الغاشية

Al-Ghaashiya

The Overwhelming · Surah 88 · Ayahs: 26 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡغَٰشِيَةِ

    Open ayah 88:1

    A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (Kijameti).

  2. وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ خَٰشِعَةٌ

    Open ayah 88:2

    Atë ditë sheh fytyra të përulura,

  3. عَامِلَةٞ نَّاصِبَةٞ

    Open ayah 88:3

    të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).

  4. تَصۡلَىٰ نَارًا حَامِيَةٗ

    Open ayah 88:4

    Ato hyjnë në zjarrin e ndezur fort,

  5. تُسۡقَىٰ مِنۡ عَيۡنٍ ءَانِيَةٖ

    Open ayah 88:5

    u jepet të pijnë prej një kroi të valë.

  6. لَّيۡسَ لَهُمۡ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٖ

    Open ayah 88:6

    Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese,

  7. لَّا يُسۡمِنُ وَلَا يُغۡنِي مِن جُوعٖ

    Open ayah 88:7

    Që as nuk jep fuqi, as nuk largon

  8. وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاعِمَةٞ

    Open ayah 88:8

    Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,

  9. لِّسَعۡيِهَا رَاضِيَةٞ

    Open ayah 88:9

    të kënaqura për veprimet e veta,

  10. فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ 

    Open ayah 88:10

    në xhenet të shkallës së lartë,

  11. لَّا تَسۡمَعُ فِيهَا لَٰغِيَةٗ

    Open ayah 88:11

    aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,

  12. فِيهَا عَيۡنٞ جَارِيَةٞ

    Open ayah 88:12

    aty ka kroje që rrjedhin,

  13. فِيهَا سُرُرٞ مَّرۡفُوعَةٞ

    Open ayah 88:13

    aty kanë shtretër të lartë

  14. وَأَكۡوَابٞ مَّوۡضُوعَةٞ

    Open ayah 88:14

    dhe gastare të vëna pranë,

  15. وَنَمَارِقُ مَصۡفُوفَةٞ

    Open ayah 88:15

    edhe jastëkë të renduar për mbështetje,

  16. وَزَرَابِيُّ مَبۡثُوثَةٌ

    Open ayah 88:16

    edhe qilima të shtruar.

  17. أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلۡإِبِلِ كَيۡفَ خُلِقَتۡ

    Open ayah 88:17

    A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar?

  18. وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ رُفِعَتۡ

    Open ayah 88:18

    Edhe qiellin se si është ngritur lart!

  19. وَإِلَى ٱلۡجِبَالِ كَيۡفَ نُصِبَتۡ

    Open ayah 88:19

    Edhe kodrat se si janë vendosur!

  20. وَإِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَيۡفَ سُطِحَتۡ 

    Open ayah 88:20

    Edhe tokën se si është shtruar!

  21. فَذَكِّرۡ إِنَّمَآ أَنتَ مُذَكِّرٞ

    Open ayah 88:21

    E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues.

  22. لَّسۡتَ عَلَيۡهِم بِمُصَيۡطِرٍ

    Open ayah 88:22

    Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!

  23. إِلَّا مَن تَوَلَّىٰ وَكَفَرَ

    Open ayah 88:23

    Përveç atij që zmbrapset e nuk beson,

  24. فَيُعَذِّبُهُ ٱللَّهُ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَكۡبَرَ

    Open ayah 88:24

    Allahu atë me vuajtje të mëdha e dënon.

  25. إِنَّ إِلَيۡنَآ إِيَابَهُمۡ

    Open ayah 88:25

    Vetëm te Ne kthimin e kanë.

  26. ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا حِسَابَهُم

    Open ayah 88:26

    Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.