البلد
Al-Balad
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
Open ayah 90:1Betohem në këtë qytet!
وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
Open ayah 90:2E ti je që gjendesh në këtë qytet!
وَوَالِدٖ وَمَا وَلَدَ
Open ayah 90:3Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ
Open ayah 90:4Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدٞ
Open ayah 90:5A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالٗا لُّبَدًا
Open ayah 90:6E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”
أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ
Open ayah 90:7A mendon ai, se atë askush nuk e ka parë?
أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ
Open ayah 90:8A nuk i dhamë Ne atij dy sy,
وَلِسَانٗا وَشَفَتَيۡنِ
Open ayah 90:9edhe gjuhë e dy buzë,
وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ
Open ayah 90:10dhe i sqaruam atij për të dy rrugët?
فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ
Open ayah 90:11E ai nuk u hodh në përpjetëzën (rrugë e vështirë - qafëmalit).
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ
Open ayah 90:12E ç’gjë të mësoi ty, se ç’është Akabe (rruga e vështirë)!
فَكُّ رَقَبَةٍ
Open ayah 90:13Është lirimi i një skllavi,
أَوۡ إِطۡعَٰمٞ فِي يَوۡمٖ ذِي مَسۡغَبَةٖ
Open ayah 90:14ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
يَتِيمٗا ذَا مَقۡرَبَةٍ
Open ayah 90:15Ndonjë jetimi që është i afërt,
أَوۡ مِسۡكِينٗا ذَا مَتۡرَبَةٖ
Open ayah 90:16ose ndonjë të varfri, që e ka molisur varferia.
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ
Open ayah 90:17E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë),
أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ
Open ayah 90:18të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ
Open ayah 90:19Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të së majtës.
عَلَيۡهِمۡ نَارٞ مُّؤۡصَدَةُۢ
Open ayah 90:20Kundër tyre është zjarri i mbyllur.