الأعلى
Al-A'laa
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
سَبِّحِ ٱسۡمَ رَبِّكَ ٱلۡأَعۡلَى
Open ayah 87:1Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të Lartësuarin!
ٱلَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ
Open ayah 87:2i cili krijoi dhe përsosi,
وَٱلَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ
Open ayah 87:3dhe i cili përcaktoi e orientoi,
وَٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلۡمَرۡعَىٰ
Open ayah 87:4dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës,
فَجَعَلَهُۥ غُثَآءً أَحۡوَىٰ
Open ayah 87:5e pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
سَنُقۡرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ
Open ayah 87:6Ne do ta lexojmë ty e nuk do ta harrosh (Kuranin),
إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ وَمَا يَخۡفَىٰ
Open ayah 87:7përveç asaj që Allahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
وَنُيَسِّرُكَ لِلۡيُسۡرَىٰ
Open ayah 87:8Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
فَذَكِّرۡ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكۡرَىٰ
Open ayah 87:9E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
سَيَذَّكَّرُ مَن يَخۡشَىٰ
Open ayah 87:10Do të këshillohet ai që ka frikë.
وَيَتَجَنَّبُهَا ٱلۡأَشۡقَى
Open ayah 87:11E do t’i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
ٱلَّذِي يَصۡلَى ٱلنَّارَ ٱلۡكُبۡرَىٰ
Open ayah 87:12i cili do të hyjë në zjarrin e madh,
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ
Open ayah 87:13dhe aty, as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن تَزَكَّىٰ
Open ayah 87:14Ka shpëtuar ai që është pastruar,
وَذَكَرَ ٱسۡمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ
Open ayah 87:15që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
بَلۡ تُؤۡثِرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا
Open ayah 87:16Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ
Open ayah 87:17e dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
إِنَّ هَٰذَا لَفِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ
Open ayah 87:18Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
صُحُفِ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ
Open ayah 87:19Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.