الشمس
Ash-Shams
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا
Open ayah 91:1Betohem në diellin dhe dritën e tij,
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا
Open ayah 91:2betohem në hënën, kur vjen pas tij,
وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا
Open ayah 91:3betohem në ditën, kur ai (dielli) e shndrit,
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا
Open ayah 91:4betohem në natën, kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit),
وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا
Open ayah 91:5betohem në qiellin, dhe Atë që e ndërtoi atë,
وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا
Open ayah 91:6betohem në tokën, dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi),
وَنَفۡسٖ وَمَا سَوَّىٰهَا
Open ayah 91:7betohem në njeriun, dhe Atë që e krijoi atë,
فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا
Open ayah 91:8dhe ia mësoi, se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij,
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا
Open ayah 91:9vërtet, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten,
وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا
Open ayah 91:10e ka dështuar ai, që e poshtëroi veten!
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ
Open ayah 91:11Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا
Open ayah 91:12Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا
Open ayah 91:13E Pejgamberi atyre iu pat thënë: “Kini kujdes devenë e Allahut dhe ndaj pengimit të saj, që të pijë ujë".
فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا
Open ayah 91:14Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
وَلَا يَخَافُ عُقۡبَٰهَا
Open ayah 91:15duke mos iu frikësuar prapavijës së atij (ndëshkimi).