الليل
Al-Lail
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ
Open ayah 92:1Betohem në natën, që me errësirë mbulon gjithësinë,
وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ
Open ayah 92:2betohem në ditën, kur ajo shkrepëtin,
وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ
Open ayah 92:3betohem në Atë, që krijoi mashkullin e femrën,
إِنَّ سَعۡيَكُمۡ لَشَتَّىٰ
Open ayah 92:4vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë!
فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ
Open ayah 92:5E sa i përket atij, që jep dhe ruhet,
وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ
Open ayah 92:6dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡيُسۡرَىٰ
Open ayah 92:7Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسۡتَغۡنَىٰ
Open ayah 92:8E sa i përket atij, që bën koprraci dhe e ndien veten të pavarur (nga Zoti),
وَكَذَّبَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ
Open ayah 92:9dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡعُسۡرَىٰ
Open ayah 92:10Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
وَمَا يُغۡنِي عَنۡهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ
Open ayah 92:11E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
إِنَّ عَلَيۡنَا لَلۡهُدَىٰ
Open ayah 92:12Detyra jonë është vetëm të udhëzojmë.
وَإِنَّ لَنَا لَلۡأٓخِرَةَ وَٱلۡأُولَىٰ
Open ayah 92:13Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
فَأَنذَرۡتُكُمۡ نَارٗا تَلَظَّىٰ
Open ayah 92:14Unë iu kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort,
لَا يَصۡلَىٰهَآ إِلَّا ٱلۡأَشۡقَى
Open ayah 92:15që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri,
ٱلَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
Open ayah 92:16i cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.
وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلۡأَتۡقَى
Open ayah 92:17Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij,
ٱلَّذِي يُؤۡتِي مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ
Open ayah 92:18ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعۡمَةٖ تُجۡزَىٰٓ
Open ayah 92:19e jo për ta shpërblyer ndokush, që i ka bërë mirë më parë,
إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِ ٱلۡأَعۡلَىٰ
Open ayah 92:20por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.
وَلَسَوۡفَ يَرۡضَىٰ
Open ayah 92:21Gjithsesi ai do ta gëzojë atë kënaqësi!