيدُكُمۡ فِيهَا وَيُخۡرِجُكُمۡ إِخۡرَاجٗا

    Open ayah 71:18

    Pastaj ju kthen në të, pa dyshim ju nxjerr sërish.

  19. وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ بِسَاطٗا

    Open ayah 71:19

    Allahu juve ua bëri tokën të sheshtë,

  20. لِّتَسۡلُكُواْ مِنۡهَا سُبُلٗا فِجَاجٗا 

    Open ayah 71:20

    që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”.

  21. قَالَ نُوحٞ رَّبِّ إِنَّهُمۡ عَصَوۡنِي وَٱتَّبَعُواْ مَن لَّمۡ يَزِدۡهُ مَالُهُۥ وَوَلَدُهُۥٓ إِلَّا خَسَارٗا

    Open ayah 71:21

    Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.

  22. وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا كُبَّارٗا

    Open ayah 71:22

    Dhe ata (pasanikët) iu kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”.

  23. وَقَالُواْ لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمۡ وَلَا تَذَرُنَّ وَدّٗا وَلَا سُوَاعٗا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسۡرٗا

    Open ayah 71:23

    Dhe iu thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.

  24. وَقَدۡ أَضَلُّواْ كَثِيرٗاۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا ضَلَٰلٗا

    Open ayah 71:24

    Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos iu jep tjetër, por vetëm humbje.

  25. مِّمَّا خَطِيٓـَٰٔتِهِمۡ أُغۡرِقُواْ فَأُدۡخِلُواْ نَارٗا فَلَمۡ يَجِدُواْ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَنصَارٗا

    Open ayah 71:25

    Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç Allahut, nuk gjetën ndihmëtarë.

  26. وَقَالَ نُوحٞ رَّبِّ لَا تَذَرۡ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ دَيَّارًا

    Open ayah 71:26

    E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!

  27. إِنَّكَ إِن تَذَرۡهُمۡ يُضِلُّواْ عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوٓاْ إِلَّا فَاجِرٗا كَفَّارٗا

    Open ayah 71:27

    Sepse nëse Ti i lë ata, robërit e Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.

  28. رَّبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيۡتِيَ مُؤۡمِنٗا وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا تَبَارَۢا

    Open ayah 71:28

    Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos iu shto tjetër, vetëm se dëshpërim".