النبإ
An-Naba
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ
Open ayah 78:1Për çfarë e pyesin ata njëri-tjetrin?
عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلۡعَظِيمِ
Open ayah 78:2Për Lajmin e madh,
ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ مُخۡتَلِفُونَ
Open ayah 78:3rreth të cilit ata kanë kundërshtime.
كَلَّا سَيَعۡلَمُونَ
Open ayah 78:4Ani, shpejt do ta marrin vesh!
ثُمَّ كَلَّا سَيَعۡلَمُونَ
Open ayah 78:5Sigurisht që shpejt do ta marrin vesh!
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدٗا
Open ayah 78:6A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat
وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادٗا
Open ayah 78:7e malet si shtylla?!
وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجٗا
Open ayah 78:8Ne ju kemi krijuar në çifte
وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتٗا
Open ayah 78:9dhe gjumin jua kemi bërë për prehje.
وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا
Open ayah 78:10Natën jua kemi bërë mbulesë,
وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشٗا
Open ayah 78:11ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar.
وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعٗا شِدَادٗا
Open ayah 78:12Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë
وَجَعَلۡنَا سِرَاجٗا وَهَّاجٗا
Open ayah 78:13dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!
وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءٗ ثَجَّاجٗا
Open ayah 78:14Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme
لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبّٗا وَنَبَاتٗا
Open ayah 78:15për rritjen e drithërave, bimëve
وَجَنَّٰتٍ أَلۡفَافًا
Open ayah 78:16dhe të kopshteve të dendura.
إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ كَانَ مِيقَٰتٗا
Open ayah 78:17Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare është caktuar.
يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَتَأۡتُونَ أَفۡوَاجٗا
Open ayah 78:18Atë Ditë do të fryhet në Sur dhe ju do të vini grupe-grupe.
وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ أَبۡوَٰبٗا
Open ayah 78:19Dyert e qiellit do të hapen
وَسُيِّرَتِ ٱلۡجِبَالُ فَكَانَتۡ سَرَابًا
Open ayah 78:20dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh.
إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتۡ مِرۡصَادٗا
Open ayah 78:21Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi,
لِّلطَّٰغِينَ مَـَٔابٗا
Open ayah 78:22vendbanim i caktuar për keqbërësit,
لَّٰبِثِينَ فِيهَآ أَحۡقَابٗا
Open ayah 78:23që aty të mbeten përgjithmonë.
لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرۡدٗا وَلَا شَرَابًا
Open ayah 78:24Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije,
إِلَّا حَمِيمٗا وَغَسَّاقٗا
Open ayah 78:25përpos ujit të valuar dhe qelbësirave,
جَزَآءٗ وِفَاقًا
Open ayah 78:26si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).
إِنَّهُمۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ حِسَابٗا
Open ayah 78:27Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari
وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابٗا
Open ayah 78:28dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi.
وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ كِتَٰبٗا
Open ayah 78:29Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër.
فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا
Open ayah 78:30Prandaj do t’u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t’ju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!”
إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا
Open ayah 78:31Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti):
حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبٗا
Open ayah 78:32kopshte dhe vreshta,
وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابٗا
Open ayah 78:33vajza të reja, të së njëjtës moshë,
وَكَأۡسٗا دِهَاقٗا
Open ayah 78:34dhe kupa të plota.
لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا كِذَّٰبٗا
Open ayah 78:35Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gënjeshtra.
جَزَآءٗ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابٗا
Open ayah 78:36Kështu është shpërblimi nga Zoti yt - dhuratë sipas meritës
رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابٗا
Open ayah 78:37Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk do të mund t’i flasë (nga frika).
يَوۡمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ صَفّٗاۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَقَالَ صَوَابٗا
Open ayah 78:38Në ditën, kur Shpirti (Xhebraili) dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, nuk do të flasë askush, përveç atij që do t’i japë leje i Gjithëmëshirshmi e që do të thotë të vërtetën.
ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا
Open ayah 78:39Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë).
إِنَّآ أَنذَرۡنَٰكُمۡ عَذَابٗا قَرِيبٗا يَوۡمَ يَنظُرُ ٱلۡمَرۡءُ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلۡكَافِرُ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ تُرَٰبَۢا
Open ayah 78:40Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se ç’kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!”