الفجر

Al-Fajr

The Dawn · Surah 89 · Ayahs: 30 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلۡفَجۡرِ

    Open ayah 89:1

    Pasha agimin!

  2. وَلَيَالٍ عَشۡرٖ

    Open ayah 89:2

    Pasha dhjetë netët!

  3. وَٱلشَّفۡعِ وَٱلۡوَتۡرِ

    Open ayah 89:3

    Pasha çiftin dhe pasha tekun!

  4. وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَسۡرِ

    Open ayah 89:4

    Pasha natën që shkon!

  5. هَلۡ فِي ذَٰلِكَ قَسَمٞ لِّذِي حِجۡرٍ

    Open ayah 89:5

    A janë këto betime për të mençurin?

  6. أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ

    Open ayah 89:6

    A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?

  7. إِرَمَ ذَاتِ ٱلۡعِمَادِ

    Open ayah 89:7

    Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?

  8. ٱلَّتِي لَمۡ يُخۡلَقۡ مِثۡلُهَا فِي ٱلۡبِلَٰدِ

    Open ayah 89:8

    Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!

  9. وَثَمُودَ ٱلَّذِينَ جَابُواْ ٱلصَّخۡرَ بِٱلۡوَادِ

    Open ayah 89:9

    Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),

  10. وَفِرۡعَوۡنَ ذِي ٱلۡأَوۡتَادِ 

    Open ayah 89:10

    Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!

  11. ٱلَّذِينَ طَغَوۡاْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ

    Open ayah 89:11

    Të cilët e tepruan me krime në tokë.

  12. فَأَكۡثَرُواْ فِيهَا ٱلۡفَسَادَ

    Open ayah 89:12

    Dhe në të shtuan shkatërrimin.

  13. فَصَبَّ عَلَيۡهِمۡ رَبُّكَ سَوۡطَ عَذَابٍ

    Open ayah 89:13

    e Allahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh,

  14. إِنَّ رَبَّكَ لَبِٱلۡمِرۡصَادِ

    Open ayah 89:14

    pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).

  15. فَأَمَّا ٱلۡإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَكۡرَمَنِ

    Open ayah 89:15

    E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”

  16. وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيۡهِ رِزۡقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَهَٰنَنِ

    Open ayah 89:16

    Por kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”

  17. كَلَّاۖ بَل لَّا تُكۡرِمُونَ ٱلۡيَتِيمَ

    Open ayah 89:17

    Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillni bonjakun,

  18. وَلَا تَحَٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ

    Open ayah 89:18

    nuk nxitni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,

  19. وَتَأۡكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكۡلٗا لَّمّٗا

    Open ayah 89:19

    dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa të drejtë),

  20. وَتُحِبُّونَ ٱلۡمَالَ حُبّٗا جَمّٗا 

    Open ayah 89:20

    dhe pasurinë e doni së tepërmi.

  21. كَلَّآۖ إِذَا دُكَّتِ ٱلۡأَرۡضُ دَكّٗا دَكّٗا

    Open ayah 89:21

    Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!

  22. وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلۡمَلَكُ صَفّٗا صَفّٗا

    Open ayah 89:22

    Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!

  23. وَجِاْيٓءَ يَوۡمَئِذِۭ بِجَهَنَّمَۚ يَوۡمَئِذٖ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكۡرَىٰ

    Open ayah 89:23

    Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?

  24. يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي قَدَّمۡتُ لِحَيَاتِي

    Open ayah 89:24

    E thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”

  25. فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُۥٓ أَحَدٞ

    Open ayah 89:25

    Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai.

  26. وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُۥٓ أَحَدٞ

    Open ayah 89:26

    Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.

  27. يَٰٓأَيَّتُهَا ٱلنَّفۡسُ ٱلۡمُطۡمَئِنَّةُ

    Open ayah 89:27

    O ti shpirt i bindur plotësisht!

  28. ٱرۡجِعِيٓ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةٗ مَّرۡضِيَّةٗ

    Open ayah 89:28

    Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!

  29. فَٱدۡخُلِي فِي عِبَٰدِي

    Open ayah 89:29

    Hyr në turmën e robërve të Mi!

  30. وَٱدۡخُلِي جَنَّتِي 

    Open ayah 89:30

    Dhe hyr në xhenetin Tim!